Organizata e Kombeve të Bashkuara
From Wikipedia, the free encyclopedia
Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore ( zyrtarizuar plotesisht me 24 tetor 1945) me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.
Shkurtesa | OKB |
---|---|
Formuar më | 26 Qershor 1945 |
Lloji | Organizatë ndërqeveritare |
Selia | Nju Jork, SHBA |
Rajoni i shërbimit | Boten |
Anëtarësia | 193 shtete anëtare 2 shtete vëzhguese |
Gjuha zyrtare | |
Sekretar i përgjithshëm | António Guterres |
Faqja në internet | https://www.un.org/ |
Sekretari i përgjithshëm aktual është António Guterres.
OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 193 shtete anëtare.