Martirët e Lumnuar të Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri nga 1945 deri më 1974, ku përpos pesë prej tyre, shumica u vranë 1945 deri më 1950. Të gjithë kishin lindur në periudha të ndryshme nga 1874 deri më 1935; grupi përfshin shqiptarë e italianë dhe një gjerman. Secili prej tyre, përveç katër vetëve, ishin pjesë e jetës fetare si priftërij ose si të devotshëm dhe shërbyen si misionarë ose edukatorë me një mbrujtje shkollore nga qytetet italiane e austriake.

Portretet e Martirëve Katolikë në Shqipëri ditën e ardhjes së Papa Françeskut në Tiranë

Hapja e procesit dioqezan sipas Radio Vatikanit, për lumnimin e këtyre martirëve u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në Katedralen e Shkodrës. U lumnuan dhe shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër.[1]

Lista martirëve

1945

1946

  • Giovanni Fausti (1899-1946), prift i Shoqërisë së Jezuit.
  • Gjon Shllaku (1907-1946), frat i Urdhërit Françeskan.
  • Daniel Dajani (1906-1946), prift i Shoqërisë së Jezuit.
  • Qerim Sadiku (1919-1946), laik i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Mark Çuni (1920-1946), seminarist i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Gjelosh Lulashi (1925-1946), laik i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Alfons Tracki (1896-1946), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Fran Mirakaj (1916-1946), laik i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Josef Marxen (1906-1946), prift i Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës.
  • Bernardin Palaj (1894-1946), frat i Urdhërit Françeskan.

1947

  • Luigj Prendushi (1896-1947), prift i ipeshkvisë së Sapës.
  • Dedë Maçaj (1920-1947), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Mark Gjani (1914-1947), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Serafin Koda (1893-1947), frat i Urdhërit Françeskan.
  • Gjon Pantalia (1887-1947), prift i Shoqërisë së Jezuit.

1948

  • Anton Zogaj (1908-1948), prift i Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës.
  • Frano Gjini (1886-1948), ipeshkëv i dioqezës së Rrëshenit.
  • Mati Prendushi (1881-1948), frat i Urdhërit Françeskan.
  • Çiprian Nika (1900-1948), frat i Urdhërit Françeskan.
  • Dedë Plani (1891-1948), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Ejëll Deda (1917-1948), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Anton Muzaj (1921-1948), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Pjetër Çuni (1892-1945), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Lekë Sirdani (1892-1948), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Josif Mihali (1912-1948), prift i Kishës bizantine shqiptare.

1949

  • Jak Bushati (1890-1949), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Vinçens Prenushi (1885-1949), frat françeskan, ipeshkëv i Durrësit dhe primat i Shqipërisë.

Vitet '50

  • Gaspër Suma (1897-1950), frat françeskan.
  • Marie Tuçi (1928-1950), laike.
  • Jul Bonati (1874-1951), prift i Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës.
  • Karl Serreqi (1911-1954), frat françeskan.
  • Ndoc Suma (1887-1958), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Dedë Malaj (1917-1959), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.

Vitet '60

  • Marin Shkurti (1933-1969), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.

Vitet '70

  • Shtjefën Kurti (1898-1971), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Mikel Beltoja (1935-1974), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.