Nacionalizmi maqedonas (maqedonisht: Македонски национализам, shqiptohet [Мakɛdonski nat͡sionalizam]) është grupim i përgjithshëm i ideve dhe koncepteve nacionaliste të etnisë maqedone të cilat për herë të parë u formuan në fund të shekullit XIX nga separatistët që kërkonin autonominë e rajonit të Maqedonisë nga Perandoria Osmane. Idetë u zhvilluan gjatë fillimit të shekullit të 20-të, krahas fillimit të shfaqjes së nacionalizmit etnik në mesin e sllavëve të Maqedonisë. Pas pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, çështje të identitetit kombëtar maqedonas janë kontestuar nga vendet fqinje, meqenëse disa pasues të tipit agresiv të nacionalizmit maqedon, të quajtur "maqedonizëm", kanë pikëpamje më ekstreme si p.sh. vazhdimësia mes maqedonëve të lashtë dhe maqedonëve të sotëm (të cilët janë sllavë), si dhe pretendimet territoriale ndaj Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Serbisë, të lidhura me konceptin e Maqedonisë së Madhe.
Në shekullin e 19-të, rajoni i Maqedonisë u bë objekt i konkurrencës mes nacionalizmave rivalë. Secila palë, nacionalistët grekë, serbë dhe bullgarë, pretendote se popullata sllavishtfolëse ishte etnikisht e lidhur me kombin e tyre, duke mëtuar kështu të drejtën e përfshirjes së kësaj popullsie në shtetet e tyre.[1] Pohimet e para të nacionalizmit maqedonas u ngritën në fund të shekullit të 19-të. Nacionalistët e parë maqedonë u inkurajuan nga qeveri të huaja që kishin interesa në rajon. Qeveria serbe filloi të besonte se çdo përpjekje për serbizimin e maqedonëve dhe për inkorporimin e Maqedonisë në shtetin e tyre, do të ishte e pasuksesshme për shkak të ndikimit të fortë bullgar në rajon. Në vend të kësaj, qeveria serbe besonte se dhënia e mbështetjes për nacionalistët maqedonas do të bënte që këta të fundit nga njëra anë të kundërshtonin bashkimin me Bullgarinë, kurse nga ana tjetër të kishin qasje më miqësore ndaj Serbisë. Një vend tjetër që nxiti nacionalizmin maqedonas ishte Austria-Hungaria, e cila kërkonte të pengonte Serbinë dhe Bullgarinë që ta aneksonin Maqedoninë ndaj pohoi një karakter të veçantë etnik të maqedonasve sllavë. Në vitet 1890 u shfaqën përkrahësit rusë të një etnie sllavo-maqedonase. Hartat etnike të bëra nga rusët filluan të tregonin një etni sllave maqedonase kurse nacionalistët maqedonas filluan të vendoseshin në Rusi për t'u mobilizuar.
Zanafilla e përcaktimit të identitetit etnik sllavo-maqedonas doli në pah në shkrimet e Georgi Pulevskit në vitet 1870-ta dhe 1880-ta. Shkrimet e tij e vunë në dukje ekzistencën e një gjuhe të veçantë "sllave maqedonase" që sipas tij dallonte nga gjuhët e tjera në atë që kishte elemente të gjuhëve serbe, bullgare, sllavonishte dhe shqipe.[2] Pulevski analizoi folklorin e popullit sllav të Maqedonisë, në të cilin konkludoi se maqedonasit sllavë ishin etnikisht të lidhur me popullin e Mbretërisë së lashtë të Maqedonisë së Filipit dhe Aleksandrit të Madh, bazuar në pretendimin se gjuha e maqedonasve të lashtë përmbante komponente sllave dhe, rrjedhimisht, maqedonasit e lashtë ishin sllavë kurse maqedonasit e sotëm pasardhës të tyre.[3] Megjithatë, vetë-identifikimi dhe besnikëria nacionaliste sllave maqedonase mbetën të paqarta në fund të shekullit të 19-të. Për shembull, Pulevski e shihte identitetin e maqedonasve si një fenomen rajonal (i ngjashëm me Herzegovinasit dhe Trakët). Herë e quante veten "patriot serb", herë "bullgar nga fshati Galicnik",[4] sipas tij gjuha sllave maqedonase ishte e lidhur me "gjuhën e vjetër bullgare", por ajo ishte edhe një "gjuhë serbo-shqipe".[3] Identifikimet e shumta të Pulevskit në fakt zbulojnë mungesën e një ndjenje të qartë etnike në një pjesë të popullsisë lokale sllave.
Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) u bë organizata kryesore separatiste maqedone në vitet e 1890-ta, duke kërkuar autonominë e Maqedonisë nga Perandoria Osmane.[5] Fillimisht VMRO kundërshtonte idenë e të qenit të varur nga shtetet fqinje, veçanërisht nga Greqia dhe Serbia, megjithatë marrëdhëniet e saj me Bullgarinë u bënë shumë të forta dhe ajo shpejt filloi të dominohej nga figura që mbështesnin aneksimin e Maqedonisë nga Bullgaria.[5] Si rregull, anëtarët e VMRO-së identifikoheshin si bullgarë, por idetë e tyre autonomiste stimuluan zhvillimin e nacionalizmit maqedonas.[6] VMRO krijoi sloganin "Maqedonia për maqedonasit". Ajo bëri thirrje për një Maqedoni mbikombëtare, të përbërë nga kombësi të ndryshme, të bashkuara në një federatë ballkanike që do të krijohej në të ardhmen.[2] Megjithatë, përhapësit e këtij slogani deklaruan bindjen e tyre se shumica e popullsisë së krishterë sllave në Maqedoni ishte bullgare.
Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, bashkësia ndërkombëtare i shihte maqedonasit kryesisht si varietet rajonal të bullgarëve. Në mbarim të Luftës së Parë Botërore kishte shumë pak etnografë që binin dakord se ekzistonte një komb i veçantë maqedonas. Gjatë Konferencës së Paqes të Parisit në vitin 1919, aleatët sanksionuan kontrollin serb të Maqedonisë së Vardarit dhe pranuan se sllavët e Maqedonisë ishin në fakt serbë të jugut. Ky ndryshim i mendimit i atribuohet gjeografit serb Jovan Cvijić.[7] Sidoqoftë, idetë maqedoniste u përhapën në periudhën mes dy luftërave botërore në Maqedoninë e Vardarit dhe në mërgatën majtiste në Bullgari, dhe gëzonin mbështetjen e Kominternit.[8] Gjatë Luftës së Dytë Botërore idetë maqedoniste u zhvilluan më tej nga partizanët komunistë jugosllavë, megjithatë disa studiues hedhin dyshime se madje as në atë periudhë sllavët e Maqedonisë akoma nuk e konsideronin veten kombësi të ndryshme prej bullgarëve.[9] Kështu pra, pika vendimtare e formimit të kombit maqedon ishte krikimi i Republikës Socialiste të Maqedonisë past Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.[10][11]
Më 8 shtator të vitit 1991, Republika Socialiste e Maqedonisë mbajti referendumin që vendosi pavarësinë e saj nga Jugosllavia, nën emrin Republika e Maqedonisë. Me rënien e komunizmit, shpërbërjen e Jugosllavisë dhe mungesën e mëpasme të një fuqie të madhe në rajon, Republika e Maqedonisë ra në konflikte të vazhdueshme me fqinjët e saj. Bullgaria vinte në pikëpyetje gjuhën dhe identitetin e saj kombëtar, Greqia vinte në pikëpyetje emrin dhe simbolet e saj, kurse Serbia identitetin e saj fetar. Nga ana tjetër, shqiptarët etnikë në vend këmbëngulnin të njiheshin si një komb i barabartë me maqedonasit etnikë. Si kundërpërgjigjje, u krijua një tip më këmbëngulës dhe më i pakompromis i nacionalizmit maqedon.[12] Në atë kohë, koncepti i identitetit të lashtë paionian u ndryshua në një lloj identiteti të përzier paionian-maqedon, që më vonë u shndërrua në një identitet maqedono-antik të veçantë, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me maqedonët e sotëm.[13] Ky fenomen quhet "antikvizim" ("Antikvizatzija", "антиквизација").[14][15] Ithtarët e antikvizimit pretendojnë se maqedonët e sotëm nuk kanë lidhje me sllavët, por janë pasardhës të drejtpërdrejtë të maqedonëve të lashtë, të cilët, sipas tyre, nuk ishin grekë.[16] Antikvizimi është politika e ndjekur nga partia nacionaliste[17][18][19][20][21][22][23] VMRO-DPMNE gjatë kohës sa ka qenë në pushtet në vitet 2006-2017, si mënyrë për t'i bërë presion Greqisë por edhe për qëllime të brendshme ndërtimit të identitetit maqedon.[24][25][26]
