Forcat Detare Turke
From Wikipedia, the free encyclopedia
Forcat Detare Turke (turqisht: Türk Deniz Kuvvetleri) ose Marina Turke (turqisht: Türk Donanması) është dega e shërbimit të luftës detare të Forcave të Armatosura Turke.
Fakte të shpejta Forcat Detare Turke Türk Deniz Kuvvetleri, Themeluar ...
Forcat Detare Turke Türk Deniz Kuvvetleri | |
---|---|
Emblema e Forcave Detare Turke | |
Themeluar | *10 korrik 1920 (si Drejtoria e Çështjeve Detare)[1]
|
Qendra e Bazës | Ankara |
Komanda | |
Komandanti i përgjithshëm | Presidenti Rexhep Taip Erdoan |
Ministri i Mbrojtjes | Hulusi Akar |
Komandanti | Admirali Adnan Özbal |
Mbylle
Traditat dhe zakonet moderne detare të Marinës Turke mund të gjurmohen që në 10 korrik 1920, kur ajo u krijua si Drejtoria e Çështjeve Detare gjatë Luftës për Pavarësi Turke të udhëhequr nga Mustafa Qemal Ataturku. Që nga korriku 1949, shërbimi është njohur zyrtarisht si Forcat Detare Turke.
Në vitin 2008, Marina Turke kishte një personel aktiv të raportuar prej 48,600; kjo shifër përfshinte një Brigadë Amfibe Detare si dhe disa Forca Speciale dhe Reparte Komando. Që nga fillimi i vitit 2021, marina operon një shumëllojshmëri të gjerë anijesh dhe 60 avionë detarë.