Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një zonë bregdetareQarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin vivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatrat Borsh, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën.[1] Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishullin e Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer's si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012.[2]

Thumb
Riviera shqiptare në dimër
Thumb
Riviera parë nga Qafa e Llogarasë në verë

Në vitin 2009, rajoni mori vëmendje ndërkombëtare pas rikonstruktimit të rrugës bregdetare SH8, ndalimit në Dhërmi të turit të DJ Tiesto[3], filmimit të një episodi befasues me ndjekje me makina në rrugët gjarpëruese bregdetare nga Top Gear[4][5], si dhe festimit të ditëlindjeve të Bon Xhovit dhe Roger Taylor-it.[6]

Zona është një destinacion i rëndësishëm i jetës së natës, ekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave mesdhetare, kalave të lashta dhe kishave ortodokse. Në fakt, peizazhi alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshme, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek plantacionet me portokaj dhe limona.

Në vitin 48 p.e.s. Çezari në ndjekje të Pompeit shkeli këtu dhe urdhëroi legjionin të pushojë në Palasë. Më pas ai vazhdoi përgjatë Qafës së Llogarasë deri në një vend që më vonë u quajt Qafa e Çezarit. Si pjesë e masterplanit rajonal,[7] Banka Botërore dhe institucione të tjera po financojnë projekte të infrastrukturës lokale[8][9] duke përfshirë edhe rikonstruktimin e çative dhe fasadave të shtëpive karakteristike me pamje nga Riviera. [10][11]

Fshatrat përbërëse

Thumb
Harta topografike e rivierës shqiptare

Riviera përfshin plazhet e vendbanimeve në vijim:

Turizmi

Në vitet 2000, rajoni filloi pak e nga pak të tërheqë turistë. U krijuan hotele të ndryshme, apartamente dhe restorante. [nevojitet citimi]. Rruga bregdetare u zgjeruar tërësisht në vjesht të vitit 2008, me përjashtim të disa segmenteve midis Himarës dhe Dhërmiut si dhe Borshit dhe Lukovës. Rruga Shtetërore 8 është e sapondërtuar dhe në gjendje të mirë.

Shumica e turistëve janë shiptarë etnikë nga qendrat kryesore të vendit dhe emigrantë. Që prej vitit 2008, kanë preferuar t'i kalojnë këtu pushimet edhe maqedonasit. Me përjashtim të Dhërmiut dhe Himarës gjithë zona tjetër është pothuajse e paprekur nga ndërtimet e hoteleve dhe restoranteve. Operatoru turistik francez Club Méditerranée planifikoi të ndërtojë një kompleks turistik në Shën Vasil. Puna për ndërtimin e kompleksit filloi në vitin 2009, por plani u anulua për shkak të pretendimeve të banorëve për pronësinë e truallit. Që atëherë Club Méditerranée u tërhoq prej Shqipërisë. [12]

Vende turistike

Akomodimi më së shumti bëhet në shtëpi bujtina ose edhe në komplekset me "shtëpiza" druri. Ka disa zona kampingu, plazhe dhe resorte ndërsa pjesa tjetër e bregdetit është pothuajse e paprekur. Disa nga pronarët e këtyre objekteve organizojnë ture turistike përgjatë bregdetit dhe zonave përreth si pjesë e paketës së akomodimit. Kjo përfshin vizitë në vendet me rëndësi historiko-kulturore, lundrim, hedhje me parashutë, shëtitje më këmbë, lundrim me kajak si dhe zhytje nënujore. Më poshtë janë disa atraksione historike dhe natyrore:

Parqe kombëtare

Galeria

Literatura

  • Jano Koçi: Himara (Arkeologji – Histori – Kulturë – Himara sot). Shtëpia botuese Gent-Grafik, Tirana 2006, ISBN 99927-810-5-X

Shiko gjithashtu

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.