Lionel Messi
futbollist argjentinas / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lionel Andres Messi Cuccittini (Spanjisht: [ljoˈnel anˈdɾes ˈmesi]; lindur më 24 qershor 1987) është një futbollist profesionst argjentinas i cili luan si sulmues për klubin amerikan Inter Miami dhe kombëtaren argjentinase, ku është edhe kapiten.
Messi në Kupën e Botës 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Lionel Andrés Messi Cuccittini[1] | ||
Datëlindja | (1987-06-24) 24 qershor 1987 (36 vjeç) | ||
Vendlindja | Rosario, Santa Fe, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Inter Miami | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1992–1995 | Grandoli | ||
1995–2000 | Newell's Old Boys | ||
2000–2003 | Barcelona | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2004 | Barcelona C | 10 | (5) |
2004–2005 | Barcelona B | 22 | (6) |
2004–2021 | Barcelona | 520 | (474) |
2021–2023 | Paris Saint-Germain | 58 | (22) |
2023– | Inter Miami | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004–2005 | Argjentina U20 | 18 | (14) |
2007–2008 | Argjentina U23 | 5 | (2) |
2005– | Argjentina | 172 | (98) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 shkurt 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 18 nëntor 2019 |
I konsideruar shpesh si lotjari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave,[3][4][5][6] Messi ka fituar Topin e Artë tetë herë, një rekord unik, katër prej të cilave rresht si dhe gjashtë Këpuca të Artë Evropiane, një rekord. Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën si profesionist te Barcelona, ka fituar plot 32 trofe, një rekord në klub: ai ka fituar dhjetë La Liga, katër tituj të UEFA Ligës së Kampioneve dhe gjashtë Copa del Rey. Një golashënues fantastik dhe organizator krijues, Messi mban rekordin si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe në pesë kampionatet kryesore të Evropës (416), në një sezon të vetëm të La Ligas (50), në një sezon në Evropë (73), në një vit kalendarik (91) dhe në El Clásico. Përveç kësaj, ai ka shënuar tetë hat-trick (tre ose më shumë gola) në Ligën e Kampioneve, një rekord, dhe si ka më shumë asiste në La Liga (166) dhe Copa América (11). Ai ka shënuar 671 gola zyrtar me klubin dhe kombëtaren.
I lindur dhe i rritur në qendër të Argjentinës, Messi u diagnostifikua me mungesë të hormoneve të rritjes. Në moshën 13 vjeç, ai u zhvendos në Spanjë për t'u bashkuar me Barcelonën, që pranoi për të paguar shpenzimet për trajtim mjekësor. Pasi bëri një përparim të shpejtë në skuadrat zinxhir të akademisë së Barcelonës, Messi bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë në moshën 17 vjeç në tetor 2004. Pavarësisht se dëmtohej shpesh në fillimet e karrierës, ai u bë një lojtar thelbësor për ekipin brënda tre viteve të ardhshme, duke përfunduar si finalist për çmimet Topi i Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitin 2007, një rezultat që e përsëriti edhe një vit më pas. Fushata e parë pa dëmtime erdhi në sezonin 2008–09, ku ai ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën e parë të futbollit spanjoll. Në moshën 22 vjeç, Messi fitoi Topin e Artë 2009 dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit 2009 me një diferencë rekord votash.
Tre sezonet e ardhshme ishin shumë të suksesshëm për Messin, që fitoi Topin e Artë edhe tre herë të tjera. Gjatë sezonit 2011–12, ai vendosi rekordin në La Liga dhe Evropë për numrin e golave të shënuar në një sezon, si dhe u bë golashënuesi më i mirë i Barcelonës në kompeticionet zyrtare në mars 2012. Në dy sezonet në vazhdim, Messi përfundoi i dyti në garën për Topin e Artë mbrapa portugezit Cristiano Ronaldo, rivalit të tij të perceptuar. Messi rifitoi formën e tij më të mirë në sezonin e 2014-2015-ës, duke thyer rekordin për numrin e golave në La Liga dhe Ligën e Kampioneve në nëntor 2014,[note 1] duke udhëhequr Barcelonën drejt një triplete të dytë historike.
Në nivel ndërkombëtar, Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës. Me të rinjtë, ai fitoi FIFA Kampionatin Botëror të të rinjëve 2005, duke fituar Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe Topin e Artë si lojtari më i mirë, si dhe medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike 2008. Stili i tij i lojës si një driblues këmbëmajtë solli krahasime me bashkatëdhetarin Diego Maradona, i cili e shpalli talentin si pasardhësin e tij. Pasi debutoi me ekipin e parë në gusht 2005, Messi u bë lojtari më i ri që luan dhe shënon në FIFA Kupën e Botës gjatë edicionit 2006, si dhe arriti edhe finalen e Copa América 2007, ku u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i turnamentit. Si kapiteni i ekipit që nga gushti 2011, ai udhëhoqi ekipin në tre finale rresht: në Kupën e Botës 2014, ku ai fitoi Topin e Artë si lojtari i turnamentit, si dhe edicionet 2015 dhe 2016 të Copa América. Pasi deklaroi tërheqjen nga kombëtarja në vitin 2016, Messi ktheu vendimin e tij dhe i siguroi Argjentinës kualifikimin në Kupën e Botës 2018.një vend i tretë në Copa América 2019, dhe fitoi Copa América 2021,dhe boterorin e 2022-it. ndërsa fitoi çmimin Topin e Artë dhe Këpucën e Artë për këtë të fundit. Kjo arritje do ta shihte atë të merrte Topin e Artë të shtatë rekord në vitin 2021. Në vitin 2022, ai drejtoi vendin e tij për të fituar Kampionati Botëror i Futbollit 2022, për të cilën fitoi Topin e Artë për herë të dytë rekord dhe theu rekordin për më shumë paraqitjet në turnetë e Kupës së Botës me 26 ndeshje të luajtura. Messi ka mbështetur kompaninë e veshjeve sportive Adidas që nga viti 2006. Sipas France Football, ai ishte futbollisti më i paguar në botë për pesë nga gjashtë vitet midis 2009 dhe 2014 dhe u rendit sportisti më i paguar në botë nga Forbes në 2019 dhe 2022. Messi ishte ndër 100 njerëzit më me ndikim të Time në botë në 2011 dhe 2012. Në shkurt 2020, ai u nderua me çmimin Laureus World Sportsman of the Year, duke u bërë kështu futbollisti i parë dhe atleti i parë i sportit ekipor që fitoi çmimin. Më vonë atë vit, Messi u bë futbollisti i dytë dhe atleti i dytë i sportit ekipor që tejkaloi 1 miliard dollarë fitime në karrierë.