Korça
qytet i vjetër i Shqipërisë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Korça është një qytet në Shqipërinë Jug-Lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar.
Fakte të shpejta Popullsia, • Gjithsej ...
Korça | |
---|---|
Nofkat: Parisi i vogël Qyteti i muzeve | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 86.176 |
Faqja zyrtare | www.bashkiakorce.gov.al |
Mbylle
Qyteti u themelua në shekullin 15 nga Iliaz bej Mirahori, sipas praktikës osmane në themelimin e qendrave urbane, veprat e ndërtuara në Piskopiye qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë.[1]