Remove ads
gjuhë e sllavëve të jugut From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha boshnjake (ose shqip: boshnjakisht, boshnjakisht: Bosanski jezik) është gjuhë indoevropiane dhe i takon familjes së gjuhëve sllave.
Gjuha boshnjake | |
---|---|
Rajoni | Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Turqi |
Folës amtare | 3 milion |
Familje gjuhësore | Gjuhët indo-evropiane
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Bosnjë dhe Hercegovinë |
Gjuhë pakice e njohur në | |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-3 | – |
Ne gjuhet e huaja, ashtu si termi "boshnjak", gjuha boshnjake do te perkthehej si "gjuha bosnjane", e cila është një çështje e debatueshme për disa kroatë dhe serbë, të cilët gjithashtu i referohen asaj si gjuha "boshnjake" (serbo-kroatisht bošnjački/бошњачки). Megjithatë, ne gjuhet e huaja gjuhëtarët boshnjakë këmbëngulin se emri i vetëm legjitim është gjuha "bosnjane" (bosanski, bosnian), dhe se ky është emri që duhet të përdorin edhe kroatët e serbët. Polemika vazhdon sepse emri "bosnjan" mund të duket se nënkupton që është gjuha e të gjithë “bosnjanëve”, ndërkohë që kroatët dhe serbët e kundërshtojnë atë caktim për idiomat e tyre. Sipas Marrëveshjes së Dejtonit 1995 gjuha zyrtare quhet "gjuha bosnjane" (bosnjakisht Bosanski jezik.[1] dhe si e tillë është konstatuar edhe nga vëzhguesit që kanë marrë legjitimitetin dhe njohjen ndërkombëtare në atë kohë.[2]
Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO),[3] Bordi i Shteteve të Bashkuara për Emrat Gjeografik - United States Board on Geographic Names (BGN) dhe Komiteti i Përhershëm për Emrat Gjeografik - Permanent Committee on Geographical Names (PCGN) e njohin gjuhën bosnjane. Për më tepër, statusi i gjuhës bosnjane njihet edhe nga organizma të tillë si United Nations, UNESCO, si dhe agjencitë e përkthimeve dhe interpretimeve,[4] duke përfshirë edhe shërbimin e përkthimeve në internet.
Shumica e enciklopedive të gjuhës angleze (Routledge, Glottolog,[5] Ethnologue,[6] etj.[7] e regjistrojnë gjuhën vetëm si gjuhë "bosnjane". Biblioteka e Kongresit e regjistroi gjuhën si "Bosnjane" dhe i dha asaj një numër ISO. Institutet e gjuhës sllave në shtetet anglishtfolëse ofrojnë kurse vetëm në gjuhën "bosnjane" ose "bosnjane / kroate / serbe", e jo në gjuhën "boshnjake" (p.sh. Columbia,[8] Cornell,[9] Chicago,[10] Washington,[11] Kansas[12]). E njëjta gjë ndodh në vendet gjermanofone, ku gjuha mësohet nën emrin Bosnisch dhe jo boshnjakisht (p.sh. Vjenë,[13] Graz,[14] Trier[15] etj.).
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.