Si pjesë e kësaj politike, statujat e Aleksandrit të Madh dhe Filipit II janë ndërtuar në disa qytete anembanë Maqedonisë. Në vitin 2011, një statujë gjigande e lartë 22m, e Aleksandrit të Madh (e quajtur "Luftëtari mbi kalë" për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë[27][28]) u inagurua në Sheshin Maqedonia në Shkup, si pjesë e projektit Shkupi 2014, kurse më vonë në po atë shesh u vendos edhe një statujë e Filipt II Një hark triumfal i quajtur Porta Maqedonia u ngrit në të njëjtin shesh. Në të ishin të pasqyruara imazhe të figurave historike, përfshirë Aleksandrin e Madh, veprim që u shoqërua me një ankesë zyrtare nga Ministria e Jashtme Greke në drejtim të autoriteteve të Republikës së Maqedonisë.[29] Përveç kësaj, shumë pjesë të infrastrukturës publike, të tilla si aeroporte, rrugë, stadiume etj. janë quajtur me emrin e tyre. Aeroporti i Shkupit u riemërua "Aleksandri i Madh, Aeroporti" dhe aty u vendosën objekte antike të marra nga muzeu arkeologjik i Shkupit. Një nga sheshet kryesore të Shkupit është riemëruar Sheshi Pella (sipas Pellas, kryeqytetit të mbretërisë së lashtë maqedone), autostrada kryesore për në Greqië është riemërtuar si "Aleksander Makedonski" ndërsa stadiumi më i madh i Shkupit u quajt "Filipi II Arena". Në Greqinë fqinje këto veprime janë parë si provokime të qëllimshme, duke thelluar mosmarrëveshjet dhe duke penguar edhe më shumë rrugën e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.[30] Në vitin 2008 u organizua një vizitë e princit të fisit hunza në Republikën e Maqedonisë. Njerëzit e këtij fisi nga veriu i Pakistanit u shpallën pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtarëve të Aleksandrit të madh dhe njerëzit më të afërm me maqedonasit.[31] Delegacioni i fisit hunza, u prit në Aeroportin e Shkupit nga kryeministri Nikola Gruevski, kreu i Kishës Ortodokse maqedonase Kryepeshkopi Stefani dhe kryetari i atëhershëm i bashkisë së Shkupit, Trifun Kostovski.
Një antikvizim i tillë po përballet me kritika nga akademikët, pasi dëshmon dobësinë e arkeologjisë dhe të disiplinave të tjera historike në diskursin publik, si dhe një rrezik të margjinalizimit. Politika gjithashtu është përballur me kritika nga maqedonët etnikë brenda vendit, të cilët e shohin si të pëçarje e rrezikshme e vendin në grupin e atyre që identifikohen me antikitetin klasik dhe atyre që identifikohen me kulturën sllave të vendit.[32] Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin atë si një përpjekje për t'i margjinalizuar dhe për t'i përjashtuar nga narrativa kombëtare. Kjo politikë e cila poashtu pretendon se figura si Dame Gruev dhe Goce Dellçev, që konsiderohen heronj kombëtar në Bullgari, ishin maqedonë, ka nxitur kritika në Bullgari. Diplomatët e huaj kanë tërhequr vërejtjen se kjo politikë ka ulur simpatinë ndërkombëtare për Republikën e Maqedonisë në mosmarrëveshjen me Greqinë mbi çështjen e emrit.
Historiku i këtij antikizmi mund të gjendet në shekullin e 19-të dhe në mitin e prejardhjes së lashtë të sllavëve ortodoksë në Maqedoni. U miratua pjesërisht për shkak të kontributeve kulturore greke. Kjo ide u përfshi gjithashtu në mitologjinë kombëtare në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore. Një faktor shtesë për ruajtjen e tij ka qenë ndikimi i diasporës maqedone. Antikizimi i sotëm është rigjallëruar si mjet efikas për mobilizimin politik dhe është fuqizuar nga VMRO-DPMNE.[33] Për shembull, në vitin 2009, Radio Televizioni i Maqedonisë transmetoi një video të quajtur "Lutja maqedonase" në të cilën u shfaq perëndia duke e thirrur popullin e Republikës së Maqedonisë "kombin më të vjetër në Tokë" dhe "paraardhësit e racës së bardhë", dhe këta të fundit përshkruhen si "Maqedonoidë", për dallim prej negroidëve dhe mongoloidëve.[34] Ky ultranacionalizëm i shoqëruar me theksimin e rrënjëve të lashta të Maqedonisë ka ngritur shqetësime ndërkombëtare në lidhje me rritjen e një lloj autoritarizmi nga partia në pushtet.[35] Nga ana tjetër, ende ekziston një Jugonostalgji e fortë në mesin e popullatës etnike maqedone, e cila ka përfshirë edhe shtetet e tjera ish-Jugosllave.
