Perandoria Osmanllije ose Osmane (osmanisht دولت عليه عثمانیه‎ Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye, turqisht Osmanlı İmparatorluğu), e njohur edhe si Perandoria Turke,[8] ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIIIAzinë e Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.[9] Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i dhanë fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatihu.[10]

Fakte të shpejta Shteti i Lartë Osmanدولت عليه عثمانیهDevlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye, Gjendja ...
Shteti i Lartë Osman
دولت عليه عثمانیه
Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye
1299–1922
Parimi: دولت ابد مدت
Devlet-i Ebed-müddet
("Shteti i Përhershëm")[1]
Himni: Të ndryshme
Perandoria Osmane në shtrirjen e saj më të madhe evropiane, më 1683
Perandoria Osmane në shtrirjen e saj më të madhe evropiane, më 1683
GjendjaPerandori
Kryeqyteti
Gjuhët e zakonshmeShih: Gjuhe te ndryshme te popujve ne shtetin Osman
Besimi
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia absolute
(1299–1876; 1878–1908; 1920–1922)
dhe Kalifat (1517–1924[6])
Monarkia kushtetuese
(1876–1878; 1908–1920)
Sulltani 
 c.1299–1323/1324 (first)
Osmani I
 1918–1922 (i fundit)
Mehmeti VI
Kalifi 
 1517–1520 (i pari)
Selimi I[7][note 1]
 1922–1924 (i fundit)
Abdylmexhiti II
Veziri i Madh 
 1320–1331 (i pari)
Alaeddin Pasha
 1920–1922 (i fundit)
Ahmet Tevfik Pasha
KuvendiAsambleja e Përgjithshme
 Dhoma e sipërme e pazgjedhur
Senati
 Dhoma e ulët e zgjedhur
Dhoma e Deputetëve
Historia 
 Themeluar
1299
1402–1413
 Transformimi në perandori
1453
 Epoka e Parë Kushtetuese
1876–1878
 Epoka e Dytë Kushtetuese
1908–1920
 Bastisje në Portin e Lartë
23 janar 1913
1 nëntor 1922
 Shpërbërë
1922
3 mars 1924
Të dhëna të tjera
Mbylle

Gjatë shekujve XVI dhe XVII, në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Sylejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane ishte një perandori shumëkombëshe e shumëgjuhëshe, që sundonte mbi pjesën më të madhe të Evropës juglindore, pjesë të Evropës qendrore, Azisë perëndimore, Kaukazit, Afrikës veriore, dhe Bririt të Afrikës.[11] Në fillimin e shekullit XVII, perandoria përfshinte 32 vilajetet dhe shtetet e shumta vasale.

Me Kostadinopojën si kryeqytet dhe me kontrollin e tokave rreth Detit Mesdhe, Perandoria Osmane ishte qendra e ndërveprimeve mes Lindjes dhe Perëndimit për gjashtë shekuj. Përderisa dikur ishte menduar se perandoria kishte hyrë në një periudhë rënieje pas vdekjes së Sylejmanit të Madhërishëm, kjo pikëpamje nuk mbështetet më nga shumica e historianëve akademikë.[12] Perandoria vazhdoi të ruante një ekonomi, shoqëri, dhe ushtri të fuqishme gjatë shekullit XVII dhe shumicës së shekullit XVIII.[13] Sidoqoftë, gjatë një periudhe të gjatë paqeje nga viti 1740 deri në vitin 1768, sistemi ushtarak osman mbeti pas sistemit të rivalëve të tyre evropianë, Perandorisë Habsburge dhe Ruse.[14] Osmanët vazhdimisht pësuan humbje të rënda ushtarake në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, gjë që i nxiti ata që të fillojnë një proces gjithëpërfshirës të reformimit dhe modernizimit të perandorisë, të njohur si Tanzimati. Kështu, gjatë rrjedhës së shekullit XIX, Perandoria Osmane u bë më e fuqishme dhe e organizuar, pavarësisht humbjeve të mëtejshme territoriale, veçanërisht në Ballkan, ku u shfaqën një numër i shteteve të reja.[15] Perandoria lidhi aleancë me Gjermaninë në fillim të shekullit XX, duke shpresuar të arratisej nga izolimi diplomatik që kishte kontribuar në humbjet territoriale të saj, dhe kështu filloi Luftën e Parë Botërore në anën e Fuqive Qendrore.[16]

Ndërsa perandoria ishte në gjendje të mbajë vetën gjatë luftës, ajo po përballej me mospajtime të brendshme, veçanërisht me Revoltën Arabe. Gjatë kësaj kohe, krime të mëdha u kryen nga qeveria osmane kundër armenëve, asirianëve dhe grekëve pontikë.[17]

