From Wikipedia, the free encyclopedia
2018 FIFA Kupa e Botës ishte edicioni i 21të i FIFA Kupës së Botës, një turnament ndërkombëtar futbolli që zhvillohet një herë në katër vite dhe që luhet midis ekipeve kombëtare anëtar të FIFA-s. U zhvillua në Rusi nga 14 qershor 2018 e deri më 15 korrik 2018.[1] Ishte edicioni i parë i Kupës së Botës që u zhvillua në Evropën lindore, dhe edicioni i 11të i zhvilluar në Evropë.[2] Ky edicion i Kupës së Botës rezultoi të ishte më i kushtueshmi në histori me shpenzimet për organizimin e tij që arritën rreth 14.2 miljard $. Gjithashtu ishte edhe edicioni i parë ku u vendos edhe përdorimi i sistemit Video assistant referee (VAR).[3]
Чемпионат мира по футболу FIFA 2018 Chempionat mira po futbolu FIFA 2018 | |
---|---|
Detajet | |
Vendi pritës | Rusia |
Datat | 14 qershor – 15 korrik |
Skuadrat | 32 (nga 5 konfederata) |
Stadiumet | 12 (në 11 qytete pritëse) |
Renditja përfundimtare | |
Kampionët | Franca (titulli i 2-të) |
Vendi i dytë | Kroacia |
Vendi i tretë | Belgjika |
Vendi i katërt | Anglia |
Statistikat | |
Ndeshje të luajtura | 64 |
Gola të shënuar | 169 (2,64 për ndeshje) |
Pjesëmarrja | 3.031.768 (47.371 për ndeshje) |
Golashënuesi më i mirë | Harry Kane (6 gola) |
Lojtari më i mirë | Luka Modrić |
Lojtari i ri më i mirë | Kylian Mbappé |
Portieri më i mirë | Thibaut Courtois |
Çmimi Fair Play | Spanja |
Në turnament moren pjesë 32 skuadra, 31 prej të cilave siguruan pjesmarrjen nga fazat kualifikuese, kurse vendi mikpritës u kualifikua automatikisht. Njëzet nga 32 ekipet pjesmarrëse kishin luajtur gjithashtu edhe në turnamentin e vitit 2014, kurse Islanda dhe Panamaja bënë debutimin e tyre në një Kupë Bote. Gjithsej u luajtën 64 ndeshje në 12 stadiume në 11 qytete të ndryshme.[4]
Finalja u zhvillua më 15 korrik në Stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërmjet Francës dhe Kroacisë. Franca fitoi ndeshjen 4–2 për të fituar trofeun e tyre të dytë në histori, duke u bërë trofeu i katërt rresht që fitohet nga një ekip evropian.[5]
Procedura e kandidaturës për të organizuar Kupën e Botës 2018 dhe 2022 filloi në janar 2009, dhe vendet e interesuara kishin kohë deri më 2 shkurt 2009 për t'u regjistruar për kandidaturë.[6] Për edicionin e 2018-tës ishin fillimisht nëntë kandidatura, por Meksika më vonë u tërhoq nga procedura,[7] kurse kandidatura e Indonezisë u refuzua nga FIFA në shkurt 2010 pasi qeveria indonezia kishte dështuar të dërgonte një letër që mbështeste kandidaturën e tyre. Gjatë procesit, tre jo-kombe të UEFA-s (Australia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) hoqën dorë gradualisht nga kandidatura për edicionin e 2018-tës, kurse kombet e UEFA-s hoqën dorë nga edicioni i 2022-shit. Si përfundim ngelën vetëm katër kandidatura për Kupën e Botës 2018, dy prej të cilave ishin kandidatura të përbashkëta: Anglia, Rusia, Holanda/Belgjika dhe Portugalia/Spanja.