Nacionalizmi maqedon gjithashtu gëzon mbështetje në mesin e diplomatëve të lartë të Republikës së Maqedonisë që shërbejnë jashtë vendit dhe kjo vazhdon të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, veçanërisht Greqinë. Në gusht të vitit 2017, Konsulli i Republikës së Maqedonisë në Kanada mori pjesë në një eveniment nacionalist maqedon në Toronto ku mbajti një fjalim me një hartë irredentiste të Maqedonisë së Madhe në sfond. Kjo ka shkaktuar protesta të fuqishme nga ana greke,[36][37][38] e cila e sheh këtë si shenjë që pretendimet territoriale mbesin ideologjia mbizotëruese shtetërore dhe praktikë e përditshme politike në vendin fqinj. which regards this as a sign that the irredentism remains the dominant state ideology and everyday political practice in the neighboring country.[39] Megjithatë, pas protestave të forta diplomatike, Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë e dënoi incidentin dhe e thirri diplomatin e saj të kthehej në Shkup për konsultime.[40]
Maqedonizmi (maqedonisht dhe serbisht: Македонизам, Makedonizam; Dimitris Keridis. Historical Dictionary of Modern Greece. Books.google.bg. fq. 101. Marrë më 2015-09-04. {{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!) dhe greqisht: Μακεδονισμός, Makedonismós) është një term politik dhe historik i përdorur në një kuptim polemik për t'iu referuar disa ideve që karakterizojnë nacionalizmin agresiv maqedon.[45][46][47][48][49][50] Para Luftërave Ballkanike idetë maqedoniste ishin të përhapura vetëm në një rreth të ngushtë intelektualësh. Rëndësia e tyre u rrit gjatë periudhës mes dy luftërave botërore si në Maqedoninë e Vardarit ashtu dhe në diasporën majtiste në Bullgari, dhe u përkrahën nga Kominterni. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, këto ide u përkrahën nga partizanët komunistë, të cilët në vitin 1944 formuan Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Maqedonizmi u bë baza e ideologjisë shtetërore të Maqedonisë Jugosllave, që kishte për synim shndërrimin e popullsisë sllave, dhe deri në një masë edhe të asaj jo-sllave, në maqedonë etnikë.[51] Kjo politikë shtetërore është ende aktuale sot në Maqedoninë e Veriut,[52] ku është zhvilluar në disa drejtime. Njëri prej tyre pohon lidhjen e maqedonëve të sotëm me maqedonët e lashtë, në vend të lidhjes me Sllavët e Jugut, ndërkohë që drejtimi tjetër një tjetër i kanë kërkuar të përfshijnë në panteonin kombëtar aktivistët djathtistë të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedone (IMRO), që më parë shiheshin si bullgarofilë.
Termi është përdorur herë pas here në një kuptim apologjetik nga disa autorë maqedonë,[53][54][55][56] , por është përballur poashtu me kritika të forta nga disa me pikëpamje politike të moderuara dhe nga studiues ndërkombëtarë.[57][58]
Rrënjët e këtij koncepti u zhvilluan së pari në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kontekstin e nismave greke, bullgare dhe serbe për të marrë kontrollin mbi rajonin e Maqedonisë, që në atë kohë ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Fillimisht ishte përdorur në mënyrë përbuzëse për t'iu referuar sllavëve maqedonë, të cilët besonin se ata përbënin një grup etnik të ndryshëm, që dallonte nga fqinjët e tyre. I pari që përdori termin "maqedonist" ishte autori bullgar Petko Slavejkov, i cili e shpiku këtë term në artikullin e tij "Çëshja Maqedone", publilikuar në vitin 1871 në gazetën Makedonija. Megjithatë, ai vuri në dukje se për herë të parë i kishin rënë në vesh ide të tilla që 10 vjet më herët, domethënë rreth vitit 1860. Slavejkovi kritikoi ashpër ata maqedonë që shprehnin aso bindjesh, pasi që ata kurrë nuk kishin treguar një bazë substanciale ku i mbështesnin qëndrimet e tyre. Më tutje Slavejkovi i etiketoi ata me termin "maqedonistë".[59] Sidoqoftë, ata që u akuzuan nga Slaveikovi si maqedonistë, dolën të jenë përfaqësues të lëvizjes që synonte krijimin e gjuhës standarde bullgare, e cila do të mbështetej kryesisht në dialektet maqedone.