![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/14/Flag_of_Montenegro_%25281946%25E2%2580%25931993%2529%252C_Flag_of_Serbia_%25281947%25E2%2580%25931992%2529.svg/langsq-640px-Flag_of_Montenegro_%25281946%25E2%2580%25931993%2529%252C_Flag_of_Serbia_%25281947%25E2%2580%25931992%2529.svg.png&w=640&q=50)
Krahina Socialiste Autonome e Kosovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Krahina Socialiste Autonome e Kosovës (serbisht: Социјалистичка Аутономна Покрајина Косово Socijalistička Autonomna Pokrajina Kosovo), e njohur edhe me shkurtesën KSA e Kosovës, ishe zgjedhja administrative e një pjese të territorit të Kosovës që nga viti 1968 deri në shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) në vitin 1989. Ky lloj i administrimit të territorit të trashëguar nga zgjedhja e administrimit të më përparshëm, Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë (1963-1968), kishte një shkallë më të lartë të vetëqeverisjes më kushtetutën e vitit 1974.
Socijalistička Autonomna Pokrajina Kosovo Krahina Socialiste Autonome e Kosovës | |||||
Një njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë | |||||
| |||||
![]() | |||||
Kryeqyteti | Prishtina | ||||
Gjuha Zyrtare | Serbo-Kroate, Shqip | ||||
Hyrja Në RSFJ: - Që kur - Deri më | |||||
Sipërfaqja - Totali - Ujë | Rangu në RSFJ 10,686 km² | ||||
Popullësia - Totali - Dendësia | Rangu në RSFJ 1,584,441 183.1/km² | ||||
Valuta | Dinari Jugosllav () | ||||
Zona Kohore | UTC + 1 |
Zgjedhja e një lloj administrimi të tillë bëhej pas disa ngjarjeve të nivelit botëror që ndodhën në ato vite, pastaj nivelit të federatës jugosllave dhe ndër të tjera, si pasojë e kryengritjes shqiptare që filloi në Prishtinë më 28 nëntor 1968. Gjatë kësaj periudhe kjo pjesë e territorit të Kosovës pësoi ndryshime të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës. Me këtë edhe fillon të dallohet nga pjesë tjera të territorit të Kosovës që gjendeshin nën administrimin e drejtpërdrejtë të republikave tjera federative.