From Wikipedia, the free encyclopedia
Turizmi shqiptar po njeh një rritje të qendrueshme cilësore. Turizmi shpesh përkufizohet si një udhëtim me qëllim çlodhjen, për të kaluar kohën e lirë apo për qëllime biznesi. Turizmi përfshin veprimtaritë e personave që udhëtojnë apo qëndrojnë në vende të ndryshme. Turizmi është një fenonem i përbërë dhe i lidhur me veprimtari të kënaqësisë. Ai përfaqëson përdorimin në mënyrë të veçantë të kohës së lirë.[1] [2] [3] [4] [5]
Faqja në internet | Faqja Zyrtare |
---|
Disa nga format më të përhapura të turizmit në Shqipëri janë turizmi bregdetar, kulturor, historik, shëndetësor dhe dentar, speleologjik, i gjuetisë, malor, i aventurës (ngjitjet e lira në mal, lundrimi në kanione ose lumenj), i fluturimit në natyrë (paragliding, deltaplan, etj.), kulinar, agroturizmi, etj.
Forma të ndryshme të turizmit që mund të zhvillohen janë ekoturizmi, turizmi industrial, turizmi artizan, turizmi rural, turizmi nautik (zhytje nënujore), turizmi fetar, etj.
Konsiderohet turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë, Ksamil është më shumë i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaj.
Turistët e huaj preferojnë kryesisht turizmin kuluturor, ndërkohë që në vitet e fundit po rritet interesi edhe tek ata vendas. Parku më i vizituar mbetet Butrinti.
Në veri është hapur "Projekti i 40 haneve" me mbështetjen financiare të projektit të GIZ-it. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje, por vetë banorët kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatorëve si ajo që është dhënë në veri të vendit. Atraktiviteti dhe klima e favorizojnë shumë këtë strukturë, por nevojitet nga institucionet përkatëse të bëjnë shumë.
Në momente të vështira klimaterike psh. reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e Turizmit të Bardhë ose Malor, sepse bëhen aktivitete si: ski, patinazh etj. Sërisht, me mbështetjen e GIZ-it janë shenjuar dhe standardizuar disa nga shtigjet e ecjes së këmbësorëve, dhe janë lidhur në një rrjet edhe disa nga bujtinat në fshatrat Kuç, Piluri, Fterra, etj.
Butrinti: me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.
Durrësi: sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
Kruja: Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.
Në Shqiperi ka disa llixha, si p.sh. në Dibër dhe në Elbasan. Pjesë e turizmit shëndetesor janë edhe udhëtimet drejt Shqipërisë për të bërë operacione plastike dhe estetike në klinika private.
Është pak më i përhapur në zonën e Peshkopisë apo në rastet e llixhave në Elbasan dhe në Fushë-Krujë.
Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje. Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28 për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt, rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro. Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet.
Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjeke një model ndryshe të zhvillimit të turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e industrisë turistike. Këshilla vlen në kuadër të sipërmarrjes së fundit për zhvillimin e turizmit në zonën e jugut, e prezantuar pak dite më parë, e cila pritet të jetë e para që do të marre edhe konsensusin e komunitetit.
Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë në zonat turistike ka shumë pak shanse për t’u ofruar investitore serioze e për rrjedhoje për të ofruar në një të ardhme shërbime konkurruese me vendet e tjera të rajonit. “Kakomeja” është tashme një precedent për apel te të gjitha grupeve të interesit, që të gjejnë zgjidhje emergjente për zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.
