Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Federata Argjentinase e Futbollit (Spanjisht: Asociación del Fútbol Argentino) është organi qeverirës i futbollit në Argjentinë dhe është me seli në Buenos Aires. Ajo organizon divizonet e ulta të sistemit të ligës argjentinase (nga Primera B Nacional te Torneo Regional Federal dhe Primera D), përfshirë edhe kupat, Copa Argentina dhe Supercopa Argentina. Ky organ gjithashtu menaxhon të gjitha ndeshjet e kombëtares argjentinase, duke nisur nga ekipi i parë, e duke vazhduar me moshat (nën-20, -17 dhe -15) dhe me ekipin olimpik. Së dyti, federata organizon ligat amatore të futbollit të femrave, fëmijëve, të rinjëve, futsallës dhe ligave të tjera lokale, si dhe ekipit kombëtar të femrave.
FAF-ja gjithashtu organizoi të gjitha ndeshjet e Primera División nga sezoni 1893 e deri në sezonin 2016–17. Nga sezoni 2017–18, "Superliga Argjentina", një organizatë e pavarur e cila vepronte e lirë dhe kishte statutin e saj, mori drejtimin e ndeshjeve të këtij kompeticioni.[1] Megjithatë, Superliga është e lidhur me Federatën Argjentinase.[2]
Federata Argjentinase e Ligës së Futbollit (në shqip) u themelua më 21 shkurt 1893 nga Alexander Watson Hutton,[3] i cili është konsideruar "babai" i futbollit argjentinas.[4] Federata Argjentinase është më e vjetra në në Amerikën e Jugut dhe një nga më të vjetrat që është krijuar jashtë Evrope. Në vitin 1906, Florencio Martínez de Hoz u bë presideni i parë i federatës që kishte lindur në Argjentinë.[5]
Në vitin 1912, presidenti i Gimnasia y Esgrima de Buenos Aires, Ricardo Aldao, u prish me federatën dhe krijoi federatëne tij, të quajtur Federación Argentina de Football, e cila organizator paralelisht një turnament. Disa ekipe që u bashkuan me këtë federatë ishin Gimnasia y Esgrima, Independiente, Estudiantes de La Plata dhe Atlanta. Liga zgjati deri në vitin 1914 kur j'u bashkuar Asociación Argentina de Football, duke krijuar një ligë unike të përbashkët për sezonin 1915.
Federata e dytë që u krijua dhe u kundërshtua u quajt "Asociación Amateurs de Football", e cila gjithashtu organizonte kampionatet e saja (ashtu sic kishte bërë edhe FAF) deri në vitin 1926 kur u bashkua me federatën kryesore. Kjo federatë përfshinte disa ekipe të rëndësishme si River Plate, Racing, Independiente dhe San Lorenzo, me përjashtim të Boca Juniors që vazhdoi të ishte pjesë e organizatës zyrtare "Asociación Argentina de Football".
Kur të dyja federatat u bashkuan në vitin 1927, federata e re u quajt "Asociación Amateur Argentina de Football" deri sa nisi profesionalizimi i sportit në vitin 1931. Në atë vit, emri u ndërrua sërisht në "Liga Argentina de Football". Raundi i parë i kampionatit profesional të krijuar së fundmi ishte më 31 maj 1931.[3][6]
Pavarësisht se futbolli u kthye në profesionist në Argjentinë, disa klube vazhduan të qëndronin amator në mënyrë për të krijuar një organizatë të re, e cila u quajt "Asociación de Football Amateur y Profesionales". Kjo organizatë organizoi një turnament paralel deri në vitin 1934 deri sa më 3 nëntor 1934, ashtu si çdo organizatë më parë, u bashkua me "LAF-në" për të krijuar "Asociación del Football Argentino", e cila ka qëndruar që atëherë.[3][7]
Në vitin 2015, gjatë zgjedhje për presidentin e ri të federatës, dy ishin kandidatët për të zëvë vëndin e Julio Humberto Grondona: Marcelo Tinelli – i cili donte një ndryshim në mënyrën sesi gjërat shkonin, si psh eliminimi i korrupsionit ndërmjet disa klubeve dhe AFA-së– dhe Luis Segura, i cili kishte marrë drejtimin pas vdekjes së Grondonës, me qëllimin për të vazhduar mandatin e tij.
