lum kryesor në Afrikën verilindore From Wikipedia, the free encyclopedia
Nili (arabisht: النيل, transliterimi: an-Nīl) është një lum madhor që rrjedh për në veri në Afrikën verilindore. Ai derdhet në Detin Mesdhe. Nili është lumi më i gjatë në Afrikë dhe historikisht është konsideruar si lumi më i gjatë në botë,[1][2] megjithëse kjo është kundërshtuar nga kërkimet që sugjerojnë se lumi i Amazonës është pak më i gjatë.[3][4] Nga lumenjtë kryesorë të botës, Nili është një nga më të vegjlit, i matur me prurjen vjetore në metra kubë ujë.[5] Rreth 6.650 km i gjatë, pellgu i tij kullues mbulon 11 vende: Republikën Demokratike të Kongos, Tanzaninë, Burundin, Ruandën, Ugandën, Keninë, Etiopinë, Eritrenë, Sudanin e Jugut, Republikën e Sudanit dhe Egjiptin. Në veçanti, Nili është burimi kryesor i ujit të Egjiptit, Sudanit dhe Sudanit të Jugut.[6] Për më tepër, Nili është një lumë i rëndësishëm ekonomik, që mbështet bujqësinë dhe peshkimin.
Nili ka dy degë kryesore - Nilin e Bardhë dhe Nilin e Kaltër. Nili i Bardhë konsiderohet tradicionalisht si rrjedha e burimit. Megjithatë, Nili i Kaltër është burimi i shumicës së ujit të Nilit në rrjedhën e poshtme, që përmban 80% të ujit dhe të baltës. Nili i Bardhë është më i gjati dhe ngrihet në rajonin e Liqeneve të Mëdha. Fillon nga liqeni Viktoria dhe rrjedh përmes Ugandës dhe Sudanit të Jugut. Nili i Kaltër fillon nga liqenin Tana në Etiopi[7] dhe derdhet në Sudan nga juglindja. Të dy lumenjtë takohen në kryeqytetin sudanez, Hartum.[8]
Pjesa veriore e lumit rrjedh në veri pothuajse tërësisht përmes shkretëtirës Nubiane drejt Kajros dhe deltës së saj të madhe, ku lumi derdhet në Detin Mesdhe në Aleksandri. Qytetërimi egjiptian dhe mbretëritë sudaneze janë varur nga lumi dhe përmbytjet e tij vjetore që nga kohërat e lashta. Shumica e popullsisë dhe qyteteve të Egjiptit shtrihen përgjatë atyre pjesëve të luginës së Nilit në veri të Digës Aswan. Pothuajse të gjitha vendet kulturore dhe historike të Egjiptit të Lashtë u zhvilluan dhe gjenden përgjatë brigjeve të lumenjve. Nili është së bashku me lumin Rhône dhe Po, një nga tre lumenjtë mesdhetarë me shkarkimin më të madh ujor.[9]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.