Shqipëria ka qenë e vizituar nga të huajt që në shekulin e 19-të si psh. Edit Durham, Evlia Çelebiu
Në vitin 1914 fill pas 2 vjetësh nga shpallja e pavarësisë, Shqipëria vizitohet nga princ Vidi . Ai mbërrin në qytetin e Durrësit , i cili ishte kryeqyteti I vëndit në atë kohë dhe gjatë vizitës një operator austriak realizoi pamjet e para filmike duke vënë në dukje mënyrën e jetesës , pamjen e qytetit dhe kulturën vëndase. Këto pamje rezultojnë si pamjet e para filmike me qëllim turistik në Shqipëri. Në fund të viteve 20 , Insituti “ Luce “ ofroi pamje të Shqipërisë bardh e zi , duke e titulluar këtë minifilm : “ Panorami Pittoreschi “. Filmimet e realizuara tregojnë Shqipërinë primitive dhe modern të asaj kohe , duke vënë në dukje : veshjet tradicionale , punimet artizanale , tregtinë dhe peshkimin . Qytetet e vizituara fillimisht ishin qyteti i Durrësit dhe Krujës . Vizitorët zbarkonin ne qytetin bregdetar dhe pas vizitës në këtë qytet ata merrnin rrugën drejt qytetit të Krujës . Ajo ç’ka u bënte më shumë përshtypje ishte historia e vëndit dhe rrugëtimin historik që ne kemi që në periudhën e Bizantit . Ndertesat e vjetra arkiologjike të cilat dëshmonin ç’do periudhë ne Shqipëri. Gjithashtu u tërhiqte vëmëndje edhe vëndi ku kishte mbretëruar heroi ynë kombëtar “ Gjergj Kastiot Skënderbeu “ . Kalatë madhështore të rezituara prej kohësh dhe burrat të cilët kryenin punët e tyre në pragun e derës. Ajo që u bënte më shumë përshtypje ishte roli I gruas . Gruaja pothuajse bënte të gjitha punët . Një nga turistët e famshëm të asaj kohe ishte edhe shkrimtari francez : Romeo Rolan I cili vizitoi Durrësin dhe Krujën brënda një dite. Kruja ishte destinacioni kryesor turistik për shkakë të historisë dhe karakteristikave mesjetare , turko-bizantine. Gjithashtu për arsyen se konsiderohej si ; “djepi I pavarësisë “ e lidhur forte me mitin e heroit kombëtar. Pas Krujës , filloi zbulimi I një destinacioni të ri ,ai i Butrintit . Një qytet i lashtë ku Enea e Trojës e zbuloi krejt rastësishtë në rrugën e tij drejtë Romës. Butrinti do kthehej kështu në destinacionin shumë te famshëm në Shqipëri , e cila vazhdon edhe sot të konsiderohet I tillë. Në vitet 30 , papritur Shqipëria u kthye në edhe si një nga destinacionet turistike, ku përgjithsishtë agjensitë italiane sillnin turistë një ditorë dhe vazhdonin lundrimin e tyre me vapor drejtë Korfuzit. Mund t’a krahasojmë këtë lloj udhëtimi , si një nga udhetimet me kroçerë të asaj kohe . Arkiologët Italian nxjerrin në pahë Butrintin me anë të gërmimeve të tyre arkiologjike ne vitin 1928 . Nga këto gërmime u zbuluan gjurmë interesante nga perandoria romake në vëndin e ilirëve , paraardhës të shqiptarëve. Ato ç’ka binin më shumë në sy ishin dyshemeja shumëngjyrshe e shek – V pas Krishtit dhe amfiteatri i shek – III p.k . Sheshi i skenës që I përket epokës greke dhe sfondi I para skenës I epokës së perandorisë romake. Gjithashtu në themele u gjetën edhe statuja mjaft të bukura . Në vitin 1937 , Ministri i financave të Italisë mbërriti në Durrës, për të asistuar në 25-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Mbreti Zog organizoi një ceremoni me rastin e festës së pavarsisë. Pas asistim të tij , ministri i financave të Italisë gjithashtu shkoi të vizitonte edhe Butrintin e famshëm . Në këtë visit , ai do shikonte nga afer zbulimin e kësaj mrekullie antike. Shqipëria në fillesat e saj në turizëm , nuk pranonte turistë të huaj përveç turistëve Lindor ( bllokut komunistë të asaj kohe ). Anije me turistë gjermano-lindorë zbarkonin në portin e Durrësit për t’u njohur me Shqipërinë dhe kulturën vëndase. Hoteli I ri në qytetin e Durrësit i quajtur “Hotel Adriatik” ishte qëndra e pushimit për këta turistë të huaj. Qëndër tjetër pushimi bregdetar u bë edhe plazhi ii Dhërmiut i lagur nga deti Jon . Shqipëria si një nga vëndet më të vogla në Europë ofronte për turistët panorama të veçantë prej struktures së saj gjeografike dhe me një klimë tepër të favorshme . Në vitet 50 , televizioni shqipëtar realizoi një dokumentar ku tregonte llojet e turizmit në Shqipëri për turistët e huaj. Pamjet e realizuara vinin theksin mbi turizmin malor,bregdetar,kulturor dhe arkeologjik. Plazhi i Durrësit mbetej ende destinacioni më i preferuar i vizitorëve të asaj kohe. Gjithashtu do të shohim edhe fillesat e turizmit të brëndshëm në vend. i cili më pare nuk njihej në Shqipëri . Puntorëve u jepej mundësia të kalonin një ditë pushimi në bregdet. Më pas , destinacion tjetër turistik i preferuar u bë edhe qyteti i Pogradecit , ndryshe nga qytetet e tjera të frekuentuar , ky qytet ofronte plazh në liqenin e Ohrit.
