Peshkimi

From Wikipedia, the free encyclopedia

Peshkimi

Peshkimipeshkatari është çdo veprimtari për gjuajtjen e peshkut dhe organizmave tjerë ujor duke përdorur mjete dhe pajisje të ndryshme.[1]

Thumb
Peshkim nga ura e një lumi

Për peshkim nevojiten në rastin më të thjeshtë filispanja, grepi dhe ushqimi i grepit, kurse në përgjithësi sot përdoren në më të shumtën e rasteve kallami i peshkimit, rrotulla e filispanjës si dhe fija e grepit, që është një fije e hollë e shkurtër me pesha të vogla prej plumbi, ose shkurt plumbçi, që vendoset midis filispanjës dhe grepit. Si gjymtyrë lidhëse midis fijes kryesore dhe paragrepit zakonisht vendosen edhe ganxha të vogla peshkimi.

Thumb
Fija e grepit me ganxhat e vogla

Metodat e peshkimit

Thumb
Peshkim nga bregu i detit

Ka shume lloje peshkimi disa nga të cilat janë:

Peshkimi

  • Peshkimi me pupël
  • Peshkimi me miza
  • Peshkimi i krapit
  • Peshkimi në det
  • Peshkimi në det të hapur
  • Peshkimi natën
  • Peshkim me tërheqje
  • Peshkim me përdredhje
  • Peshkim pa rrotull
  • Peshkim në ngrica

Mjete peshkimi

Grep me reflektor
  • Grepi
  • Pesha plumbi
  • Mbajtës kallami

Kallamat e peshkimit

Artikulli kryesor: Shiko Kallami i peshkimit

Thumb
Pesha plumbi

Veshjet

  • Jelek peshkatari
  • Pantallona peshkatari
  • Çizme peshkatari (prej gome)
Thumb
Mbajtës kallami

Ligji i peshkimit

Me qëllim të mbrojtjes së llojeve të veqanta dhe vazhdueshmërin e llojeve ekzistuese janë nxjerrur ligje të ndryshme në shtete të ndryshme. Po për këtë qëllim janë bërë edhe marrëveshje ndërkombëtare. Si do që të jetë për peshkim në Kosovë dhe Shqipëri duhet pasu të drejtën në bazë të cilit personi fizik apo juridik mund të merret me menaxhim të regjioneve apo zonave të peshkimit. Kjo bëhet pas paraqitjes së kërkesës oganeve përkatëse të cilat varrsisht nga qëllimi ekonomik apo sportiv-kreativ lëshojnë licencën e peshkimit e cila mund të lëshohet si[1]:

  • Licencë për akuakultur - është e drejta për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës;
  • Licencë për peshkim ekonomik - është e drejta për peshkim ekonomik në regjionet e peshkimit;
  • Leje për peshkim sanues - është e drejta që fiton shfrytëzuesi i të drejtues së menaxhimit për sanimin e gjendjes në ujërat e peshkimit;
  • Leje për peshkim shkencor-hulumtues - e drejta e peshkimit për qëllime shkencore - hulumtuese; dhe
  • Leje - është e drejta për peshkim sportiv-rekreativ

Peshkimi dhe ekonomia

Peskimi me qëllime ekonomike thirret Peshkim ekonomik dhe është peshkimi me qëllim të përfitimit ekonomik dhe dallohet nga Peshkimi sportiv-rekreativ që është peshkimi me grepa për rekreacion dhe sport. Për këtë qëllim bëhet edhe Peshkëzim që nënkuptonë hedhjen e planifikuar të peshqve në ujërat e peshkimit në bazë të planit vjetor për menaxhim;. Peshkëzimi bëhet për t´u gjuajtur nga Peshkatarët ose Hurdha e peshqve.[1]

Shiko edhe

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për peshkimin.

Burimi i të dhënave

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.