![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/f/fc/Foto_Martiret_Katolike.png/640px-Foto_Martiret_Katolike.png&w=640&q=50)
Martirët e Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Martirët e Lumnuar të Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri nga 1945 deri më 1974, ku përpos pesë prej tyre, shumica u vranë 1945 deri më 1950. Të gjithë kishin lindur në periudha të ndryshme nga 1874 deri më 1935; grupi përfshin shqiptarë e italianë dhe një gjerman. Secili prej tyre, përveç katër vetëve, ishin pjesë e jetës fetare si priftërij ose si të devotshëm dhe shërbyen si misionarë ose edukatorë me një mbrujtje shkollore nga qytetet italiane e austriake.
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/f/fc/Foto_Martiret_Katolike.png/320px-Foto_Martiret_Katolike.png)
Hapja e procesit dioqezan sipas Radio Vatikanit, për lumnimin e këtyre martirëve u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në Katedralen e Shkodrës. U lumnuan dhe shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër.[1]