Ode e shkruar nga Friedrich Schiller From Wikipedia, the free encyclopedia
Ode gëzimit (anglisht: Ode to Joy; gjermanisht: An die Freude) është një ode (poezi lirike) e shkruar në verën e vitit 1785 nga ana e poetit, dramaturgut dhe historianit gjerman Friedrich Schiller, e botuar një vit më vonë në magazinën Thalia. Një version i rishikuar u shfaq në vitin 1808, duke ndryshuar dy rreshtat e parë dhe duke lënë jashtë strofin e saj të fundit.
Autor | Friedrich Schiller |
---|---|
Titulli origjinal | An die Freude |
Shteti | Gjermania |
Gjuha | Gjermanisht |
Tema | Ode |
Botoi | Thalia |
ISBN | ISBN NA Invalid ISBN |
"Ode gëzimit" njihet më së miri për përdorimin e saj nga ana e Ludwig van Beethovenit në lëvizjen përfundimtare (të katërt) të Simfonisë së tij të Nëntë, kompletuar në vitin 1824. Megjithatë teksti i Beethovenit nuk bazohet tërësisht në poezinë e Schillerit. Modeli i tij u miratua si Himni i Evropës nga ana e Këshillit të Evropës në vitin 1972 e më pas edhe nga Bashkimi Evropian.[1][2]
Ekzistojnë supozime se Friedrich Schiller fillimisht kishte shkruar një "Ode (kushtuar) lirisë" (anglisht: Ode to Freedom; gjermanisht: Ode an die Freiheit) por që më vonë e ndryshoi atë në "Ode gëzimit". Ishte forma e hershme e poemës, kur ajo ishte ende një 'Ode për liri', e cila ngjalli admirimin dhe entuziazmin për mendjen e Ludwig van Beethovenit.[3]
Përgjatë viteve poema "Ode gëzimit" me tekst të Schilerit dhe muzikën e Beethovenit ka qenë një burim frymëzimi për vepra dhe krijime tjera muzikore dhe artistike. Kjo poemë është kënduar në Kili gjatë demonstratës kundër diktatorit Pinochet, studentët kinez e transmetetuan ate në Sheshin Tienanmen të Pekinit, në Japoni është intonuar në çdo dhjetor pas cunamit të vitit 2011.[4] Kohët e fundit ka frymëzuar shfaqje të improvizuara në hapësirat publike nga muzikantë në shumë vende të botës. Është luajtur në Festivalin e Orkestrës së Hong Kongut në vitin 2013 në një qendër tregtare në Hong Kong. Ajo u luajt edhe pas fitores së Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017, me rastin e fjalimit të fitores në Luvër.[5]
Më 17 shkurt të vitit 2008 ajo u përdor nga ana e institucioneve të Kosovës si himn kombëtar deri në miratimin e himnit të saj, dhe u luajt me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në shenjë respekti për rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces.[6]
Gjermanisht "Ode An die Freude" | Anglisht "Ode to Joy" |
---|---|
Freude, schöner Götterfunken, |
Joy, beautiful spark of Divinity [or: of gods], |
...
...
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.