Arbëreshët (Shqiptarët e Italisë) janë një pakicë etnike dhe gjuhëtar shqiptarë historikisht në Itali, të cilët i jetojnë në jugore që nga shekulli XV dhe XVI.
Këta shqiptarë, quajtur arbëreshë sepse ata lanë Shqipërinë që quhej atëherë Arbëria, u vendosën në Itali në pesëmbëdhjetë dhe shekullin e tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë të Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha për një herë pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790), janë ngulimet e fundit të shqiptarëve në Italinë Veriore, si provincën e Pavias dhe të Piacencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua krahinës qendrorë në Molise dhe një tjetër grup në drejtim të krahinës jugore Bazilikatës.
Arbëreshët në Itali sot numërohen mbi 100.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë nga dy emra, një në arbërisht dhe tjetrin italisht.
... Ahmet Zogu - Mbreti i Shqipërisë ka hyre në librin e rekordeve gines si njeriu i cili ka thithur më shume cigare në botë.
... Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qark" të cilat ndahen më tutje në 61 nën-njësi të quajtura "bashki". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. ...
Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.
Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë antiçifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posaçme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.