From Wikipedia, the free encyclopedia
Pansllavizmi - Rrymë politike që synonte bashkimin e të gjithë popujve sllavë në një shtet të vetëm nën hegjemoninë e Rusisë.[1] Ideologji shoveniste që ka lindur në fillim të shek. XIX në Çekinë sotshme, fillimisht si lëvizje kundër sundimit të habsburgëve. Më vonë, kah mesi i shek XIX kjo lëvizje u zgjerua dhe udhëheqjen e saj e morën intelektualët rusë, të cilët i dhanë edhe karakter politik e kulturor. Kjo u bë për arsye se Rusia ishte fuqi në ekspanzion dhe sllavët që ishin nën sundimin austro-hungarez dhe otoman i drejtuan sytë dhe duart nga Shën Petersburgu – Rusia cariste.[2]
Rusia ka synuar dhe ende synon që popujt sllavë t’i fusë nën një ombrellë. Për ta arritur këtë qëllim, dikur – kinse në emër të mbrojtjes së ortodoksëve – problem të vetëm e kishte Perandorinë Osmane. Turqia edhe sot është problemi më i madh rus, meqë nuk është shuar ëndrra për kontrollin ndaj Bosforit dhe Dardaneleve për ta legjitimuar veten si trashëgimtare të Bizantit e për të qenë përherë faktor në vendimmarrjen botërore. E, nuk është vështirë të mendohet nëse Stambolli do të ishte nën kontrollin rus se çfarë do të ndodhte me shqiptarët. Në rastin “më të mirë” do të ishin forcë ushtarake si kozakët e tatarët që “shpërblehen” e shpërngulen në toka të pabanuara në Rusisë. Sepse, Rusia nuk ka problem tokën nëse e arrin nënshtrimin dhe bindjen e përjetshme të të tjerëve.[3]
Por, gjërat ndryshuan pas vitit 1945 kur filluan shkollat dhe mediat në gjuhën shqipe. Gjuha ishte shqipe, por tekstet ishin të përkthyera nga serbo-kroatishtja dhe tërësisht me ngjyrë të kulturës pansllave për shkak se as komunistët jugosllavë nuk e eleminuan këtë ideologji. Myslimanët në shtetin e sllavëve të jugut nuk kishin mundësi të asimiloheshin në sllavë. Sidomos shqiptarët që edhe gjuhën dhe prejardhjen etnike e kishin tërësisht tjetër. Prandaj, ata u dëbuan në Turqi në disa valë.
Ky ndikim ende është prezent te shqiptarët për shkak se nuk e kanë reformuar sistemin e arsimit, por edhe për shkak se ka kaluar një kohë mjaft e gjatë nën dominim pansllav dhe është krijuar ndikimi, i cili nuk hiqet lehtë. Prandaj, nëse sot vëreni urrejtje ndaj myslimanëve shqiptarë, por edhe ndaj katolikëve, duhet ta dini se ku është burimi.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.