[60] Një tjetër rast i hershëm i përdorimit të termit "maqedonizëm" haset në një raport të politikanit serb Stojan Novakoviq nga viti 1887. Ai propozoi që të përdorej ideologjia maqedoniste si mjet për të luftuar ndikimin bullgar në Maqedoni, duke promovuar kështu interesat serbe në rajon.[61] Veprimtaria diplomatike e Novakoviqit në Stamboll dhe Shën Petersburg ka luajtur rol të rëndësishëm në realizimin e ideve të tij, veçanërisht nëpërmjet "Shoqatës së Serbo-maqedonasve" që e formoi në Stamboll dhe përmes mbështetjes së tij për Shoqërinë Shkencore dhe Letrare Maqedonase në Shën Petersburg.[62] Gjeopolitika e serbëve në mënyrë të dukshme luajti rolin vendimtar në etnogjenezën e maqedonëve, duke promovuar një vetëdije të veçantë maqedone në kurriz të bullgarëve (vlen të përmendet se propaganda serbe në shekullin e 19-të kryesisht i përmbahej serbizimit të drejtpërdrejtë, duke përfshirë politikat e Beogradit në Maqedoninë e Vardarit pas Luftës së Parë Botërore). Në vitin 1888 etnografi maqedono-bullgar, Kuzman Shapkarev, vuri re se si pasojë e kësaj veprimtarie, një etnonim i çuditshëm antik: "Macedonci" (maqedonët) u imponua 10-15 vjet më parë nga disa intelektualë të çuditshëm, mbase me një "qëllim dinak" për të zëvendësuar termin tradicional: "Bugari" (bullgarë).[63]
Në vitin 1892, Georgi Pulevski përfundoi veprën "Historia e përgjithshme sllavo-maqedonase", dorëshkrimi i së cilës kalonte të 1700 faqet.[64] Sipas atij libri, maqedonët e lashtë ishin sllavë kurse sllavo-maqedonët ishin vendas në Ballkan, për dallim nga bullgarët dhe serbët, të cilët erdhën shumë shekuj më vonë. Rrënja e një përzierjeje të tillë indigjene mes Ilirizmit dhe Pansllavizmit mund të shihet në veprën e Spiridon Gabrovskit "Historia e përmbledhur e popullit sllavo-bullgar" (1792), dorëshkrimi origjinal i të cilit u gjet në vitin 1868 nga shkencëtari rus Aleksandër Hilferding gjatë udhëtimit të tij në Maqedoni..[65] Gabrovski u përpoq të krijonte një lidhje midis bullgarëve dhe maqedonëve në njërën anë, dhe ilirëve e maqedonëve të lashtë në anën tjetër, ku këta të fundit sipas tij ishin poashtu sllavë. Axhenda kryesore e kësaj historie mbi bullgaro-iliro-maqedonët mitikë ishte të pohonte se sllavët maqedonë dhe bullgarë ishin ndër banorët autoktonë të Ballkanit.[66]
Ithtarët e mëpasëm të ideve maqedoniste në fillim të shekullit të 20-të, ishin dy studiues tjerë serbë, gjeografi Jovan Cvijiq[67] dhe gjuhëtari Aleksandar Beliq.[68] Ata pretendonin që sllavët e Maqedonisë ishin "Sllavomaqedonë", një masë amorfe sllave, as bullgare, as serbe. Kjo pikëpamje u mbështet gjithashtu nga disa intelektualë perëndimorë, ku spikat Oswald Spengler.[69][failed verification] Cvijiq më tej argumentonte se etnonimi tradicional "bugari" (bullgarët) me të cilin e quante veten popullata sllave e Maqedonisë, në të vërtetë do të thoshte raja, dhe në asnjë rast nuk nënkuptonte përkatësinë etnike bullgare. Në studimet e tij etnografike mbi sllavët e Ballkanit, Cvijiq sajoi një "tip qendror" (sllavomaqedonë dhe torlakë), që dallonte si nga "tipi dinarik" (varianti kryesor etnografik "serb") dhe "tipi i Ballkanit Lindor" (që përfaqësonte bullgarët, por që përjashtonte Bullgarinë Perëndimore). Bullgarët e vërtetë i përkisnin vetëm "tipit të Ballkanit Lindor" dhe ishin një përzierje e sllavëve, grupeve "turaniane" (bullgarë, cumanë dhe turq) dhe vllehëve, dhe si të tillë, ishin ndryshe nga sllavët e tjerë të jugut për nga përbërja e tyre etnike. Më e rëndësishmja, karakteri i tyre kombëtar ishte padyshim jo-sllav. Bullgarët ishin të zellshëm dhe të trashë. Ata ishin popull pa imagjinatë dhe për këtë arsye domosdoshmërisht pa art dhe kulturë. Kjo karikaturë e bullgarëve lejoi dallimin e tyre të qartë prej "tipit qendror", ku Cvijiqi fuste sllavët e Maqedonisë, bullgarët perëndimorë (shopët) dhe torlakët, një tip kryesisht sllav (dmth. serbë të vjetër) dhe rrjedhimisht jo-bullgar. Sot, këto pikëpamje të vjetëruara serbe janë propaganduar nga disa studiues dhe politikanë bashkëkohorë maqedonë, si rikrijim i keq i kësaj pseudo-shkencore racore.
