Gerard Piqué
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gerard Piqué Bernabeu (lindur më 2 shkurt 1987) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Barcelona. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[2][3][4]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Gerard Piqué Bernabeu | ||
Datëlindja | (1987-02-02) 2 shkurt 1987 (37 vjeç) | ||
Vendlindja | Barcelona, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.94 m (6 ft 4 in)[1] | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Barcelona | ||
Numri | 3 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1997–2004 | Barcelona | ||
2004–2005 | Manchester United | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2008 | Manchester United | 12 | (0) |
2006–2007 | → Real Zaragoza (huazim) | 22 | (2) |
2008– | Barcelona | 392 | (29) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2002–2003 | Spanja U16 | 7 | (2) |
2004 | Spanja U17 | 8 | (3) |
2006 | Spanja U19 | 8 | (3) |
2007 | Spanja U20 | 5 | (1) |
2006–2008 | Spanja U21 | 12 | (1) |
2009–2018 | Spanja | 102 | (5) |
2008– | Katalonia | 10 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Piqué ishte një talentët më premtues të akademisë së famshme La Masia. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e Manchester United në vitin 2004. Ai u rikthye te Barcelona katër vite më pas nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ndihmoi klubin të fitonte tripletën në sezonet 2008–09 dhe 2014–15. Ai është një nga katër lojtarët që kanë fituar UEFA Ligën e Kampioneve në dy sezone rresht me dy ekipe të ndryshme; lojtarët e tjerë janë Marcel Desailly, Paulo Sousa dhe Samuel Eto'o.
Piqué luajti 102 ndeshje për Spanjën nga viti 2009 e deri në vitin 2018. Ai ishte një lojtar i rendësishëm në ekipet që fituan FIFA Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar pas përfundimit të FIFA Kupës së Botës 2018.