22 anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s u mblodhën më 2 dhjetor 2010 në Zyrih për të votuar vendet organizatore të dy turnamenteve të ardhshme.[8] Rusia fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2018 në raundin e dytë të votimit. Kandidatura e Portugalisë/Spanjës u rendit e dyta kurse e Holandës/Belgjikës e treta. Anglia, e cila po kandidonte për të organizuar turnamentin për herë të dytë në histori, u eliminua në raundin e parë.[9]
Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:[10]
Kandidaturat | Votat | |
---|---|---|
Raundi 1 | Raundi 2 | |
Rusia | 9 | 13 |
Portugalia / Spanja | 7 | 7 |
Belgjika / Holanda | 4 | 2 |
Anglia | 2 | Eliminuar |
Federata Angleze e Futbollit dhe të tjerë ngritën shqetësimin e rryshfeteve nga ana e palës ruse dhe korrupsion nga antarët e FIFA-s. Ata pretenduan se katër antar të komitetit ekzekutiv kishin kërkuar rryshfet për të votuar për Anglinë, kurse Sepp Blatter tha se vendimi për të shpallur Rusinë fituese ishte marrë para se votimi të kryhej.[11] Një hetim i brëndëshëm, i quajtur si 2014 Garcia Report i kryer nga Michael J. Garcia, u tërhoq nga publikimi në shtyp nga Hans-Joachim Eckert, kryetari i FIFA-s i gjykimit mbi çështjet etike. Në vend të kesaj Eckert nxorri një përmbledhje të shkurtër, dhe refuzimi i FIFA-s për të publikuar hetimin e plotë solli dorëheqjen e Garcias në shenjë proteste.[12] Për shkak të polemikave, Federata Angleze refuzoi të pranone teorinë e Eckert që shfajsonte Rusinë, me Greg Dyke që bëri thirrje për ri-ekzaminimin e çështjes kurse David Bernstein bëri thirrje për të bojkotuar turnamentin.[13][14]
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, të gjithë shtetet e disponueshme – të 209 shtetet anëtare të FIFA-s duke hequr shtetin e kualifikuar automatikisht Rusinë – aplikuan për të hyrë në fazat kualifikuese.[15] Zimbabveja dhe Indonezia u skualifikuan para se të luanin ndeshjet e tyre të para,[16][17] kurse Gjibraltari dhe Kosova, të cilat ju bashkuan FIFA-s më 13 maj 2016, shënuan pjesmarrjen e tyre të parë.[18] Ndeshja e parë kualifikuese u zhvillua më 12 mars 2015 në Dili midis Timori Lindor dhe Mongolisë, si pjesë e fushatës kualifikuese afrikane,[19] kurse shorti i fazës kryesore kualifikuese u hodh në pallatin Konstantinovsky të Shën Petersburgut, më 25 korrik 2015.[20][21][22]
Nga 32 ekipet e kualifikuara për të luajtur në 2018 FIFA Kupën e Botës, 20 prej tyre kishin luajtur edhe në edicionin e kaluar. Islanda dhe Panamaja u kualifikuan për herë të parë, me të parën që u bë shteti me popullsinë më të vogël që luan në një Kupë Bote.[23] Ekipe të tjera që rikthehen pas disa mungesave janë: Egjipti, rikthehet në turnament për herë të parë që nga viti 1990, Maroku, që për herë të fundit garoi në 1998, Peruja, rikthim që nga 1982 dhe Senegali, e cila konkuronte për herë të dytë pasi arriti çerek-finalet në edicionin e 2002-shit. Ishte gjithashtu hera e parë që tre shtete nordike (Danimarka, Islanda dhe Suedia dhe katër shtete arabe (Egjipti, Maroku, Arabia Saudite dhe Tunizia) kualifikohen për një Kupë Botë.[24]
Shtetet me reputacion që dështuan të siguronin pjesmarrjen ishin katër herë kampionët e botës Italia (për herë të parë që nga 1958), tre herë finalistët dhe vendi i tretë në edicionin e 2014-tës Holanda (për herë të parë që nga 2002), katër herë kampionët e Afrikës Kameruni, dy herë fituesi i Copa América dhe finalisti i 2017 FIFA Kupës së Konfederatave Kili, fituesi i 2016 OFC Kupës së Kombeve Zelanda e Re dhe fituesit e 2017 CONCACAF Kupës Gold Shtetet e Bashkuara të Amerikës (për herë të parë që nga 1986). Shtete të tjera me repucation që deshtuan të siguronin pjesmarrjen ishin Gana dhe Bregu i Fildishtë; të dyja këto ekipe kishin luajtur në tre edicionet e fundit.[25]
Shënim: Numrat në krah të djathtë të ekipeve tregojnë pozicionin në renditjen botërore të FIFA-s[26]
|
|
|
|
Shorti u mbajt më 1 dhjetor 2017 në orën 18:00 (ora e Moskës) në pallatin State Kremlin në Moskë.[27][28] Të 32 ekipet u ndan në 8 grupe me nga 4 secila, duke zgjedhur nga një ekip nga të katër vazot.
