![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/Peja_Collage.jpg/640px-Peja_Collage.jpg&w=640&q=50)
Peja
Qytet ne Kosove / From Wikipedia, the free encyclopedia
Peja (pashq. Pejë, serbisht: Пећ Peć Peq) është qytet dhe komunë ndodhur në Rajonin e Pejës në Dardani-Kosovë. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër. Ky qytet shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 39 V dhe 20° 18 L.
Peja Пећ Peć | |
---|---|
![]() Nga lart (nga e majta në të djathtë) Qendra e Pejës, Kulla e Zenel Begut, Gryka e Rugovës, Muzeu Etnologjik, Pazari i Vjetër, Lumi Bistrica, Patriarkati i Pejës, Stacioni i trenit. | |
Koordinatat: 42°39′37″N 20°17′30″E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Peja |
Komuna | Peja |
Qeveria | |
• Kryetari | Gazmend Muhaxheri (LDK) |
• Këshilli | Këshilli Komunal i Pejës |
Sipërfaqja | |
• Komuna[1] | 602,63 km2 (232,68 sq mi) |
Popullsia (2011[2]) | |
• Popullsia urbane | 48.962 |
• Sipërfaqja rurale | 47.488 |
• Komuna | 96.450 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 30000 |
Prefiksi | +383 (0) 39 |
Targa e automjeteve | 03 |
Faqja zyrtare | kk.rks-gov.net/peje/ |
Pas shpopullimit të Ballkanit nga dyndja e popujve, sllavët rithemeluan qytetin mbi rrënojat e municipium-it romak Siparant(um), duke e bërë edhe seli të Kishës Ortodokse më 1346. Nën sundimin osman qyteti që njihej me emërtimin turk İpek u bë qendër e sanxhakut të Dukagjinit, përgjithësisht i qeverisur në mënyrë të trashëguar prej sanxhakbejlerëve të oxhakut Begolli. Si qendër u zhvilluan ndërtime të tilla si xhamitë, çarshia dhe mori trajtë urbane.
Gjatë periudhës së fundme osmane u bë qendër e lëvizjes së njohur si Lidhja e Pejës, ku u themelua më 1899.