Naurua
From Wikipedia, the free encyclopedia
Naurua , zyrtarisht Republika e Naurusë, është një vend ishullor në Oqeanin Paqësor Mikronezian. Fqinji më i afërt është Ishulli Banaba në Kiribati, 300 km në lindje. Nauru është vendi më i vogël ishullor në Botë, duke mbuluar vetëm 21 km², Republika e pavarur më e vogël, dhe vendi i vetëm republikan në Botë pa një kryeqytet zyrtar .[1] Është anëtari më së paku i populluar i Kombeve të Bashkuara.
Republik Naoero Republic of Nauru | |||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: God's Will First / (Ang.:) | |||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Në fillim i populluar nga popujt Mikronezian and Polinezian, Nauru u aneksua dhe u emërua 'koloni' nga Gjermania në shekullin e 19-të, dhe u bë territor i administruar nga Australia, Zelanda e Re, dhe Britania e Madhe pas Luftës së parë Botërore. Ishulli u okupua Japonia gjatë Luftës së dytë Botërore. Naurua fitoi pavarësinë më 1968.
Naurua është Ishull nga guri fosfat, dhe që prej vitit 1907 aktivite kryesor ekonomik ka pasur eksportimin e fosfatit.[2] Qeveria e Naurusë u kthye tek masat e jashtëzakonshme për të përfituar të ardhura. Në vitet e 90-ta, Naurua u bë parajsë taksash. Qysh nga viti 2001, ka pranuar ndihmë nga Qeveria Australiane; si shkëmbim për këtë ndihmë, Naurua strehoi, deri në 2008, një qendër ndalimi që ndaloi dhe procesoi kërkuesit e azilit që donin të futeshin në Australi[3].