![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5f/Istanbul_collage_5f.jpg/640px-Istanbul_collage_5f.jpg&w=640&q=50)
Stambolli
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul (në turqisht: İstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë greke Bizant, quajtur kështu nga Bizas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 p.K. Është ndërtuar në të dy anët e Bririt të Artë (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi në veri me Detin Marmara në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq. Eminonu dhe Fatih ), Bejollu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Yskydari së bashku me periferinë në anën e kundërt aziatik të Bosforit.
Stambolli
İstanbul | |
---|---|
Bashki metropolitane | |
![]() | |
Koordinatat: 41°00′49″N 28°57′18″E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Marmara |
Provinca | Stambolli |
Selia provinciale[lower-alpha 1] | Cağaloğlu, Fatih |
Distriktet | 39 |
Qeveria | |
• Lloji | Mayor–council government |
• Trupi | Këshilli Bashkiak i Stambollit |
• Kryetari | Ekrem İmamoğlu (CHP) |
• Guvernator | Ali Yerlikaya |
Sipërfaqja | |
• Sipërfaqe urbane | 2.576,85 km2 (994,93 sq mi) |
• Metro | 5.343,22 km2 (2.063,03 sq mi) |
Lartësia më e lartë | 537 m (1.762 ft) |
Popullsia (31 dhjeror 2020)[4] | |
• Bashki metropolitane | 15.462.452 |
• Vendi | 1-rë në Turqi |
• Popullsia urbane | 15.149.358 |
• Dendësia urbane | 5.879/km2 (15.230/sq mi) |
• Dendësia metro | 2.894/km2 (7.500/sq mi) |
Zona kohore | UTC+3 (TRT) |
Kodi postar | 34000 deri 34990 |
Prefiksi | +90 212 (Ana evropiane) +90 216 (Ana aziatike) |
Targat | 34 |
GDP (Nominal) | 2019[5] |
- Gjithsej | $237 miliardë |
- Per capita | $15,285 |
IZHNJ (2019) | 0.846[6] (shumë lartë) · 1 |
GeoTLD | .ist, .istanbul |
Faqja zyrtare | ibb www |
Gjatë gjithë kohërave ka qenë kryeqyteti i tre perandorive të njëpasnjëshme: Perandorisë Romake (dhe vazhdimësinë e saj Perandorisë Bizantine (324 - 1453), Perandorisë jetëshkurtër Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453 - 1922). Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet janë Xhamia Ajasofja, Topkapë, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit. Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e parë në Turqi.