Për shortin, ekipet u ndanë në katër vazo bazuar në pozicionin e tyre në renditjen botërore të FIFA-s në tetor 2017. Vazoja 1 mban vendin organizator Rusinë (e cila hyri automatikisht) dhe shtatë ekipet më të mira, kurse vazoja 2 mban tetë ekipet e tjera më të mira edhe kështu me rradhë.[29] Ky short ishte i ndryshëm nga herët e tjera pasi vetëm vazoja 1 u bazua në renditjen e FIFA-s kurse vazot e tjera u bazuan në konsideratat gjeografike. Megjithatë, ekipet nga e njëjta konfederatë nuk u shortuan midis njëra-tjetrës për fazën e grupeve, përjashtuar vetëm dy ekipe të UEFA-s që mund të binin në të njëjtin grup.
Vazo 1 | Vazo 2 | Vazo 3 | Vazo 4 |
---|---|---|---|
Rusia (65) (vëndi pritës) |
Spanja (8) |
Danimarka (19) |
Serbia (38) |
Fillimisht, çdo ekip duhej të prezantonte një list me 30 lojtarë, por në shkurt 2018, lista u rrit deri në 35 lojtarë.[30] Pas ekipit fillestar, skuadrat duhej të emëronin një ekip final me 23 lojtarë (tre prej tyre detyrimisht portierë) deri më 4 qershor. Lojtarët që mund të pësonin një dëmtim serioz mund të zëvëndësoheshin 24 orë para ndeshjes së parë të ekipit dhe këto zëvëndësues mund edhe të mos ishin detyrimisht pjesë e ekipit fillestar.[31]
35 lojtarët e përfshirë në ekipin fillestar duhej ti nënshtroheshin një testi të detyrushëm nga 21 deri më 27 maj 2018, me përjashtim të atyrë që luajtën në 2018 Finalen e UEFA Ligës së Kampioneve që u zhvillua më 26 maj.[32]
Më 29 mars 2018, FIFA publikoi listën e 36 gjyqtarëve dhe 63 ndihmësve për të drejtuar ndeshjet.[33] Më 30 prill 2018, FIFA gjithashtu publikoi edhe listën e 13 gjyqtarëve që do të ishin pjesë e VAR (video assistant referee), me synimin për të ndihmuar në rastet e dyshimta.[34]
Gjyqtari Fahad Al-Mirdasi i Arabisë Saudite u hoq nga lista më 30 maj 2018 me tentativën e trukimit të ndeshjeve,[35] sëbashku me dy ndihmësit e tij, Mohammed Al-Abakry dhe Abdulah Al-Shalwai. Ai nuk u zëvëndësua nga një gjyqtar tjetër, por nga dy ndihmësa, Hasan Al Mahri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Hiroshi Yamauchi i Japonisë, të cilët u shtuan në listë.[36][37] Ndihmës gjyqtari Marwa Range i Kenjas hoqi dorë pasi BBC publikoi një hetim të kryer nga një gazetar ganez që implikonte Rangen në një skandal rryshfeti.[38]
Lista e zyrtarëve | |||
---|---|---|---|
Konfederata | Gjyqtarët | Ndihmës-gjyqtar | Video assistant referee |
AFC | Alireza Faghani (Irani) | Reza Sokhandan (Irani) Mohammadreza Mansouri (Irani) |
Abdulrahman Al-Jassim (Katari) |
Ravshan Irmatov (Uzbekistani) | Abdukhamidullo Rasulov (Uzbekistani) Jakhongir Saidov (Uzbekistani) | ||
Mohammed Abdulla Hassan Mohamed (United Arab Emirates) | Mohamed Al Hammadi (United Arab Emirates) Hasan Al Mahri (United Arab Emirates) | ||
Ryuji Sato (Japonia) | Toru Sagara (Japonia) Hiroshi Yamauchi (Japonia) | ||
Nawaf Shukralla (Bahraini) | Yaser Tulefat (Bahraini) Taleb Al Maari (Katari) | ||
CAF | Mehdi Abid Charef (Algeria) | Anouar Hmila (Tunizia) | |
Malang Diedhiou (Senegali) | Djibril Camara (Senegali) El Hadji Samba (Senegali) | ||
Bakary Gassama (Gambia) | Jean Claude Birumushahu (Burundi) Abdelhak Etchiali (Algeria) | ||
