Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Simfonia nr. 9 në D minor, Op. 125, është simfonia përfundimtare e kompletuar nga Ludwig van Beethoveni, mes viteve 1822 - 1824. Fillimisht u shfaq në Vjenë më 7 maj 1824. Shumë muzikologë e kanë konsideruar atë si njërën nga veprat më të njohura në praktikën e zakonshme të muzikës perëndimore.[1][2]
Kjo simfoni ishte shembulli i parë i përdorimit të zërave në një simfoni duke e bërë kështu simfoni korale. Fjalët këndohen gjatë lëvizjes përfundimtare nga katër solistë vokalë dhe një kor. Ato janë marrë prej poemës "Ode Gëzimit", shkruar nga Friedrich Schiller në vitin 1785 dhe rishikuar më 1803, me disa ndryshime të tekstit të bëra nga vet kompozitori.[3][4]
Në vitin 2001, dorëshkrimi origjinal i Beethovenit, nga Biblioteka Shtetërore e Berlinit, u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të Programit të Kujtesës së Kombeve të Bashkuara, duke u bërë vepra e parë muzikore e vlerësuar në mënyrë të tillë.[5]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.