Gjithsej 75 presidentë të klubeve të ndryshme argjentinase kishin të drejtë të votonin, por në ditën e zgjedhje diçka shkoi gabim dhe rezultati përfundimtar ishte 38 me 38 (76 vota gjithsej). Shpjegimi ishte se njëri nga votuesit kishte votuar dy herë dhe se gabimi nuk ishte raportuar. Si rezultat, komiteti ekzekutiv vendosi për të shtyrë votimin.[8] Pas disa takimeve, të dy kandidatët ranë dakort për një tjetër ditë zgjedhje në qershor 2016.[9]
Në qershor 2016, presidenti i AFA-së Luis Segura u akuzua për "mashtrim të rënduar administrativ".[10] Segura u zëvendësua në baza të përkohshme nga sekretari ekzekutiv i AFA-së, Damián Dupiellet.[11]
Në vitin 2017, federata miratoi krijimin e një organizate të re, të quajtur "Superliga Argentina de Fútbol", e cila do të organizonte kampionatet e Primera División.[12] Ligat kryesore evropiane të futbollit (si Premier Liga Angleze ose La Liga Spanjolle, që organizohen nga federata që i dedikohen tërësisht atyre kampionateve dhe veprojnë si organizata të ndara nga federatat kombëtare respektive) shërbyen si frymëzim për krijimin e Superligës.[13]
Kampionati 2016–17 i Primera División ishte i fundit i organizuar nga AFA-ja. Nga sezoni 2017–18, "Superliga Argentina", një organizatë e administruar vetë dhe me statutin e vetë, mori përsipër organizimin e kampionateve të Primera División që nga ajo kohë.[1]
Organi qeversisës i futbollit në Argjentinë ka pasur disa emra që nga krijimi në vitin 1893. Shumica e ndërrimit të emrave janë kthyer në spanjisht nga gjuha angleze. Lista e emra është mëposhtë:[14]
Lista e kompeticioneve zyrtare të organizuar nga Federata Argjentinase e Futbollit që nga krijimi i saj në vitin 1893:[15][16]
Kompeticionet aktuale | |
Emri | Periudha |
---|---|
Primera División | 1893–2017 [note 3] |
Primera B Metropolitana | 1899–vazhdon |
Primera C | 1900–vazhdon |
Primera D | 1950–vazhdon |
Primera B Nacional | 1986–vazhdon |
Torneo Federal A | 2014–vazhdon |
Torneo Regional Federal | 2018–vazhdon |
Copa Argentina | 1969–1970, 2011–vazhdon [note 4] |
Supercopa Argentina | 2012–vazhdon [note 5] |
Kompeticionet e fshira | |
Copa de Honor Municipalidad de Buenos Aires | 1905–1936 |
Copa de Competencia Jockey Club | 1913–1933 |
Copa de Competencia La Nación | 1913–1914 |
Copa Dr. Carlos Ibarguren | 1913–1958 |
Copa Estímulo | 1920–1926 |
Copa Presidente de la Nación | 1927–1989 [note 6] |
Copa Adrián C. Escobar | 1939–1949 |
Copa General Pedro Ramírez | 1943–1945 [note 7] |
Copa de Competencia Británica | 1944–1948 |
Copa Suecia | 1958 [note 8] |
Torneo Regional | 1967-1985 |
Torneo del Interior | 1986-1995 |
Copa Centenario de la AFA | 1993 [note 9] |
Torneo Argentino A | 1995–2014 |
Torneo Argentino B | 1995–2014 |
Torneo Argentino C | 2005–2014 |
Copa Campeonato | 2013–2014 [note 10] |
Torneo Federal B | 2014–2017 |
Torneo Federal C | 2015–2018 |
Copa Bicentenario | 2016 |
Kjo është lista e kompeticioneve që janë krijuar nga organizata jo-zyrtare.[16]
Kompeticionet e tjera | ||
Emri | Periudha | Organizata |
---|---|---|
Copa de Competencia (AAm) | 1920–1926 | Asociación Amateurs de Football |
Copa Presidente de la Nación | 1920–1926 | Asociación Amateurs de Football [note 11] |
Copa de Competencia (LAF) | 1932–1933 | Liga Argentina de Football |
Copa Adrián Beccar Varela | 1932–1933 | Liga Argentina de Football |
Federata zyrtare
|
Federata të mbyllura
|
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.