qytet në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Istog (serbisht: Исток Istok), është qytet në Kosovë dhe ndodhet në rafshin e Dukagjinit dhe bënë pjesë në regjionin e Pejës.
Istogu | |
---|---|
shqip: Istog / Istogu shqip: Burim / Burimi serbisht: Исток / Istok | |
Koordinatat: 42°47′N 20°29′E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Peja |
Qeveria | |
• Kryetari | Ilir Ferati (LDK) |
Sipërfaqja | |
• Komunal | 454 km2 (175 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 480 m (1.570 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Urban | 5.115 |
• Komunal | 39.289 |
• Dendësia (Komunal) | 87/km2 (220/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 31000 |
Prefiksi | +383 |
Targa e automjeteve | 03 |
Faqja zyrtare | kk |
Kjo hapsirë ku sotë gjendet Istogu sipas arkeologëve ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta. Kështu në rrethinën është gjetur një varrëse punuar nga zejtarët Dardanë, koha e punimit nuk dihet mirëpo dihet që vegëza 15 centimetra e gjatë, paraqet një harkë (simbol i dhëmbit të syrit) dhe feçkë të derrit të egër.[1]
Rrethi i Istogut në kuptimin e sotëm administrativ është formuar më 1913, pas pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive serbo-malazeze. Po atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e popullsisë së këtij rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth është organizuar në gjashtë komuna: Istog, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan, Vrellë dhe Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një komunë me qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Istogut përafërsisht përputhen me ata të ish-Rrethit të Istogut me qendër në Istog, pos që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajit.
Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Istogut i ka takuar Sanxhakut të Pejës, pos kazasë së Istogut, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës (Ivangradi) dhe Gucisë.
Deri sot nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë për këtë vendbanim para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve. Gjurmë të këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në mesjetë dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër Rozhajë-Kullë e Istog e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së kësaj rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë vendbanimesh. Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë vendbanime të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e ngrohtë të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim ilirët dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Surigana (emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç, gjuhëtarët kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje ilire. Ky lum kalon nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te Zabllaçi derdhet në lumin e Istogut. Me hulumtime të tjera do të mund të dëshmoheshin edhe shumë toponime të tjera që i kanë shpëtuar sllavizimit.
Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike që këndej janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është shfrytëzuar mermeri i njohur i Banjës, i quajtur Oniks, me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa kisha në fshatrat buzë bjeshkëve të Istogut dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të faltoreve dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllav.
Rrethi i Istogut si gjithmonë ka qenë kryesisht i banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy regjistrimet e popullisë që i ka bërë Mbretëria Serbe Kroate Sllovene. Më 1913 Rrethi i Istogut ka pasur mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i Istogut ka pasur vetëm 20.159 banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar shqiptarë dhe vetëm 5.658 serbë.Familjet me te vjetra në Istog janë:Bytyqt,Jahaj-t(Ramëhysenet),Latifajt,Gusturanet etj..
Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit dhe gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur ish-Jugosllavia mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të organizuar shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë në favortë popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në favor deri në 20 për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë sllave në strukturën e përgjithshme të popullsisë së rrethit të Burimit.
Thuhet se emri "Istog" i'u vu qytetit nga më i vjetri i qyretit Isë Toga.Ky ishte nga familja e madhe e Ramëhysenëve të cilet ishin fisi i parë qe banoi Istogun. Ramëhysenet apo Jahajt e sotshëm kishin në pronësi pjesën më te madhe të qytetit. Fisi i tyre shtrihej rrëzë malit.Nga fisi i madh i Ramëhyseneve tani pasardhës janë Jahajt dhe nga farefisi i madh tani kanë mbetur vetëm 4 familje.
Me matjet e temperaturave prej vitit 1925 deri më 1940 është dëshmuar se në Istog muaji më i ftohtë, me temperaturë mesatare 0,1 °C, ka qenë janari, ndërkaq muaji më i ngrohtë – qershori, me temperaturë mesatare 22,2 °C.
GDP per Istog është tepër e ulët.
Përbërja etnike | ||||||||||||||
Viti/Etnia | Shqiptar | % | Serb | % | Bosnjak | % | Romë/Egjyptas | % | Të tjerë | % | Total | |||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
19911 | 46,151 | 79.7 | 6,033 | 10.4 | 2,620 | 4.5 | 1,681 | 2.9 | 1,443 | 2.5 | 57,928 | |||
19982 | 51,000 | 80,1 | 7,2703 | 11.4 | N/A | N/A | N/A | N/A | 5,381 | -- | -- | |||
20054 | 41,000 | 92 | 540 | 1.2 | 1,330 | 2.9 | 1,740 | 3.9 | N/A | N/A | 44,610 | |||
Burimi:
1.Për 1991 regjistrimi: Të dhëna nga regjistri i zyres federale të statistikave në Beograd |
Para masave shtypëse serbe (1990 - 1999), komuna e Istogut ka pasur pesë biblioteka publike me një numrër prej gjithsejt 48.070 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 29.440 libra, derisa degët në Vrellë, Banjë, Gurrakoc dhe Rakosh kanë pasur 18.630 libra. Gjatë pastrimit etnik të luftës serbe, librat e kësaj komune, po ashtu, kanë përjetuar shumë dëmtime. "Dora e zezë" serbe ka zhdukur dy biblioteka në Rakosh dhe Vrellë dhe ka dëmtuar librat dhe inventarin në bibliotekat e tjera. Në këtë komunë janë shkatërruar gjithësejt 26.990 libra.
* Telekomunikacioni * Transporti * Ushtria * Pushim
..
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.