From Wikipedia, the free encyclopedia
Dom Dedë Maçaj ishte nje prift dhe shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Dedë Maçaj lindi në Mal të Jushit (Shkodër), më 5 shkurt 1920. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Romë. Gjatë shërbimit ushtarak, edhe pse i disiplinuar, për shkak të fesë së tij katolike qe gjithmonë i përçmuar dhe i keqtrajtuar, siç kanë dëshmuar shokët e tij. U shugurua meshtar më 19 mars 1944 dhe u emërua zëvendës famullitar i Shkodrës. Qe një meshtar i përkryer, i zellshëm dhe i përvuajtur, i dashur, i gatshëm.
U mor në shërbimin ushtarak, pastaj u arrestua si spiun i Vatikanit më 10 mars 1947. Pas torturave të papërshkrueshme u pushkatua më 28 mars 1947, në Përmet (Shqipëri e Jugut), përpara ushtarëve të regjimentit dhe i shkelur prej fanatikëve komunistë. Dëshmitari okularë, bashkëushtari i tij Nikollë Koleci nga Delbnishti (Kurbin) dëshmoi për këtë gjë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.