Ky artikull merret me Komunën e Albanikut. Për qytezën e Albanikut shiko në faqen përkatëse.

Thumb
Stema e Komunës së Albanikut (Leposaviqit)
Thumb
Vendndodhja e Komunës së Albanikut në hartën e Kosovës

Komuna e Albanikut e njohur edhe si Komuna e Leposaviqit, është një komunë e cila ndodhet në rrethin e Mitrovicës, në pjesën më veriore të Kosovës. Selia administrative e kësaj komune gjendet në qytetin e Albanikut (Leposavićit).

Gjeografia

Komuna e Albanikut ndodhet në veri të Kosovës. Komuna kufizohet në veri me kufirin e Serbisë, në jugperëndim kufizohet me territorin e komunës së Zubin Potokut, në jug me komunën e Zveçanit dhe të Mitrovicës së Veriut, ndërsa në një pjesë të vogël në juglindje kufizohet me territorin e Komunës së Besianës. Komuna ka gjithsej 42 fshatra. [1] territori i përgjithshëm i komunës përfshin një sipërfaqe prej 539   km². Lumi i Ibrit rrjedh nëpër territorin e komunës dhe qytetin e Albanikut. Së bashku me komunat: Komuna e Zubin Potokut, Mitrovica Jugut, Mitrovica e Veriut, komuna e Skënderajit, komuna e Vushtrrisë dhe Komuna e Zveçanit, formon Rajonin e Mitrovicës.

Popullsia

Regjistrimi i vitit 2011 nuk u mbajt në komunën e Albanikut. Të dhënat e vitit 2009 bazohen vetëm në një vlerësim.

Më shumë informacion Regjistrimi, Banorët ...
Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2009
Banorët [1] 14949 17015 19006 18124 16906 16395 13773
Mbylle

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.