From Wikipedia, the free encyclopedia
Charles Leclerc (Frëngjisht: [ʃaʁl ləklɛʁ]; lindur më 16 tetor 1997) është një pilot garash monegask, i cilia ktualisht garon në Formula Një për Scuderia Ferrari. Leclerc fitoi kampionatin GP3 Series në vitin 2016 dhe Kampionatin FIA Formula 2 në vitin 2017.[1][2]
Charles Leclerc 2021 | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Monegask |
---|---|
Ekipi aktual | Scuderia Ferrari |
Numri i makinës | 16 |
Pjesmarrje | 41 |
Kampionate | |
Fitore | 2 |
Podiume | 9 |
Pikët gjithsej | 0 |
Pol pozita | 7 |
Xhiro të shpejta | 4 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Australisë 2018 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Belgjikës 2019 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh i Italisë 2019 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Abu Dhabi 2021 |
Sezoni i fundit | 6ti |
Leclerc debutoi në Formula Një në sezonin 2018 për Sauber,[3] një ekip i lidhur me Ferrarin, me të cilin ai ishte pjesë e akademisë së saj. Sauber e kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e fundit, por Leclerc solli një erë ndryshimesh për të përmirësuar rezultatin e vendit të fundit në renditjen e konstruktorëve në një vend të tetë, duke qënë edhe piloti i Sauber me më shumë pikë.[4] Leclerc më pas firmosi një kontratë me Ferrarin për sezonin 2019 ku ai është shok skuadre me gjermanin Sebastian Vettel. Në Çmimin e madh të Bahrenit 2019, Leclerc u bë piloti i dytë më i ri në histori që fiton pol position.Ai jeton në Monte Karlo.Ka 2 vëllezër.Babai i tij ka qënë pilot i Formula 3 por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në 2017 nga një sëmundje.Charles Leclerc flet anglisht,italisht dhe frengjisht.
Në vitin 2016, Leclerc u bë pjesë e Akademisë së Ferrarit dhe luajti rolin e pilotit testues të Scuderisë Ferrari dhe Haas F1 Team.[5]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.