Praga
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Praga është kryeqyteti i Republikës Çeke, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Evropian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1.4 milion banorësh.[8] Zona metropolitane e Pragës kishte në vitin 2004 (sipas Eurostat) rreth 2 milionë banorë.[9]
Praga
Praha | |
---|---|
Nofka(t): Brukseli i Lindjes | |
Parimet: | |
Koordinatat: 50°5′N 14°25′E | |
Shteti | Republika Çeke |
Themelimi | Shekulli i 15-të |
Qeveria | |
• Kryetari | Zdeněk Hřib (Piratët) |
Sipërfaqja | |
• Kryeqytet | 496 km2 (192 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 298 km2 (155 sq mi) |
Lartësia më e lartë | 399 m (1.309 ft) |
Lartësia më e ulët | 177 m (581 ft) |
Popullsia (31 dhjetor 2023)[4] | |
• Kryeqytet | 1.384.732 |
• Dendësia | 2.700/km2 (7.000/sq mi) |
• Metro | 2.267.817[5] |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodet postare | 100 00 – 199 00 |
Targat e automjeteve | A, AA – AZ |
PBR (nominal)[6] | 2019 |
– Gjithsej | €60 miliard |
– Per capita | €46,400 |
HDI (2019) | 0.968[7] – very high |
Faqja zyrtare | www.praha.eu |
Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës.[10] Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë,[11] është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "qyteti i njëqind majave". Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit 19-të. Në atë kohë këto maja i numëroi matematicienti e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103 (duke përjashtuar ndërtesat private).
Vendi ku më vonë do ndërtohej Praga ka qenë i banuar që në periudhën e Paleolitit. Disa mijëra vjet më parë, rrugë tregtare që lidhnin Evropën Veriore me atë Jugore kalonin nëpër këto toka, duke ndjekur luginën e lumit. Rreth vitit 500 p.e.s, fisi Kelt i njohur si Boii, ishin të parët banorë të njohur të kësaj zone. Boii-t e emërtuan krahinën Bohemia dhe lumin Vltava. Ndërmjet shek. VI p.e.s dhe shek. IX e.s., fisi gjerman Marcomanni emigroi për në Bohemi dhe fise të tjera gjermanike vijuan gjatë shek. V e.s., por në shek VI. elita e tyre dhe shumica e popullsisë lëvizën për në zonën e Danubit që i hapi rrugë një fisi Sllav që pushtonte nga perëndimi, të ngulej në këtë zonë. Fisi Sllav Çek erdhi në Bohemi në shek. VI dhe u bë themeluesi i kombit çek.
Sipas legjendës, princesha Libuše, udhëhqëse e fisit Çek, u martua me një bujk të thjeshtë me emrin Přemysl dhe themeloi dinastinë me të njëjtin emër. Kështjella e princeshës, Libusin, ndodhej në Boheminë qendrore. Në një profetësi, thuhet se ajo parashikoi lavdinë e Pragës. Ajo pati një vegim: "Shikoj një qytet të madh, lavdia e të cilit do prekë yjet! Shikoj një vend në mes të një pylli, ku një shkëmb i thepisur ngrihet mbi lumin Vltava. Është një burrë, i cili po gdhend pragun (çekisht: prah) e shtëpisë. Një kështjellë e quajtur Pragë (Praha) do të ndërtohet aty. Sapo princët dhe dukët të ndalojnë para pragut, ata do ti përulen kështjellës dhe qytetit përreth saj. Do të nderohet, do jetë i famshëm, dhe lavde do ti thurë e gjithë bota."
