Remove ads

Gjuha serbe ose serbishtja (serbisht: српски/srpski) është njëra nga versionet e gjuhës së sllavëve të jugut, grupit qendror, që përfshin edhe kroatishten, boshnjakishten dhe malazishten. Flitet nga serbët në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera. Është gjuhë zyrtare e të gjitha shteteve të lartpërmendura.

Fakte të shpejta Serbisht, Folës amtare ...
Serbisht
Folës amtare
12 milion[1][2]
Familje gjuhësore
Gjuhët indo-evropiane
Statusi zyrtar
Gjuhë zyrtare 
Serbi, Kosovë, Mal te Zi
Kodet gjuhësore
ISO 639-1sr
ISO 639-2srp
ISO 639-3
Mbylle
Thumb
Serbokroatisht

Serbishtja standarde mbështetet mbi dialektin më të përhapur të Serbo-Kroatishtes, Shtokavin ( më hollësisht dialektet e Shumadi-Vojvodinës dhe Hercegovinës Lindore), që është gjithashtu baza e kroatishtes, boshnjakishtes dhe malazishtes. Dialekti tjetër i folur nga serbët është ai Torlak në Serbinë Juglindore, i cili është ura lidhëse me maqedonishten dhe bullgarishten.

Serbishtja është gjuha e vetme në Evropë, folësit e së cilës përdorin dy alfabete (atë cirilik dhe atë latin). Alfabeti cirilik u qëmtua në vitin 1814 nga gjuhëtari Vuk Karaxhiq mbi baza fonetike. Alfabeti latin për serbishten u qëmtua në vitet 1830 nga gjuhëtari kroat Ljudevit Gaj bazuar mbi alfabetin çek. Të dy alfabetet kanë një korrespondencë një-me-një duke krijuar një sistem paralel.

Remove ads

Alfabeti

Serbishtja shkruhet me dy alfabete: atë cirilik serb (српска ћирилица) dhe atë latin (srpska latinica) me 30 shkronja si me poshtë:

А а Б б В в Г г Д д Ђ ђ Е е Ж ж З з И и Ј ј К к Л л Љ љ М м
A a B b V v G g D d Đ đ E e Ž ž Z z I i J j K k L l Lj lj M m

Н н Њ њ О о П п Р р С с Т т Ћ ћ У у Ф ф Х х Ц ц Ч ч Џ џ Ш ш
N n Nj Nj O o P p R p S s T t Ć ć U u F f H h C c Č č Dž dž Š š

Shqiptimi

Më shumë informacion cirilik, latin ...
cirilik latin Alfabeti fonetik Përshkrimi
А аA a/a/si a në shqip
Б бB b/b/gjithmonë e zëshme; si b në shqip
В вV v/ʋ/gjithmonë e zëshme; e përafërt me v në shqip
Г гG g/ɡ/gjithmonë e zëshme; si g në shqip
Д дD d/d/gjithmonë e zëshme; si d në shqip
Ђ ђĐ đ//e përafërt me gj në shqip
Е еE e/ɛ/si ae në shqip
Ж жŽ ž/ʒ/si zh në shqip
З зZ z/z/si z në shqip
И иI i/i/si i në shqip
Ј јJ j/j/si j në shqipe
К кK k/k/si k në shqipe
Л лL l/l/si ll në shqip
Љ љLj lj/ʎ/e përafërt me l në shqip
М мM m/m/si m në shqip
Н нN n/n/si n në shqip
Њ њNj nj/ɲ/si nj në shqip
О oO o/ɔ/si o në shqip
П пP p/p/si p në shqip
Р рR r/r/si rr në shqip
С сS s/s/si s në shqip
Т тT t/t/si t në shqip
Ћ ћĆ ć//e përafërt me q në shqipe
У уU u/u/si u në shqipe
Ф фF f/f/si f në shqipe
Х хH h/x/e përafërt me h në shqip
Ц цC c/ts/si c në shqip
Ч чČ č//si ç në shqip
Џ џDž dž//si xh në shqip
Ш шŠ š/ʃ/si sh në shqip
Mbylle
Remove ads

Referimet

Shiko dhe këtë

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.

Remove ads