Monoedukimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shiko gjithashtu: Koedukimi
Monoedukimi i njohur gjithashtu edhe si edukimi njëgjinor (e kundërta e koedukimit) është praktika e kryerjes së edukimit me nxënës dhe/ose studentë meshkuj ose femra që ndjekin klasa të veçanta, madje edhe objekte ose shkolla të veçanta. Praktika e shkollimit njëgjinor ishte e zakonshme përpara shekullit XX, veçanërisht në arsimin e mesëm dhe të lartë. Ajo ishte karakteristikë e shkollës së vjetër tradicionale.[1]