Aleksandri i Madh, përndryshe, Leka Emath.

Fakte të shpejta
Aleksandri i Madh
Leka Emath
Mbreti i Emathisë, Hegjemon i Ligës Epiroye, Shah i Persisë, Faraon i Egjiptit [ BACI LEKA ]
Leka Emath duke u ndeshur me mbretin persian Darius i III. Nga Mozaiku i Lekës, nga Pompei, në Napoli, Museo Archeologico Nazionale.
Mbretërimi 336 P.K.-323 P.K.
Lindur më 21 korrik 356 p.e.s.
Pella, Maqedonia e lashtë
Vdekur më 13 qershor 323 p.e.s.
Babiloni
Varrimi Aleksandria (Egjipt)
Predeçesori Filipi II
Mbasardhësi Gjeneralët e tij
Konsorti Roksana
Dinastia Emathe
Himni Mbretëror Emath
I jati Filipi II
E jëma Olimpia e Epirit
Mbylle

Kishte qenë mbret i mbretërisë së lashtë të Maqedonisë.

Aji ishte me prejardhje Ilire nga mamaja, Olimpia[1], dhe nga mamaja e të’ atit Filip, që ishte Eurodiki[2].

Aji lindi në agim të datës 21 korrik 356 pr.e.s. dhe vdiq më 13 qershor 323 pr.e.s. [3]

Leka Emath ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.s.). Aleksandri lindi në Pella të Maqedonisë së lashtë në vitin 356 p.e.s. Deri në 16 vjeçë mësuesi i tij ishte Aristoteli.

I Ati i tij ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi II, dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar traditën mbretërore. Leka përpara se të fillonte karierën e tij si Mbretëror, mbaroj luftërat civile midis Ilirët dhe Maqedonasit e lashtë, dhe ashtu mblodhi të shumë Ilirë si ushtarë ne Mbretërinë e tij, por edhe Tribalë, edhe Odrisë, dhe filloj karierën e tij[4].

Më vonë pushtoi Grekët, Thrakët, dhe pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.



Vitet e fëmijërisë

Aleksandri lindi në verën e vitit 356 pr.e.s. në Pela, kryeqytet i shtetit antik maqedonas.Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Heraklesit (heroit më të madh mitik grek) dhe Neoptolemit (djalit të heroit legjendar Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve). Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 pr.e.s. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.

Në vitin 356, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Artemisa në Efesos. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. Aleksandri ishte biri i mbretit Filipit II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpias, e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aiakidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

Thumb
Mirtal ose Olympia e ëma e Aleksandrit
Thumb
Filipi II

Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe princeshës Myrtale, që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit I të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.

Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpian, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t'i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefalos, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike.

Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.

Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar - Bukefalosin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefalosi u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar.

"Për Zeusin! - i thirri atëherë Filipi Dimaratit, - kali që më bleve është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund ta zbusë. Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalosit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t'i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte.

Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalosin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar. Aleksandër!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen!

Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t'i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj!

-Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, - shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese.

Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha:

- Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t'i vërtetonte. Në 337 pr.e.s, Filipi u nda me Olimpian dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet."

Edukimi i Aleksandrit

Filipi punësoi mësuesit më të mirë për Aleksandrin. Dy prej përgjegjësve ishin Leonida, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonida i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.

Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof i shquar grek, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet.

Thumb
Aleksandri dhe Aristoteli

Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit.

Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Aleksandri i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisean, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes - këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.

Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për "Iliadën", të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit.

Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori: Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetoj mësuesit tim" Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: "Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë".

Ngjitja në fron

Thumb
Aleksandri në Muzeun Arkeologjik të Stambollit

Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t'u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Heladën (Greqinë) dhe në vitin 338 pr.e.s ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t'u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t'ua mbathte këmbëve që të shpëtonte.

Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t'u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin.

Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.

Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë.

Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r.

Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndërsa më vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët). Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 qershor 323 pr.e.s Aleksandri mori pjesë në një banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 qershor 323 pr.e.s, në Babiloni, por amaneti i tij ishte te varrosej në Aleksandri dhe ashtu u bë. Pak para se të vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.”

Komandant

Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollonit për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.

Miti Aleksandrit

Thumb
Harta e shtrijes së pushtetit të Aleksandrit të Madh

Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskandar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famshme, shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se “jeton dhe mbretëron.”

Varri i Aleksandrit të Madh gjendet sot në zemër të Aleksandrisë së Egjiptit- por nën rrënojat që janë shkaktuar nga tërmetet gjatë historisë. Kërkimet arkeologjike për ta gjetur vazhdojnë ende. Varri apo katakombi i zbuluar është në regjionin e Komel el Dika, në zemër të Aleksandrisë, gjashtëdhjetë metra nga xhamia e Nebih Danielit, ku sipas besimit tradicional arab gjendet varri i udhëheqësit të madh ushtarak. Varri thuhet se kishte qenë i mbyllur dhe i fshehur gjatë shekullit 3 dhe 4 të erës së re, gjatë ndërrimit të religjionit në Perandorinë Romake është mbrojtur nga shkatërrimi[5][6]

Aleksandri në art

Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parrojtur njësoj si perëndia greke e Diellit, Helios, dhe me një kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e gjeneratës së tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim inspirimi për shumë artist; të cilët nuk hezituan ta gjallëronin nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore mitin e tij

Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.

Një nga filmat më të realizuar për Aleksandrin e Madh është ai hollivudian në vitin 2004 (Alexander), me aktorin Colin Farell në rolin e Aleksandrit.[7]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.