Letonia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Republika e Letonisë (letonisht: Latvijas Republika) është një vend në rajonin baltik në Evropën Veriore. Është një nga tre shtetet baltike, së bashku me Estoninë në veri dhe Lituaninë në jug. Kufizohet me Rusinë në lindje, Bjellorusinë në juglindje dhe ndan një kufi detar me Suedinë në perëndim. Letonia ka 1,957,200 banorë[14] dhe një territor prej 64,589 km katror.[15]
Republika e Letonisë Latvijas Republika
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: Dievs, svētī Latviju! ("Zoti e bekoftë Letoninë!") | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Riga 56°57′N 24°6′E | ||||
Gjuhët zyrtare | Letonishta | ||||
Gjuhët e njohura | Livonishtja Latgalian | ||||
Grupet etnike (2022[1]) |
| ||||
Besimi (2018)[2] |
| ||||
Nofka | Letonezë | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republika parlamentare unitare | ||||
Edgars Rinkēvičs | |||||
Evika Siliņa | |||||
• Kryetari i Saeima | Daiga Mieriņa | ||||
Kuvendi | Saeima | ||||
Pavarësia | |||||
18 nëntor 1918 | |||||
• Njohja | 26 janar 1921 | ||||
• Kushtetuta e miratuar | 7 nëntor 1922 | ||||
21 gusht 1991 | |||||
• U bashkua me BE-në | 1 May 2004 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 64,589 km2 (24,938 sq mi) (122nd) | ||||
• Ujë (%) | 2.09 (2015)[5] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2022 | 1,842,226[6] (146-të) | ||||
• Dendësia | 29.6/km2 (76.7/sq mi) (147th) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2023 | ||||
• Gjithsej | $76.550 billion[7] (104-të) | ||||
• Për kokë banori | $40,891[7] (51-të) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2023 | ||||
• Gjithsej | $46.668 billion[7] (96-të) | ||||
• Për kokë banori | $24,929[7] (42nd) | ||||
Monedha | Euro (€) (EUR) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2021) | 35.7[8] i mesëm | ||||
IZHNJ (2021) | 0.863[9] shumë i lartë · 39-të | ||||
Zona kohore | UTC+2 (EET) | ||||
• Verës | UTC+3 (EEST) | ||||
Formati i datës | dd/mm/yyyy | ||||
Ana e drejtimit të makinës | right | ||||
Prefiksi telefonik | +371 | ||||
Kodi i internetit TLD | .lvc | ||||
| |||||
|
Pas shekujve të sundimeve teutonike, suedeze, polako-lituaneze dhe ruse, nje sundim i kryer nga aristokracia gjermane baltike, Republika e pavarur e Letonisë u krijua më 18 nëntor 1918 pasi u shkëput nga Perandoria Gjermane pas Luftës së Parë Botërore.[3] Megjithatë vendi u bë gjithnjë e më autokratik pas grusht shtetit më 1934 që vendosi diktaturën e Kārlis Ulmanis.[16] Pavarësia de facto e Letonisë u ndërpre në fillim të Luftës së Dytë Botërore, duke filluar me përfshirjen me forcë të Letonisë në Bashkimin Sovjetik, e ndjekur nga pushtimi nga Gjermania Naziste në 1941 dhe ri-pushtimi nga sovjetikët në 1944, i cili formoi Republikën Socialiste Sovjetike të Letonisë për 45 vitet e ardhshme.
I ashtuquajturi Revolucioni i Këngëve, duke filluar nga 1987, kërkonte çlirim nga sundimi sovjetik dhe denonte mënyrën e paligjshme të marrjes së pushtetit nga regjimi komunist.[17] Perfundoi me Deklaratën e Restaurimit të Pavarësisë të Republikës së Letonisë më 4 maj 1990, dhe duke restauruar de facto pavarësinë më 21 gusht 1991. Letonia eshte nje shtet sovran demokratik, republike parlamentare dhe nje vend shume i zhvilluar sipas Indeksit te zhvillimit njerëzor.[18] Kryeqyteti i saj Riga sherbeu si kryeqyteti europian i kultures me 2014. Letonishtja eshte gjuha zyrtare. Letonia eshte nje shtet unitar i ndare ne 119 njesi administrative, nga te cilat 110 jane bashki dhe 9 jane qytete.[19] Letonezët dhe Livonianët jane banorët autoktonë të Letonise.[15] Letonishtja dhe lituanishtja janë të vetmet gjuhë të mbijetuara nga gjuhët baltike.
Pavaresisht sundimit te huaj prej shekullit te 13-te deri ne te 20-in, kombi letonez e ka ruajtur identitetin neper breza nepermjet gjuhes dhe tradites muzikore. Megjithate, si pasoje e sundimit rus (1710-1918) dhe me vone te pushtimit sovjetik, Letonia ka ne perberje nje numer ta madh rusesh etnik (26.9%),[20] disa prej te cileve (14.1% e banoreve te Letonise) nuk kane marre shtetesine, duke i lene pa shtetesi fare. Deri ne Luften e Dytë Botërore, Letonia kishte nje numer te konsiderueshem minoritetesh gjermane dhe hebreje. Letonia eshte historikisht kryesisht Protestante Luteraniste, pervec fese Latgale ne juglindje, e cila ka qene historikisht kryesisht Katolike Romane.[21] Popullata ruse eshte kryesisht e krishtere Ortodokse.
Letonia eshte anetare e Bashkimit Evropian, Eurozones, NATO, Këshillit te Evropës, OKB, Keshillit te Vendeve te Detit Baltik, FMN, Teteshja nordike-baltike, Bankes Nordike per Investime, Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), OSBE dhe OBT. Per vitin 2014 vendi u rendit i 46-i ne Indeksin e zhvillimit njerëzor dhe si nje vend me te ardhura te larta me 1 korrik 2014.[22][23] Nje anetare e plote e Eurozones, perdor euron si monedhe kombetare qe prej 1 janarit 2014.[24]