From Wikipedia, the free encyclopedia
Turizmi malor është veprimtari rekreative e cila shprehet në pushimin e përkohshëm mendor dhe fizik të njeriut duke vizituar dhe qëndruar në zona dhe rajone malore. Faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në zhvillimin e turizmit malor janë bukuritë natyrore, klima e përshtatshme për shëndetin e njeriut, relievet malore, biodiversiteti, peisazhet e shumëllojshme, liqenet malore, ujërat termominerale dhe burimet interesante të ujërave natyrale.
Turizmi malor ka një potencial të lartë për të stimuluar rritjen ekonomike lokale dhe zhvillimin shoqëror për shkak të komplementaritetit të tij me format tjera turistike dhe aktivitetet tjera ekonomike, kontributit të tij në GDP dhe krijimit të vendeve të punës e po ashtu edhe në mundësitë e tij për të promovuar shpërndarjen e kërkesës turistike në kohë (lufton sezonalitetin) dhe hapsirë (ndihmon shpërndarjen turistike).
Turizmi malor është një lloj "aktiviteti turistik që zhvillohet në një hapësirë gjeografike të përcaktuar dhe të kufizuar, siç janë kodrat ose malet me karakteristika dhe atribute dalluese që janë të natyrshme për një peizazh specifik, topografi, klimë, biodiversitet (flora dhe fauna) dhe komuniteti lokal. Ai përfshin një gamë të gjerë të aktiviteteve rekreative dhe sportive gjatë kohës së lirë". [1] [2] [3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.