From Wikipedia, the free encyclopedia
Dom Ejëll Deda (1917-1948) është një shenjtor katolik shqiptar.
Ejëll Deda lindi në Shkodër, më 22 shkurt 1917. Studimet e para i kreu tek françeskanët, pastaj kaloi në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku studioi edhe teologjinë. U shugurua meshtar më 24 shkurt 1943 në kishën e jezuitëve (Shkodër), ku kremtoi edhe Meshën e Parë të nesërmen, më 25 shkurt. Qe famullitar i Bushatit (Shkodër). Ishte i përshpirtshëm dhe i zellshëm, një meshtar shembullor. Shumë i çmuar dhe i dashur nga populli, si dhe shumë i përzemërt. U arrestua më 12 nëntor 1947 dhe u dënua me dhjetë vjet burg. Vdiq në burg, më 12 maj 1948 “In odium fidei”.[1][2]
U shpall shenjtor i kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër si pjesë e 40 martirëve shqiptarë.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.