Gehad Grisha (Egypt) | Redouane Achik (Maroku) Waleed Ahmed (Sudani) | ||
Janny Sikazwe (Zambia) | Jerson Dos Santos (Angola) Zakhele Siwela (South Africa) | ||
Bamlak Tessema Weyesa (Etiopia) | |||
CONCACAF | Joel Aguilar (El Salvador) | Juan Zumba (El Salvador) Juan Carlos Mora (Kosta Rika) |
|
Mark Geiger (Shtetet e Bashkuara) | Frank Anderson (Shtetet e Bashkuara) Joe Fletcher (Kanada) | ||
Jair Marrufo (Shtetet e Bashkuara) | Corey Rockwell (Shtetet e Bashkuara) | ||
Ricardo Montero (Kosta Rika) | |||
John Pitti (Panamaja) | Gabriel Victoria (Panamaja) | ||
César Arturo Ramos (Meksika) | Marvin Torrentera (Meksika) Miguel Hernández (Meksika) | ||
CONMEBOL | Julio Bascuñán (Kili) | Carlos Astroza (Kili) Christian Schiemann (Kili) |
Wilton Sampaio (Brazili) Gery Vargas (Bolivia) Mauro Vigliano (Argjentina) |
Enrique Cáceres (Paraguaji) | Eduardo Cardozo (Paraguaji) Juan Zorrilla (Paraguaji) | ||
Andrés Cunha (Uruguaji) | Nicolás Tarán (Uruguaji) Mauricio Espinosa (Uruguaji) | ||
Néstor Pitana (Argjentina) | Hernán Maidana (Argjentina) Juan Pablo Belatti (Argjentina) | ||
Sandro Ricci (Brazili) | Emerson de Carvalho (Brazili) Marcelo Van Gasse (Brazili) | ||
Wilmar Roldán (Kolumbia) | Alexander Guzmán (Kolumbia) Cristian de la Cruz (Kolumbia) | ||
OFC | Matthew Conger (Zelanda e Re) | Simon Lount (Zelanda e Re) Tevita Makasini (Tonga) |
|
Norbert Hauata (Tahiti) | Bertrand Brial (Kaledonia e Re) | ||
UEFA | Felix Brych (Gjermania) | Mark Borsch (Gjermania) Stefan Lupp (Gjermania) |
Bastian Dankert (Gjermania) Artur Soares Dias (Portugalia) Paweł Gil (Polonia) Massimiliano Irrati (Italia) Tiago Martins (Portugalia) Danny Makkelie (Holanda) Daniele Orsato (Italia) Paolo Valeri (Italia) Felix Zwayer (Gjermania) |
Cüneyt Çakır (Turqia) | Bahattin Duran (Turqia) Tarık Ongun (Turqia) | ||
Sergei Karasev (Rusia) | Anton Averianov (Rusia) Tikhon Kalugin (Rusia) | ||
Björn Kuipers (Holanda) | Sander van Roekel (Holanda) Erwin Zeinstra (Holanda) | ||
Szymon Marciniak (Polonia) | Paweł Sokolnicki (Polonia) Tomasz Listkiewicz (Polonia) | ||
Antonio Mateu Lahoz (Spanja) | Pau Cebrián Devís (Spanja) Roberto Díaz Pérez (Spanja) | ||
Milorad Mažić (Serbia) | Milovan Ristić (Serbia) Dalibor Đurđević (Serbia) | ||
Gianluca Rocchi (Italia) | Elenito Di Liberatore (Italia) Mauro Tonolini (Italia) | ||
Damir Skomina (Sllovenia) | Jure Praprotnik (Sllovenia) Robert Vukan (Sllovenia) | ||
Clément Turpin (FrancA) | Cyril Gringore (Franca) Nicolas Danos (FrancA) |
Pak pas vendimit të Bordit të Shqoqatës Ndërkombëtare të Futbollit për të vendosur sistemin "Video assistant referee" (VAR) në ligjet e lojës, më 16 mars 2018, këshill i FIFA-s mori vendimin e pritshëm për të miratuar përdorimin e VAR për herë të parë në një edicion të FIFA Kupës së Botës.[39][40]
Ndërhyrjet e VAR në çdo ndeshje u kryen nga një zyrë e vetme në Moskë, e cila merr video direkt të ndeshjeve dhe janë në kontakt me radio me gjyqtarët e ndeshjeve.[41] Sistemet ishin në vend për të komunikuar informacione në lidhje me VAR dhe ishin të dukshme në ekranet e çdo stadiumi për tifozët e pranishëm.[41]
