From Wikipedia, the free encyclopedia
Fenerbahçe Spor Kulübü. është një klub futbolli turk në veri të Stambollit,Turqi.
Fenerbahçe u themelua në vitin 1907 në Kadıköy të Stambollit nga banorët e qytetit Ziya Songülen, Ayetullah Bey dhe Necip Okaner. Ky grup e krijoi klubin në mënyrë të fshehtë për të mbajtur një profil të ulët me qëllim që të mos shkaktonin asnjë problem me regjimin e ashpër osman. Ky regjim ishte aq i ashpër saqë sulltani Abdyl Hamiti II i pengonte të rinjtë turq të krijonin ekipe futbolli ose të angazhoheshin në ndeshje futbolli që luheshin nga familjet angleze, të cilat shiheshin me zili. Tre të rinjtë dolën në përfundimin se Kadıköy e kishte të nevojshme një ekip futbolli, ku banorët e saj do të kishin mundësinë të praktikonin lojën e futbollit. Ziya Songülen u zgjodh presidenti i parë i klubit, Ayetullah Bey u bë sekretari i parë kurse Necip Okaner iu dha posti kapiteni i përgjithshëm.[1] Fari i lagjes Fenerbahçe në Stamboll pati një ndikim të madh në stemën e parë të klubit, e cila gjithashtu kishte dhe ngjyrën e verdhë dhe të bardhë rreth farit. Fanellat gjithashtu u modeluan me vija të verdha dhe të bardha.[1] Stema e klubit u ndryshua në vitin 1910 kur Hikmet Topuzer rimodeloi stemën pasi Ziya Songülen kishte ndryshuar ngjyrat, që tani ishin e verdhë dhe blu e errët, që ende janë pjesë e klubit edhe në ditët e sotme. Aktivitetet e klubit u mbajtën të fshehura deri kur në vitin 1908 u krye një reformë legjislacion që detyronte të gjitha klubet e futbollit të regjistroheshin në mënyrë që të ekzistonin.[1]
Formacioni i parë në historinë e klubit ishte: Ziya Songülen, Ayetullah Bey, Necip Okaner, Galip Kulaksızoğlu, Hassan Sami Kocamemi, Asaf Beşpınar, Enver Yetiker, Şevkati Hulusi Bey, Fuat Hüsnü Kayacan, Hamit Hüsnü Kayacan dhe Nasuhi Baydar.[2]
Edhe pse vuante nga probleme financiare, Fenerbahçe hyri në Ligën e Futbollit të Stambollit në vitin 1909, duke përfunduar e pesta në vitin e parë. Fenerbahçe triumfoi për herë të parë në këtë kompedicion në sezonin 1911–12, duke shënuar kështu suksesin e parë në historinë e gjatë të klubit. Mustafa Elkatipzade prenzatoi sporte të reja në klub duke reflektuar se futbollit nuk duhej të ishte sporti i vetëm që duhej të praktikohej; Fenerbahçe Sports Club lindi falë përpjekjeve të tij.[3]
Fenerbahçe luajti kundër stafit të marinës mbretërore britanike që pushtoi Stambollin gjatë Luftës së Pavarësisë së Turqisë. Disa ushtarë britanikë formuan ekipe futbolli që u emëruan sipas specialiteteve të ushtrarëve, për shëmbull Inxhinjerët Essex, Rojet irlandeze, Granadierët dhe Artileria. Këto ekipe luajtën ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj ekipeve lokale të Stambollit. Fenerbahçe fitoi shumë nga këto ndeshje.[4] Ndeshja më e njohur nga këto ishte ndeshja ndaj ekipit britanik që do të vendoste fituesin e Kupës Gjenerali Harrington.[5]
Fenerbahçe fitoi Ligën e Futbollit të Stambollit 16 herë, Divizionin Kombëtar Turk 6 herë dhe ish Kampionatin e Futbollit Turk 3 herë, të gjitha rekorde kombëtare, duke e vendosur veten si dominuese të futbollit turk para prezantimit të futbollit profesionist në vitin 1959.[6][7]
Federata Turke e Futbollit themeloi një ligë të re profesionale në vitin 1959, e cila vanzhdon ende të mbahet nën emrin Süper Lig. Fenerbahçe fitoi kampionatin e parë duke mposhtur klubin rival Galatasaray me rezultatin e përgjithshëm 4–1.[8] Në vitin e ardhshëm, Fenerbahçe mori pjesë në Kupën Evropiane për herë të parë. Ata u kualifikuan falë fitores 4–3 kundër Csepel SC, duke u bërë ekipi i parë turk që avancon në një raund duke eliminuar një kundërshtar. Ata më pas u mposhtën nga Nice në raundin e parë me rezultatin 5–1 në një ndeshje play-off pasi rezultati i përgjithshëm ishte i barabartë.[9] Fenerbahçe arriti çerek-finalen e Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës në sezonin 1963–64 ku u eliminuan nga MTK Budapest. Klubi fitoi edhe katër kampionate të tjera në vitet 1960' dhe ishin ndjekës tre herë, duke u bërë klubi më i suksesshëm i asaj epoke.[10][11] Fenerbahçe kishte trajner Ignác Molnár në atë kohë, një trajner i famshëm hungarez i cili prezantoi një stil të ri futbolli në Turqi. Nën drejtimin e tij, Fenerbahçe arriti të eliminojë kampionët e Anglisë Manchester City në raundin e parë të Kupës Evropiane 1968–69.
