From Wikipedia, the free encyclopedia
Eurozona (ang: Eurozone) është një bashkim valutor i 20 nga vendeve të BE-së të cilat kanë adoptuar euron si valutë të vetme zyrtare. Momentalisht përbëhet nga Austria, Belgjika, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Kroacia, Latvia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Qipro, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.
Ndërsa tri mikroshtete Evropiane – Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikani – kanë lidhur marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato të përdorin euron si valutë zyrtare dhe të shtypin atë,[1] ato nuk formojnë Eurozonën.[2][3] Mali i Zi dhe Kosova janë mes atyre që përdorin euron si valutë të vetme pa kurrfarë marrëveshje.
Eurozona është ekonomia më e madhe në botë.[4] Politikat monetare të vendeve të BE-së brenda zonës janë përgjegjësi e Bankës Qendrore Evropiane, megjithëse nuk ka përfaqësim të zakonshëm, qeverisja e politikave fiskale për unionin valutor.
Shteti | Anëtarsimi (1 janar) | Popullsia | Nuk Përfshihet |
---|---|---|---|
Austria | 1999 | 8,356,707 | |
Belgjika | 1999 | 10,741,048 | |
Qiproja | 2008 | 801,622 | Qiproja Veriore |
Estonia | 2011 | 1,340,021 | |
Finlanda | 1999 | 5,325,115 | |
Franca | 1999 | 64,105,125 | Kaledonia e Re Polinezia franceze Wallis dhe Futuna |
Gjermania | 1999 | 82,062,249 | |
Greqia | 2001 | 11,262,539 | |
Irlanda | 1999 | 4,517,758 | |
Italia | 1999 | 60,090,430 | Campione d'Italia |
Kroacia | 2023 | 4,000,000 | |
Latvia | 2014 | 2,006,900 | |
Lituania | 2015 | 3,436,561 | |
Luksemburgu | 1999 | 491,702 | |
Malta | 2008 | 412,614 | |
Holanda | 1999 | 16,481,139 | Aruba, Bonaire, Curaçao, Saba, Sint Eustatius, Sint Maarten |
Portugalia | 1999 | 10,631,800 | |
Sllovakia | 2009 | 5,411,062 | |
Sllovenia | 2007 | 2,053,393 | |
Spanja | 1999 | 45,853,045 | |
Gjithsej Eurozona | 335,380,830 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.