Panoramë e Pragës nga kodra Petřín
Që në fillimet e shek. XII, Praga ishte një qytet në zhvillim, mbi të cilin ngrihej kështjella madhështore. Tregtari Ibrahim Ibn Jacob e përshkruante Pragën në shek. X si një "qytet prej guri", që në atë periudhë ishte cilësi e qyteteve të pasur. Praga e atëhershme ndodhej në zonën e sotme të Qytetit të Vjetër (çekisht Staré Město). Emërtimin i Vjetër, respektivisht në gjuhën latine Maior, që do të thotë gjithashtu i Madh, qyteti e mori kur Přemysl II. Otakar i dha të drejta zonës nën kështjellës në vitin 1257, që ishte e banuar që prej shek. X. Kështu u themelua Qyteti i Vogël i Pragës, ose Lagjja e Vogël (çekisht Malá Strana). Fluksi dhe veprimtaria e artizanëve dhe tregtarve në të dy qytetet u rrit vrrullshëm sidomos gjatë sundimit të Karlit IV.
Praga u kthye në rezidencë perandorake dhe Karli IV synonte ta kthente në qendrën e Perandorisë së Shenjtë Romane. Sipërfaqja e përkufizuar nga muret e lagjeve të Pragës shumë shpejt u mbipopullua, deri sa perandori mori vendimin dhe në vitin 1348 themeloi Qytetin e Ri të Pragës (Lagjen e Re), që shtrihej në zonën midis Vyšehrad dhe Qytetit të Vjetër. Ky u mbush dhe u popullua gradualisht me rezidenca, kisha, manastire e tregje. "Madhësia dhe shkëlqimi i Pragës së asaj periudhe krahasohej me atë të Romës, Firences, Parisit, Këlnit" shkruan František Palacký për kryeqytetin e Karlit IV.
Përpjekja e parë për të bashkuar qytetin e vjetër dhe të ri u zhvillua në 1518 me nxitjen e qytetarëve të Qytetit të Vjetër të drejtuar nga Jan Paška. Në vitin 1523, mbreti Ludvík Jagellonský konfirmoi njësimin e Këshillit të qytetit dhe legalizoi bashkimin e lagjeve. Praga e bashkuar u nda përsëri në vitin 1528. Bashkimi i qyteteve të Pragës në një njësi administrative u arrit vetëm në vitin 1784, gjatë sundimit të perandorit Joseph II. Qyteti mbretëtor i Pragës përbëhej nga Qyteti i Vjetër, Qyteti i Ri, Lagjja e Vogël dhe Kështjella e Pragës, së cilëve iu bashkngjitën gradualisht edhe Josefov, Vyšehrad e Holešovice.
Në fund të shekullit XIX, niveli i indstustrializimit së Pragës, zhvillimi me shpejtësi i sistemit hekurudhor e ndërtimi i fabrikave ishin disa herë më lart dhe të pakrahasueshëm në të gjithë territorin çek.[12] Në vitin 1893 filloi rinovimi urban i Pragës, i cili preku lagjen çifute Josefov dhe Podskalí; filloi të zhvillohen linjat hekurudhore elektrike, e në vitin 1901 qytetit ju bashkua lagjja Libeň.
Pavarësia e shtetit çek u shpall në fund të Luftës së parë botërore, të cilit ju bashkua edhe Sllovakia. Kjo periudhë u shoqërua me shkatërrimin ose heqjen e disa simboleve të monarkisë austro-hungareze, si psh Kolonës Marian në Sheshin e Qytetit të Vjetër, e më vonë një monument i Marshallit Vaclav Radecky në Sheshin e Qytetit të Vogël dhe një statujë e perandorit dhe mbretit Franc I. në bregun Smetana, ku u rikthye në vitin 2003.
Praga vazhdoi të modernizohej e zhvillohej si kryeqytet i shtetit të sapoformuar Çekosllovak. Në 1922 u themelua Praga e Madhe (çekisht Velká Praha), e cila përfshinte të gjithë lagjet e rrethinat deri në atë kohë të pavarura si Vinohrady, Nusle apo Košíře. Qyteti, ku jetonin popullsi çeke, gjermane e çifute, u shndërrua në qendër të rëndësishme kulturore.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.