Paund sterlina
From Wikipedia, the free encyclopedia
Paund sterlina ose Paundi britanik (simboli: £; kodi ISO: GBP), njihet zakonisht si paund, është valuta zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar, Ishullit Xhersi, Guernsey, dhe Ishullit të Njeriut, Ishujve të Xhorxhias Jugore dhe Sanduiçit të Jugut,[2] Territorit Britanik në Antarktidë[3] dhe Tristan da Cunha.[4] Ndahet në 100 pence (veçmas: penny). Disa vende që nuk e përdorin sterlinën kanë gjithashtu valuta të quajtura paund.
Paund sterlina | |
---|---|
Pound sterling
| |
Skeda:Pounds and pence coins.jpg | |
Denominations | |
Plural | paunde |
Simboli | £ |
Demografia | |
Përdorues(it) jozyrtar | List
|
Issuance | |
Central bank | Banka e Anglisë |
Faqja zyrtare | www |
Printer | shtypësit
|
Website | |
Mint | Royal Mint |
Faqja zyrtare | www |
Valuation | |
ERM | |
Që nga | 8 tetor 1990 |
Tërhequr | 16 shtator 1992 |
Kolonitë e kurorës Britanike Guernsey dhe Jersey përdorin paundin e tyre lokal: 'Paundi i Guernsey' dhe 'Paundi i Jersey'. Paundi Britanik përdoret edhe në Ishullin e Njeriut,[5] Gjibraltar, Ishujt Falkland, dhe Shën Helena[6] dhe Ishulli Ascension në Shon Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha. Paundi i Manx, Gjibraltarit, Ishujve Falkland dhe Shën Helenës janë valuta të ndryshme, që ruajnë kurs me paundin britanik.
Sterlina është valuta e katërt më e tregëtuar në tregun valutor ndërkombëtar, pas dollarit të Shteteve të Bashkuara, euros, dhe Jenit japonez. Bashkë me këto valuta ajo formon koshin e valutave i cili llogarit vlerën e të drejtave të tërheqjes së FMN, me 11.3% pashë që prej 2011 (USD 41.9%, Euro 37.4%, Jen 9.4%). Sterlina është gjithashu valuta e tretë më mbajtur si valutë rezervë në rezervat botërore (rreth 4%).[7]