VAR kishte një ndikim të rëndësishëm në disa ndeshje.[42] Më 15 qershor 2018, goli i Diego Kostës kundër Portugalisë u bë goli i parë pas vendimit të VAR; penalltia e parë me vendim të VAR ju dha Francës në ndeshjen ndaj Australisë një ditë më vonë dhe u shënua nga Antoine Griezmann.[43][44] Një numër rekord penalltishë u dhanë gjatë turnamentit, me VAR që luajti një rol të rëndësishëm.[45] Përgjithshisht, VAR u vlerësua dhe kritikua nga komentatorë dhe analistë.[46] FIFA e quajti vendosjen e VAR në turnament një sukses që në javën e parë të përdorimit.[47]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Stadiumet e FIFA Kupës së Botës 2018. |
Rusia propozoi këto qytete për të zhvilluar turnamentin: Kaliningradin, Kazanin, Moskën, Nizhny Novgorodin, Rostovin, Shën Petersburgun, Samarën, Saranskun, Soçin, Volgogradin, Yaroslavlin dhe Jekaterinburgun.[48] Shumica e qyteteve janë në Rusinë Evropiane kurse qytete si Soçi dhe Jekaterinburgu ndodhen aftër kufirit Evropë-Azi, për të paksuar kohën e udhëtimit për skuadrat.[49][50] Vlersimi i raportit të kanditaturës thoshte: "Kandidatura ruse propozon 13 qytete dhe 16 stadiume, duke kaluar kështu kriteret minimale të FIFA-s. Tre nga këto 16 stadiume do të rindërtohen, kurse 13 të tjerat do të ndërtohen".[51]
Në tetor 2011, Rusia uli numrin e stadiumeve nga 16 në 14. Ndërtimi i stadiumit të propozuar Podolsk në rajonin e Moskës u anullua nga qeveria rajonale, dhe gjithashtu në kryeqytet, stadiumi Otkrytiye Arena po konkuronte me Stadiumin Dynamo se kush do të ndërtohej i pari.[52]
Zgjedhja finale e stadiumeve pritëse u zyrtarizua më 29 shtator 2012. Numri i qytete u paksua sërisht duke shkuar 11 kurse numri i stadiumeve ra në 12; Krasnodari dhe Yaroslavl u hoqën nga lista. Nga 12 stadiumet e përdorura për turnamentin, 3 prej tyre (Luzhniki, Jekaterinburgu dhe Soçi) ju nënshtruan një rinovim madhor kurse nëntë stadiumet e tjera ishin të reja. 11.8 miljard $ u përdorën për të pritur turnamentin.[53]
Sepp Blatter në korrik 2014 deklaroi se, duke parë shqetësimet në përfundimin e stadiumeve të Rusisë, numri i stadiumeve për të zhvilluar turnamentin mund të ulej nga 12 në 10. Ai gjithashtu shtoi: "Neve nuk do të jemi në një situatë, si në rast të një, dy ose tre stadiume në Afrikën e Jugut, ku qëndron një problem se çfarë do të bëhet me këto stadiume".[54]
Në tetor 2014, në vizitën e parë zyrtare në Rusi, komiteti inspektues i FIFA-s dhe kryetari i saj Chris Unger vizituan Shën Petersburgun, Soçin, Kazanin dhe Moskën. Ata ishin të kënaqur me punimet.[55]
Më 8 tetor 2015, FIFA dhe komiteti lokal organizativ ranë dakord për vendosjen e emrave zyrtar të stadiumeve ku do të zhvillohej turnamenti.[56]
Nga 12 stadiumet e vendosura – Stadiumi Luzhniki në Moskë dhe ai i Shën Petersburgut – ishin dy stadiumet me kapacitetin më të madh dhe u përdorën më shumë gjatë turnamentit. Të dyja pritën nga shtatë ndeshje. Soçi, Kazani, Nizhny Novgorodi dhe Samara pritën nga gjashtë ndeshje, përfshirë nga një çerek-finale secila, kurse Stadiumi Otkrytiye dhe ai i Rostovit pritën pesë ndeshje, përfshirë nga një ndeshje të raundit të 16-tave secila. Volgogradi, Kaliningradi, Jekaterinburgu dhe Saranski pritën vetëm katër ndeshje, asnjëra prej tyre pjesë e fazës me eliminim direkt.
