![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/14/Diego_Maradona_2012_2.jpg/640px-Diego_Maradona_2012_2.jpg&w=640&q=50)
Diego Maradona
futbollist argjentinas / From Wikipedia, the free encyclopedia
Diego Armando Maradona (30 tetor 1960 – 25 nëntor 2020) ishte një ish futbollist dhe trajner profesionist argjentinas. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe është një nga dy fituesit e çmimit FIFA Lojtari i Shekullit 20të.
![]() Maradona (2012) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Diego Armando Maradona | ||
Datëlindja | 30 Tetor 1960 | ||
Vendlindja | Lanús, Argjentinë | ||
Data e vdekjes | 25 Nëntor 2020 (60 vjeç) | ||
Gjatësia | 1.65 m (5 ft 5 in)[1] | ||
Pozicioni | Sulmues i dytë | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1968–1969 | Estrella Roja | ||
1970–1974 | Los Cebollitas | ||
1975–1976 | Argentinos Juniors | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1976–1981 | Argentinos Juniors | 166 | (116) |
1981–1982 | Boca Juniors | 40 | (28) |
1982–1984 | Barcelona | 36 | (22) |
1984–1991 | Napoli | 188 | (81) |
1992–1993 | Sevilla | 26 | (5) |
1993–1994 | Newell's Old Boys | 5 | (0) |
1995–1997 | Boca Juniors | 30 | (7) |
Gjithsej | 491 | (259) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1979 | Argjentina U20 | 24 | (13) |
1977–1994 | Argjentina | 91 | (34) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1994 | Deportivo Mandiyú | ||
1995 | Racing Club | ||
2008–2010 | Argjentina | ||
2011–2012 | Al-Wasl | ||
2013–2017 | Deportivo Riestra (ndihmës) | ||
2017–2018 | Fujairah | ||
2018–2019 | Dorados de Sinaloa | ||
2019–2020 | Gimnasia de La Plata | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Maradona ishte një organizator i avancuar i cili luante në pozicionin klasik të numrit 10. Ai dallohej për vizionin, pasimet, kontrollin e topit dhe driblimet, të cilat ai i kombinonte me fizikun e vogël dhe shkathtësinë, duke bërë që ai të manovronte më mirë se çdo lojtar tjetër. Prezenca e tij në fushë dhe cilësitë si lider kishin një ndikim të madh në performancat e ekipit të tij. Përveç aftësive të tij si organizator, Maradona ishte gjithashtu një golashënues dhe një specialist në gjuajtjet e lira. Ai ishte një talent i rrallë në fëmijërinë e tij, gjatë së cilës mori edhe pseudonimin El Pibe de Oro (Fëmija i Artë), e cila do t'i qëndronte krah përgjatë gjithë karrierës së tij.
Maradona u bë lojtari i parë në histori që e theu rekordin e transferimit më të shtrenjtë dy herë: në vitin 1982 kur u transferua te Barcelona për 5 milion £ dhe në vitin 1984 kur kaloi te Napoli për 6.9 milion £. Në karrierën e tij, Maradona luajti për Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelonën, Napolin, Seviljen, dhe Newell's Old Boys. Klubi ku Maradona u dallua më shumë ishte Napoli, me të cilën fitoi dy tituj të Serie A. Ai gjithashtu ka pasur probleme në jetën e tij jashtë futbollit, duke u përjashtuar nga Napoli pasi u zbulua se ai konsumonte kokainë.
Maradona luajti 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola me kombëtaren argjentinase. Ai mori pjesë në katër edicione të FIFA Kupës së Botës, përfshirë në edicionin e suksesshëm 1986, ku ai ishte kapiten dhe udhëhoqi ekipin në fitoren kundër Gjermanisë Perëndimore në finale; ai gjithashtu fitoi Topin e Artë si lojtari më i mirë i turnamentit. Në ndeshjen çerek-finale, ai shënoi dy gola në një fitore 2–1 kundër Anglisë e cila hyri në histori për dy arsye: golin e parë ai e shënoi me dorë, e njohur gjerësisht si "Dora e Zotit", e cila nuk u vu re nga gjyqtari i ndeshjes kurse të dytin e shënoi me një aksion individual gjatë së cilës ai vrapoi mbi 60 metra dhe dribloi pesë lojtarë kundërshtar. Ky gol u shpall "Goli i Shekullit" nga tifozët në një sondazh online në uebfaqen e FIFAs.