![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/74/Ireland_%2528MODIS%2529.jpg/640px-Ireland_%2528MODIS%2529.jpg&w=640&q=50)
Irlanda
From Wikipedia, the free encyclopedia
Irlanda (Irlandisht: Éire, Ulster Scots Airlann) është një ishull në Oqeanin Atlantik të Veriut, në Evropën veriperëndimore. Ajo ndahet nga Britania e Madhe në lindje të saj nga Kanali i Veriut, Deti Irlandez dhe Kanali i Shën Gjergjit. Irlanda është ishulli i dytë më i madh i Ishujve Britanikë, i treti më i madhi në Evropë dhe i njëzeti më i madhi në botë.[7]
- Ky artikull merret me ishullin. Për shtetin, shiko Republika e Irlandës.
Éire (Irlandisht) Airlann (Ulster Scots) | |
---|---|
![]() | |
Gjeografia | |
Vendndodhja | Evropa Veriperëndimore |
Koordinatat | 53°26′58″N 07°30′11″W |
Arkipelagu | Ishujt britanik |
Zona ujore të lidhura | Oqeani Atlantik |
Sipërfaqja | 84,421[1] |
Rradhitja | 20-të[2] |
Vija bregdetare | 7,527 km (4,6771 mi)[3][4] |
Rrafshi më i lartë | 1041 |
Pika më e lartë | Carrauntoohil |
Shteti | |
Qyteti më i madh | Dublin, pop. 1,458,154 Metropolitan Area (2022)[5] |
Demografia | |
Demonimi | Irlandezë |
Popullsia | 7,185,600 (as of 2023 estimate[lower-alpha 1][6]) |
Dëndësia | 82.2 |
Gjeopolitikisht, ishulli është i ndarë midis Republikës së Irlandës (e quajtur zyrtarisht Irlandë), një shtet i pavarur që mbulon pesë të gjashtat e ishullit, dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Që nga viti 2022, popullsia e të gjithë ishullit është pak më shumë se 7 milion, me 5.1 milion që jetojnë në Republikën e Irlandës dhe 1.9 milion në Irlandën Veriore, duke e renditur atë ishullin e dytë më të populluar në Evropë pas Britanisë së Madhe.[8]