Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
shtet në Evropën Veriperëndimore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania[7] është një vend i pavarur[8][9], i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar përfshin ishullin e Britanisë së Madhe, pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël brenda Ishujve Britanikë. Irlanda e Veriut ndan një kufi tokësor me Republikën e Irlandës. Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar është e rrethuar nga Oqeani Atlantik, me Detin e Veriut në lindje, Kanalin Anglez në jug dhe Detin Keltik në jug-perëndim, duke i dhënë asaj vijën e 12-të më të gjatë bregdetare në botë. Deti i Irlandës ndan Britaninë e Madhe dhe Irlandën. Sipërfaqja e përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar është 242,500 kilometra katrorë, me një popullsi të vlerësuar në vitin 2020 prej 68 milionë.
United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: "God Save the Queen"[1] | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Londra | ||||
Gjuhët zyrtare | Anglishtja | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia kushtetuese parlamentare unitare | ||||
• Mbreti | Çarls III | ||||
Keir Starmer | |||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 242,495 km2 (93,628 sq mi)[2] (78-të) | ||||
• Ujë (%) | 1.51 (2015)[3] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2021 | 67,326,569[4] (21-të) | ||||
• 2011 census | 63,182,178[5] (22-të) | ||||
• Dendësia | 270.7/km2 (701.1/sq mi) (50-të) | ||||
Ekonomia | |||||
Monedha | Paund sterlina[lower-alpha 1] (GBP) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
IZHNJ (2019) | 0.932[6] shumë i lartë · 13-të | ||||
Zona kohore | UTC (Greenwich Mean Time, WET) | ||||
• Verës | UTC+1 (Koha Verore Britanike, WEST) | ||||
[lower-alpha 2] | |||||
Formati i datës | dd/mm/yyyy yyyy-mm-dd (AD) | ||||
Ana e drejtimit të makinës | majtas[lower-alpha 3] | ||||
Prefiksi telefonik | +44[lower-alpha 4] | ||||
Kodi i internetit TLD | .uk[lower-alpha 5] | ||||
|
Mbretëria e Bashkuar ka evoluar nga një seri aneksimesh, bashkimesh dhe ndarjesh të vendeve përbërëse gjatë disa qindra viteve. Traktati i Bashkimit midis Mbretërisë së Anglisë (e cila përfshinte Uellsin, të aneksuar në 1542) dhe Mbretërisë së Skocisë në 1707 formoi Mbretërinë e Britanisë së Madhe. Bashkimi i saj më 1801 me Mbretërinë e Irlandës krijoi Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Pjesa më e madhe e Irlandës u shkëput nga Britania e Madhe në vitin 1922, duke lënë Mbretërinë e Bashkuar aktuale të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e cila e miratoi zyrtarisht atë emër në vitin 1927.
Mbretëria e Bashkuar është një shtet unitar nën një monarki kushtetuese me qeverinë në kryeqytetin e Londrës. Çarls III është mbreti dhe kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të.[10] Mbretëria e Bashkuar përfshin katrëmbëdhjetë territore të jashtme,[11] çka mbetet nga Perandoria Britanike, e cila në kulmin e saj mbulonte pothuajse çerekun e botës; kjo e bën perandorinë më të madhe në histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, ndikimi britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e dhjetëra shteteve përreth globit, si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, India, Afrika Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. Madhëria e Tij, Mbreti Çarls III mbetet kreu i shtetit të mbretërive të Komonuelthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me PBB dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik.
Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX,[12] por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj në gjysmën e dytë të shekullit XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi bërthamore, vendi i dytë në NATO dhe i katërti në botë për nga shpenzimet ushtarake. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8, NATO, dhe Komonuelthit.