Arsimi
të mësuarit në të cilin njohuritë dhe aftësitë transferohen përmes mësimdhënies / From Wikipedia, the free encyclopedia
Arsimi është proces i përvetësimit të njohurive, aftësive, vlerave, besimeve dhe zakoneve. Metodat arsimore përfshijnë mësimdhënien, trainimin, ligjërimin, diskutimin dhe hulumtimin e drejtuara. Arsimi shpesh bëhet nën drejtimin e arsimtarëve, megjithatë nxënësit gjithashtu mund të arsimohen vetë (vetëarsimohen). [1] Arsimi mund të zhvillohet në ambiente formale ose joformale dhe çdo përvojë që ka një efekt arsimor (formues) në mënyrën se si dikush mendon, ndihet ose vepron mund të konsiderohet arsim. Shkenca mbi arsimin dhe mësimdhënien zakonisht quhet pedagogji.
Lidhja e arsimit me punën (intelektuale dhe fizike) ka rëndësi të veçantë sepse supozon zhvillimin e tërësishëm të njeriut gjë e cila pastaj mundëson komunikim dhe funksionim normal të njeriut në rrethin e gjërë shoqëror.