![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/76/Flag_of_Koritsa.svg/langsq-640px-Flag_of_Koritsa.svg.png&w=640&q=50)
Republika Autonome e Korçës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Republika Autonome Shqiptare e Korçës ishte një shtet autonom i themeluar në vitin 1916 nga forca lokale franceze, pas rënies së qytetit të Korçës nën kontrollin e tyre, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe zgjati deri në vitin 1920.
Republika Autonome Shqiptare e Korçës | |
---|---|
1916–1920 | |
![]() Shqipëria pas copëtimit në vitin 1916.[1] | |
Gjendja | Protektorat francez |
Kryeqyteti | Korçë |
Gjuhët e zakonshme | shqipja, frëngjishtja |
Qeveria | |
Lloji i qeverisjes | Qeveri lokale me 14 anëtarë |
Prefekt i Policisë[2] | |
Epoka historike | Lufta e Parë Botërore |
• Nënshkrimi i Protokollit | 10 dhjetor 1916 |
• Largimi i ushtrisë franceze | 15 qershor 1920 |
Ekonomia | |
Monedha | Frangu korçar |
Të dhëna të tjera |
Për shkak të zhvillimeve në frontin maqedonas të Luftës së Parë Botërore, qyteti i Korçës ra nën kontrollin francez (1916–20). Gjatë kësaj kohe 14 përfaqësues të Korçës dhe koloneli francez Descoins nënshkruan protokollin e shpalljes së Republikës Autonome Shqiptare të Korçës nën protektoratin ushtarak të Ushtrisë franceze dhe me Themistokli Gërmenji si prefekt i policisë.[3]
Autoritetet e reja paraqitën shqipen dhe frëngjishten si gjuhë zyrtare dhe zëvendësuan shkollat greke me shkolla shqipe, që ishin të ndaluara gjatë administrimit grek të qytetit.[4][5] Ishte dhe një shkollë frënge në Korçë, e një nga studentët e kësaj shkolle ishte Enver Hoxha,[6] i cili ishte shegert (1927—1930) dhe më pas mësimdhënës (1937—1939) në këtë shkollë.[7] Pas Luftës së Dytë Botërore, ai do të bëhet diktator i Shqipërisë komuniste deri në vdekjen e tij, në vitin 1985.[6]