![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e7/Nicklas_Bendtner_26.jpg/640px-Nicklas_Bendtner_26.jpg&w=640&q=50)
Nicklas Bendtner
futbollist danez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Nicklas Bendtner (Danisht: [neɡ̊las ˈb̥ɛnˀd̥nɐ]; lindur më 16 janar 1988) është një futbollist profesionist danez i cili luan me klubin Rosenborg Ballklub dhe me kombëtaren daneze. Pozicioni i tij i preferuar qëndër sulmues, por ai mund të luaj edhe krahun e djathtë të sulmit dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme me kokë.[4]
![]() Bendtner duke luajtur një ndeshje me Arsenalin. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Nicklas Bendtner[1] | ||
Datëlindja | (1988-01-16) 16 janar 1988 (36 vjeç) | ||
Vendlindja | Kopenhagen, Danimarkë | ||
Gjatësia | 1.93 m (6 ft 4 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Rosenborg | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1992–1998 | Tårnby Boldklub[3] | ||
1998–2004 | Kjøbenhavns Boldklub | ||
2004–2005 | Arsenal | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2005–2014 | Arsenal | 108 | (24) |
2006–2007 | → Birmingham City (huazim) | 42 | (11) |
2011–2012 | → Sunderland (huazim) | 28 | (8) |
2012–2013 | → Juventus (huazim) | 9 | (0) |
2014–2016 | VfL Wolfsburg | 31 | (3) |
2016–2017 | Nottingham Forest | 15 | (2) |
2017– | Rosenborg | 52 | (24) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004 | Danimarka U16 | 3 | (3) |
2004–2005 | Danimarka U17 | 15 | (6) |
2006 | Danimarka U19 | 2 | (1) |
2006 | Danimarka U21 | 4 | (2) |
2006– | Danimarka | 81 | (30) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 nëntor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 gusht 2018 |
Pasi luajti me skuadrat e të rinjëve të Tårnby Boldklub, Kjøbenhavns Boldklub dhe Arsenalit, Bendtner firmosi kontratën e parë si profesionist me Arsenalin në vitin 2005. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në tetor 2005 në Kupën e Ligës, në një ndeshje kundër Sunderlandit. Për sezonin 2006–07, Bentner u huazua te skuadra e Birminghamit që luante një kategori më poshtë, duke luajtur 48 ndeshje. Pas rikthimit të tij te Arsenali, ai u bë lojtar i skuadrës së parë, por iku nga vëmëndja në sezonin 2010–11. Pas kësaj, ai u huazua te Sunderlandi në Premier League për sezonin 2011–12, ku arriti të luaj në 30 ndeshje. Ai e shpenzoi edhe sezonin 2012–13 si i huazuar te skuadra e Juventusit, ku arriti të luaj 10 ndeshje, duk mos shënuar dot asnjë gol por fitoi titullin e Serie A.
Bendtner ka luajtur për Danimarkën në kombëtaret U16, U17, U19, U21 dhe në kombëtaren e parë. Ai bëri debutimin me kombëtaren e parë më 16 gusht 2006, në një ndeshje miqësore kundër Polonisë, ku Bentner arriti të shënojë edhe golin e parë me kombëtaren. Që nga ajo ditë, ai ka luajtur në 56 ndeshje, dhe ka përfaqësuar Danimarkën në Kupën e Botës 2010 dhe në UEFA Euro 2012.