![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/eb/28nentor.jpg/640px-28nentor.jpg&w=640&q=50)
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912 / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shpallja e Pavarësisë Shqipërisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Jusuf Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/eb/28nentor.jpg/320px-28nentor.jpg)
Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit të Vilajetit Shqiptar, duke parapëlqyer një shkartisje të Rumelisë mes katër shteteve ballkanike. Shtete të cilat planifikuan ndarjen e territoreve evropiane osmane dhe gjithashtu u ujdisën që territoret e pushtuara gjatë Luftës Ballkanike të qeveriseshin si Condominium. Kjo edhe është arsyeja e Asamblesë Mbarëshqiptare të tubuar nga Ismail Qemali, ku morën pjesë delegatët e ardhur nga të gjitha trevat shqiptare.