Disa ideologë pansllavistë të Rusisë, një shteti që më parë kishte qenë përkrahës i Bullgarisë së Madhe, i përvetësuan këto ide si kundërpërgjigje ndaj politikës rusofobe të Bullgarisë në fillim të shekullit të 20-të.[70] Në fillim të shekullit të 20-të, propaganda e vazhdueshme serbe kishte arritur me sukses ta nguliste në opinionin publik evropian konceptin e sllavëve maqedonë, emër i cili filloi të përdorej pothuaj po aq shpesh sa emri bullgarë. Në të njëjtën kohë ithtarët e Lufta Greke për Maqedoninë, si Germanos Karavangelis, e popullarizuan idenë e një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes sllavëve lokalë dhe maqedonëve të lashtë.[71] Megjithatë, një raport i vitit 1914 nga Carnegie Council for Ethics in International Affairs thotë se serbët dhe grekët i klasifikonin sllavët e Maqedonisë si "sllavomaqedonas" për qëllime politike, dhe për të fshehur ekzistencën e bullgarëve në atë rajon.[72] Megjithatë, pas Luftërave Ballkanike (1912-1913) Maqedonia Osmane u copëtua kryesisht mes Greqisë dhe Serbisë, e kjo pati si pasojë helenizimin, respektivisht serbizimin e popullsisë sllave. Përdorimi i termit sllavomaqedonas në përgjithësi pushoi të përdorej në të dyja vendet.
Nacionalistët e parë maqedonë u shfaqën në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, jashtë Maqedonisë. Përgjatë jetës së tyre, shumica nga ta shprehën deklarata kontradiktore lidhur me kombësinë e tyre dhe mbi përkatësinë etnike të sllavëve që jetonin në Maqedoni. Konceptet e tyre pro-maqedone i formësuan pas kontakteve me disa qarqe pansllaviste në Serbi dhe Rusi. Mungesa e motiveve të ndryshme etnike duket se konfirmohet nga fakti se në veprat e tyre ata shpesh përdorën emërtimet bullgaro-maqedon, bullgarët maqedonë dhe sllavët maqedonë për t'i emërtuar bashkatdhetarët e tyre. Përfaqësues të këtij qarku ishin Georgi Pulevski, Theodosi i Shkupit, Kërste Misirkov, Stefan Dedov, Atanas Razdolov, Dimitrija Çupovski dhe të tjerë. Gati të gjithë nga këta vdiçën në Bullgari. Pjesa dërrmuese e valës pasuese të maqedonistëve ishin politikanë majtistë, të cilët ndërruan përkatësinë e tyre etnike nga bullgar në maqedon përgjatë viteve 1930-ta, pas njohjes së etnisë maqedone nga Kominterni. Këtu bëjnë pjesë: Dimitar Vlahov, Pavel Shatev, Panko Brashnarov, Venko Markovski, Georgi Pirinski, Sr. etj. Aktivistët e tillë maqedonë, që vinin nga Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase dhe Partia Komuniste e Bullgarisë, asnjëherë nuk u çliruan plotësisht nga tendencat e tyre pro-bullgare.[73]
Ndër këndvështrimet dhe mendimet që shpesh shihen si përfaqësuese të nacionalizmit maqedon dhe që kritikohen si pjesë të "maqedonizmit" nga ata që përdorin këtë term, janë ato në vijim:
Tjera fusha ku ka polemika mes bullgarëve dhe maqedonëve janë:
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e |url=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Missing or empty |title=
(help)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.