Kylian Mbappé
futbollist francez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kylian Mbappé Lottin i lindur më 20 dhjetor 1998 është një futbollist profesionist francez i cili luan rolin e sulmuesit në Paris Saint-Germain dhe për kombëtaren franceze.
Mbappé në 2019 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Kylian Mbappé Lottin[1] | ||
Datëlindja | (1998-12-20) 20 dhjetor 1998 (25 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Paris, Francë | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in)[3] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Paris Saint-Germain | ||
Numri | 7 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2004–2013 | AS Bondy | ||
2013–2015 | Monaco | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2015–2016 | Monaco B | 12 | (4) |
2015–2018 | Monaco | 41 | (16) |
2017–2018 | → Paris Saint-Germain (huazim) | 27 | (13) |
2018– | Paris Saint-Germain | 80 | (78) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2014 | Franca U-17 | 2 | (0) |
2016 | Franca U19 | 11 | (7) |
2017– | Franca | 48 | (17) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Mbappé u shfaq në moshë të hershme, duke luajtur për akademinë rinore në AS Bondy para se të zhvendosej në Monako, ku bëri debutimin e tij më 2015. Mbappé shpejt u bë një golashënues për ekipin e Monakos 2016-17, duke ndihmuar klubin të fitojë titullin e parë të Ligue 1 në shtatëmbëdhjetë vjeç. Ai më vonë u transferoi në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm për 180 milionë euro, më pas duke formuar një treshe sulmuese me Neymar dhe Edinson Cavani. Ne debutimin me PSG shenoi golin e pare kundra Metz.
Mbappé bëri debutimin e tij të lartë ndërkombëtar për Francën në mars 2017, pasi i përfaqësonte më parë ato në nivelet nën 17 dhe nën 19. Në Kampionatin Botëror 2018, Mbappé u bë lojtari më i ri francezë që ka shënuar golën në Kupën e Botës, dhe u bë i dyti më ri pas Pelé që shënoi gol në finalen e Kupës së Botës. Pas fitores së Francës, Mbappé morri çmimin “Lojtari i Ri më i Mirë” për performancën e tij.[4][5]