Himni kombëtar
From Wikipedia, the free encyclopedia
Himni kombëtar është kënga zyrtare e një shteti. Himni shpesh mbart shumë vlera dhe teksti i himnit në shumicën e rasteve është i mbushur me figura letrare e simbole që lavdërojnë shtetin të cilit i përket ky himn. Ai luhet gjatë ceremonive zyrtare, ngjarjeve solemne ose veprimtarive ndërkombëtare ku shteti përfaqësohet.
Himni Kombëtar i Shqipërisë është himni i flamurit, që ishte një marsh rumun kompozuar nga Ciprian Porumbescu, ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni. Sipas Lagush Poradecit, ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse: “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë...”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare. "Himnii Flamurit" është i vetmi himn kombëtar që i kushtohet simbolit të flamurit.