Kosova
shtet në Evropën Juglindore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kosova (historikisht Dardania, serbisht: Косово Kosovo), zyrtarisht Republika e Kosovës (serbisht: Република Косово Republika Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Maqedoninë e Veriut, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 1.9 milion banorësh.[8] Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa minoritetet e tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë/egjiptasit dhe goranët.[9]
Republika e Kosovës Република Косово Republika Kosovo Kosova | |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: "Himni i Kosoves" | |||||
Kryeqyteti | Prishtina 42°40′N 21°10′E | ||||
Qyteti më i madh | Prishtina | ||||
Gjuhët zyrtare | |||||
Gjuhët rajonale | |||||
Grupet etnike (2019)[1] | |||||
Besimi (2011)[2] |
| ||||
Nofka |
| ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republikë parlamentare | ||||
Vjosa Osmani-Sadriu | |||||
Albin Kurti | |||||
Glauk Konjufca | |||||
Kuvendi | Kuvendi | ||||
Themelimi | |||||
17 shkurt 2008 | |||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 10,905.25 km2 (4,210.54 sq mi) | ||||
• Ujë (%) | 1.0[3] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2022 | 1,952,701[4] | ||||
• Dendësia | 179/km2 (463.6/sq mi) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2020 | ||||
• Gjithsej | $23.524 miliardë[5] | ||||
• Për kokë banori | $13,017[5] | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2020 | ||||
• Gjithsej | $8.402 miliardë[5] | ||||
• Për kokë banori | $4,649[5] | ||||
Monedha | Euro (€) (EUR) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2017) | 29.0[6] i ulët · 121 | ||||
IZHNJ (2016) | 0.742[7] i lartë | ||||
Zona kohore | UTC+1 (ZKEQ) | ||||
• Verës | UTC+2 (OVEQ) | ||||
Formati i datës | dd.mm.vvvv | ||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas | ||||
Prefiksi telefonik | +383 | ||||
Kodi ISO 3166 | XK | ||||
Kodi i internetit TLD | .xk (i propozuar) | ||||
|
Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon,[10] si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.[11][12] Në shek. IV p. K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë.[13] Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.[14] Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.[15] Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.[16]
Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,[17][18] Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997–1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund masakrës së Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 117 vende në mbarë botën,[19][20] por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar si Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë.[21]