Fillim viteve 'deri në fund të viteve '60 Shqipëria përjetoi fluks turistik. Por pas prishjes së marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik , Shqipëria humbi turistët perëndimor dhe lindor. Pas kësaj situate mbeti vetëm turizmi I brëndshëm , ku më pas do mbërrinin edhe turistët kinezë. Kjo për arsye se Shqipëria me Kinën ishin aleatët kryesor në Europë me lidhje shumë të forte me njeri-tjetrin.
Për turistët vëndas u krijuan kabina dhe tualete ne zonën e plazhit ,të cilat ishin të konfiskuara nga ata që konsideroheshin si përfaqësues të drejtimit të vjetër. Vendasit nuk kishin të drejtë të akomodoheshin ne hotel pasi, hotel Adriatik ishte ndertuar për të pranuar vetëm turistë te huaj.
Disa nga hotelet e para të ndërtuara në Shqipëri ishin: Hotel Butrinti, Hotel Kruja, Hotel Apolloni, Hotel Durrësi. Këto katër hotele të ndertuara ishin përballë Hotel Adriatik I cili ishte kompleks turistik vetëm për të huaj , ndryshe nga hotelet pasardhese .
Gjithashtu u krijuan mundësitë edhe për pushimet e fëmijëve. Atyre te cilëve u ofroheshin pushime 15 ditore në bregdetë pa praninë e prindërve të tyre. Përzgjidheshin fëmijë të dalluar ose fëmijë të punojësve të përzgjedhur për të kaluar pushimet e tyre në “Kampin e Pionerëve – Qemal Stafa “. Në këtë kamp fëmijëve u ofroheshin kënde lojrash , program argëtimi , menzë , ushtrime fizike , ushqim si edhe libra e revista. Në këtë periudhë , gjithashtu u ndërtua edhe anija e pare turistike ne qytetin e Durrësit . Kjo anije ofronte për turistët një lundrim fare të shkurtër ne bregdetin e qytetit e cila kushtonte 10 lekë të vjetra për person. E quajtur fillimisht “ Puntori “ ,kjo anije ofronte 120 vënde për turistët. 1.3.1 Kriteret që duhej të plotësonin turistët e huaj në Shqipëri në periudhën e komunizmit Në vitet 1983-1984 për here të parë u u realizua një promovim i mirëfilltë i turizmit në Shqipëri me pamje filmike me ngjyra të vëndeve të ndryshme të shoqëruar me komente përkatëse dhe duke shpjeguar copëza historie për secilën destinacion. Përveç vëndeve ato pamje tregonin edhe për hotelet , restorantet , dyqanet , muzetë , punishte dhe fabrika që mund të gjeje në Shqipëri. Ky promocion i plotë turistik shqipëtar u realizua nga “Kinostudio e Re “ . Në këtë mënyrë turistët mund të kishin një informacion më të detajuar rreth Shqipërisë .
Në vitet 80-90 turistëve të huaj që mbërrinin në Shqipëri nuk u lejohej të filmonin apo fotografonin. Aparatet fotografike u konfiskoheshin në momentin e mbërritjen në aeroporti e Rinasit dhe iu ktheheshin kur nga Shqipëria. Meshkujt nuk lejoheshin të qëndronin në territorin shqipëtar me flokë të gjata, në te kundërt ata qetheshin në ambjentet e aeroportit. Femrat duhej të ishin me veshje të përshtatëshme për vendin dhe nuk duhej të ishin të ekspozuara.
Ndryshimi në infrastrukturë ka rritur ndjeshëm interesin për të vazhduar investimet në këtë fushë, duke sjellë një bum ndërtimesh si në bregdet ashtu dhe në pjesët e tjera të vendit. Mund të themi se Shqipëria së shpejti do të mund të përmirësojë imazhin e saj me anë të bukurive që natyra i ka falë dhe ekonominë me fitimet që industria e turizmit sjell përditë.
Shqipëria ka një potencial të madh për zhvillimin e përgjithshëm dhe atë turistik në vecanti.
Një pjesë të kësaj merite e mbajnë dhe ato media shqiptare online të cilat kontribuojnë në njohjen dhe klikimin e destinacioneve shqiptare nga lundruesit e shumtë të internetit, duke shkurtuar në këtë mënyrë të paktën artificialisht, distancën midis destinacionit në fjalë dhe turistëve.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.