Disfata e Perandorisë Osmane dhe pushtimi i një pjese të territorit të saj nga Fuqitë Aleate si rrjedhojë e Luftës së Parë Botërore rezultuar në copëtimin e saj dhe humbjen e territoreve të saj në Lindjen e Mesme, të cilat janë ndarë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, sipas Marrëveshjes Sykes–Picot. Lufta e suksesshme turke për pavarësi kundër aleatëve pushtues çoi në shfaqjen e Republikës së Turqisë në Azinë e Vogël dhe në heqjen e Dinastisë osmane dhe fundin zyrtar te Perandorise Osmane si perandori multi etnike Islamike dhe shfuqizimin e Sulltanit Osman si Kalif i Islamit.[18]

Historia

Pas vdekjes së Sulltanit Selxhuk Anadolli ishte i ndarë si një mozaik ku çdo pjesë e Anadollit ishte si një shtet i pavarur, kjo ndarje e Anadollit dhe disa pjesëve të Turqisë ndodhi gjatë fillimit të vitit 1300 e deri në fund të këtij shekulli. Keto shtete të ndara të Anadollit quheshin Emiratet e Gazit. Emiratet e Gazit apo shtetet e ndara ishin të udhehequra nga Osmani I (1258 - 1326) ku edhe mori emrin Perandoria Osmane nga Sulltani Osman I (1258-1326), si themelues i Perandorisë Osmane ai tha dhe qellimi i tij ishte: "Unë si themeluesi i kesaj Perandorie, do te zgjeroj kufijte e Perandorisë Osmane drejt Perandorisë Osmane. Me këto reforma pjesët e ndara të Anadollit tashmë ishin të bashkuara.

Pas vdekjes së Sulltan Osmanit I Perandoria Osmane filloi të zgjerohej prej mesdheut Lindor e deri në Ballkan. Djali i Sulltan Osmanit Orhani pas shumë sukseseve të bëra ai pushtoi Bursën dhe Bursa u bë kryeqyteti i kësaj Perandorie. Rënia e Bursës nënkuptonte humbjen e kotrollin Bizantin mbi Anadollin. Fitorja Osmane në Kosovë në vitin 1389 në mënyrë efektive shënoi fundin e pushtetit serb në rajon duke hapur rrugën për zgjerimin e Perandorisë Osmane në Evropë. Beteja e Nikopolit ne vitin 1396 mes forcave Otomane dhe Kryqtareve ne Bullgari ishte beteja e cila Perandoria Osmane i dha fund kryqëzatave të asaj kohe në fund të shekullit XIV.

Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII

Anglia e udhëhequr nga qëllimet e saj në luftën kundër shteteve të tjera evropiane, filloi të mbështesë shtetin osman dhe të ndikojë në politikën e tij të jashtme. Në sajë të ndihmës së vërtete, osmanët në vitin 1645 morën nga venedikasët ishullin e Kretës (Gjiriti), qendrën e rëndësishme tregtare në Mesdhe

Perandoria Osmane në shek. XVIII-XIX

Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIX

Ngjarjet në shek. XVII e keqësuan shumë gjendjen të brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën mbrojtje popullsi të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së bashku.

Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit XVIII-XIX

Në vitet 30-40 të shek XVIII, krahas varësisë ekonomike filloi dhe rritja e ndikimit politik të shteteve evropiane në shtetin osman. Në këtë periudhë u ashpërsuan edhe më shumë kontradiktat midis shteteve evropiane për Perandorinë Osmane. Nga një vend që e kërcënonte Evropën në shek XVI, shteti osman ishte kthyer në një objekt për diskutim.

Kriza lindore

Kriza lindore është emri i konfliktit mes Perandorisë Osmane dhe Evropës që rezultoi në ndryshimin e kufijve të vendeve Evropiane midis të cilave dhe Perandoria Osmane.

Perandoria Osmane në shek. XIX-XX

Fuqitë e Mëdha vazhdonin të ndërhynin në punët e brendshme të shtetit osman për shumë probleme. Një nga këto ishte çështja greke. Anglia nuk dëshironte luftën e Rusisë kundër shtetit osman. Qeveria angleze dhe ruse nënshkruan një protokoll të ashtuquajtur protokolli i Petërburgut (4 janar 1826).

Perandoria Osmane që prej mesit të shekullit XIX shkonte drejt rënies. Ndikim të madh në rënien e saj pati edhe ndrarja apo Pavaresua e Shqipërisë me 1912 dhe kështu me 1913 Perandoria Osmane thuajse u largua përgjithmonë nga Ballkani. Me 1922 Perandoria Osmane u shperbe dhe mori fund zyrtarisht me vendim te Asmablese se Madhe te Turqise qe themeloi edhe Republiken e Turqise ne 1923.

Sulltani Osman nuk u njoh me si Kalif I Islamit dhe ne kete kohe merr fund Perandoria Osmane si nje perandori multi etnike Islamike dhe si Perandoria e fundit Islamike ne histori.

Shih edhe

Bibliografia

  • PETRIKA THENGJILLI "Historia e Perandorisë Osmane" Tiranë 1997, fq. 177-197
  • İnalcık, Halil; Donald Quataert, red. (1994). An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-57456-3. Two volumes.

Lidhje të jashtme

Referime

Shënimet

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.