Gjithsej u ndërtuan dhe rindërtuan dymbëdhjetë stadiume në njëmbëdhjetë qytete të Rusisë për FIFA Kupën e Botës.[57]
Moska | Shën Petersburg | Soçi | |
---|---|---|---|
Stadiumi Luzhniki | Otkritie Arena (Stadiumi Spartaku) |
Stadiumi Krestovsky (Stadiumi Shën Petersburg) |
Stadiumi Olimpik Fisht (Stadiumi Fisht) |
Kapaciteti: 78,011[61] | Kapaciteti: 44,190[62] | Kapaciteti: 64,468[63] | Kapaciteti: 44,287[64] |
Volgograd | Rostov-on-Don | ||
Volgograd Arena | Rostov Arena | ||
Kapaciteti: 43,713[65] | Kapaciteti: 43,472[66] | ||
Nizhny Novgorod | Kazan | ||
Stadiumi Nizhny Novgorod | Kazan Arena | ||
Kapaciteti: 43,319[67] | Kapaciteti: 42,873[68] | ||
Samara | Saransk | Kaliningrad | Jekaterinburg |
Samara Arena | Mordovia Arena | Kaliningrad Stadium | Stadiumi Qëndror (Ekaterinburg Arena) |
Kapaciteti: 41,970[69] | Kapaciteti: 41,685[70] | Kapaciteti: 33,973[71] | Kapaciteti: 33,061[72] |
Kampet u përdorën nga 32 skuadrat kombëtare për qëndrim dhe stërvitje para dhe gjatë turnamentit të Kupës së Botës. Më 9 shkurt 2018, FIFA publikoi kampet për çdo ekip pjesmarrës.[73]
|
|
|
Shërbime të transportit publik falas ju dhanë biletë-mbajtësve gjatë Kupës së Botës, përfshirë edhe transportin e trenit në 11 qytetet ku u zhvillua turnamenti. Një tjetër lloj transporti ishte edhe ai me autobuz.[77][78][79]
Pos | Skuadra | NL | F | B | H | GP | GK | GN | P | Kualifikim |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Spanja | 3 | 1 | 2 | 0 | 6 | 5 | +1 | 5 | Përparon në fazën e eliminimit |
2 | Portugalia | 3 | 1 | 2 | 0 | 5 | 4 | +1 | 5 | |
3 | Iran | 3 | 1 | 1 | 1 | 2 | 2 | 0 | 4 | |
4 | Morocco | 3 | 0 | 1 | 2 | 2 | 4 | −2 | 1 |
Pos | Skuadra | NL | F | B | H | GP | GK | GN | P | Kualifikim |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Kroacia | 3 | 3 | 0 | 0 | 7 | 1 | +6 | 9 | Përparon në fazën e eliminimit |
2 | Argjentina | 3 | 1 | 1 | 1 | 3 | 5 | −2 | 4 | |
3 | Nigeria | 3 | 1 | 0 | 2 | 3 | 4 | −1 | 3 | |
4 | Islanda | 3 | 0 | 1 | 2 | 2 | 5 | −3 | 1 |
Pos | Skuadra | NL | F | B | H | GP | GK | GN | P | Kualifikim |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Kolumbia | 3 | 2 | 0 | 1 | 5 | 2 | +3 | 6 | Përparon në fazën e eliminimit |
2 | Japonia | 3 | 1 | 1 | 1 | 4 | 4 | 0 | 4[lower-alpha 1] | |
3 | Senegal | 3 | 1 | 1 | 1 | 4 | 4 | 0 | 4[lower-alpha 1] | |
4 | Polonia | 3 | 1 | 0 | 2 | 2 | 5 | −3 | 3 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.