From Wikipedia, the free encyclopedia
Arsimi i mesëm përfshin dy faza në shkallën e Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Arsimit - ISCED. Niveli 2 ose arsimi i mesëm i ulët konsiderohet faza e dytë dhe përfundimtare e arsimit bazë, dhe niveli 3 ose arsimi i mesëm i lartë është faza para arsimit terciar. Arsimi i mesëm zakonisht zhvillohet pas 5 ose 6 viteve të arsimit fillor dhe pasohet nga arsimi i lartë, arsimi profesional ose punësimi.[1] Ashtu sikurse arsimi fillor, në shumicën e vendeve, edhe arsimi i mesëm është i detyrueshëm, të paktën deri në moshën 16 vjeçare. Fëmijët zakonisht hyjnë në fazën e arsimit të mesëm të ulët rreth moshës 11 vjeçare. Edukimi dhe arsimi i detyrueshëm ndonjëherë dhe në disa vende shtrihet deri në moshën 19 vjeçare.
Që nga viti 1989, arsimi shihet si një e drejtë themelore e njeriut për një fëmijë; Neni 28 i Konventës për të Drejtat e Fëmijës thotë se arsimi fillor duhet të jetë falas dhe i detyrueshëm ndërsa format e ndryshme të arsimit të mesëm, përfshirë arsimin e përgjithshëm dhe profesional, duhet të jenë të disponueshme dhe të arritshme për çdo fëmijë. Para hartimit dhe miratimit të dokumentit ndërkombëtar ISCED terminologjia arsimore në nivel ndërkombëtar ishte e vështirë dhe e ngatërruar. Vetëm pas miratimit të tij periudha midis arsimit fillor dhe universitetit është ndarë në arsimin e mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë.
Në kohët klasike dhe mesjetare arsimi i mesëm ishte në duar të klerit dhe ofrohej vetëm për bijtë e fisnikërisë dhe djemtë që përgatiteshin për universitete dhe institucione fetare. Ndërsa tregtia e kohës kërkonte aftësi lundrimi, shkencore aq sa edhe aftësi tjera teknike e profesionale. Me Reformacionin, shteti shtriu kontrollin edhe në fushën e arsimit, dhe me Jan Amos Komenskin dhe John Locke mësimdhënia ndryshoi nga përsëritja e teksteve latine në ndërtimin e njohurive te fëmija. Arsimi ishte e drejtë vetëm për një pakicë njerëzish. Deri në mesin e shekullit XIX, shkollat e mesme u organizuan vetëm për të kënaqur nevojat e klasave të ndryshme shoqërore me klasa punëtore 4 vjeçare, klasa tregtare 5 vjeçare dhe për elitat 7 vjeçare. Të drejtat për një arsim të mesëm u kodifikuan sidomos pas vitit 1945, dhe vendet ende po punojnë për të arritur qëllimin e arsimit të mesëm të detyrueshëm dhe falas për të gjithë të rinjtë deri në moshën 19 vjeçare.[2] [3] [4] [5]
Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit i vitit 1997 (ISCED) përshkruan shtatë nivele që mund të përdoren për të krahasuar arsimin ndërkombëtarisht. Brenda një vendi këto mund të zbatohen në mënyra të ndryshme, me nivele të ndryshme moshe dhe emërtimesh lokale. Shtatë nivelet janë:[1]
ISCED 1997
ISCED 2011
Kodi (Niveli) |
Përcaktimi | Niveli korrespondues |
---|---|---|
0 | Arsimi i fëmijërisë së hershme (Arsimi parashkollor 01 dhe 02) | Institucionet parashkollore |
1 | Arsimi fillor | Shkolla fillore |
2 | Arsimi i mesëm i ulët | Shkolla e mesme e ulët |
3 | Arsimi i mesëm i lartë | Shkolla e mesme e lartë |
4 | Arsimi pas sekondar joterciar | Shkolla profesionale |
5 | Arsimi terciar i ciklit të shkurtër | Konservatorium |
6 | Bachelor ose ekuivalent | Studime themelore trivjeçare |
7 | Master ose ekuivalent | Studimet master |
8 | Doktoratura ose ekuivalent | Studimet e doktoraturës |
9 | Nuk është klasifikuar |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.