Në Kupën Ballkanike 1967–68 (një kompedicion për klubet evropiane ballnike nga shtete si Bullgaria, Greqia, Jugosllavia, Rumania dhe Shqipëria që ekzsitoi nga sezoni 1960–61 e deri në sezonin 1993–94), Fenerbahçe fitoi trofeun pas tre ndeshjesh finale kundër klubit grek AEK Athens, duke u bërë klubi i parë turk që fiton një trofe jo-vendor. Ky sukses, megjithatë, u përsërit nga klubet e tjera turke Sarıyer dhe Samsunspor në vitet 1990', kohë ku ky kompedicion e kishte humbur interesin dhe rëndësinë.[12]
Vitet 1970' panë Fenerbahçen të drejtohej nga trajneri i famshëm brazilian Didi. Fenerbahçe fitoi edhe katër kampionate të tjera, përfshirë një dopietë me Cemil Turan si golashënuesin më të mirë në tre vite. Në këtë periudhë, klubi krijoi një rivalitet me Trabzonsporin, ekip me të cilin Fenerbahçe luftoi vazhdimisht për titullin kampion për një dekadë rresht. Në vitet 1980' Fenerbahçe fitoi tre kampionate. Nën drejtimin e Kálmán Mészöly, ekipi arriti të eliminojë kampionët e Francës Bordeaux në raundin e parë të Kupës Evropiane 1985–86.[13][14] Kjo fitore ishte një pikë kthese pasi për gati një dekadë asnjë klub turk nuk kishte arritur të kalonte raundin e parë të një kompedicioni evropian.
Galatasaray dhe Beşiktaş dominuan kampionatin turk në vitet 1990', duke fituar sëbashku nëntë nga dhjetë kampionate të zhvilluara. Suksesi i vetëm në kampionat për Fenerbahçen erdhi në sezonin 1995–96 nën drejtimin e trajnerit Carlos Alberto Parreira.[10][11] Në sezonin 1996–97 të UEFA Ligës së Kampioneve, Fenerbahçe mblodhi shtatë pikë në fazën e grupeve,[15] si dhe arriti një fitore të madhe 1–0 kundër Manchester United në Old Trafford, duke i shkaktuar britanikëve humbjen e parë në shtëpi në këtë kompedicion pas 40 vitesh.[16]
Fenerbahçe fitoi kampionatin në vitin 2001, duke i mohuar Galatasarayt titullin e pestë rresht. Ky rezultat u pasua me një vend të dytë mbrapa Galatasaray në sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Werner Lorant. Sezoni 2002–03 nuk shkoi sipas planit: Fenerbahçe arriti vetëm një vend të gjashtë në kampionat.[17] Pavarësisht kësaj, ekipi arriti një rezultat historik 6–0 kundër rivalëve të qytetit Galatasaray në Stadiumin Şükrü Saracoğlu më 6 nëntor 2002.[18] Pasi shkarkoi Werner Lorant, klubi punësoi një tjetër trajner gjerman, Christoph Daum. Daum kishte pasur një përvojë si trajner në Turqi, duke fituar kampionatin në sezonin 1994–95 me Beşiktaşin. Fenerbahçe afroi disa lojtarë si Pierre van Hooijdonk, Mehmet Aurélio dhe Fabio Luciano si pjesë e proçesit rindërtues. Lojtarët e rinjë e udhëhoqën Fenerbahçen drejt titullit të 15të dhe yllit të tretë në fanellë (një yll jepet për çdo pesë kampionate të fituara).[19]
Në vitin e ardhshëm klubi arriti një sukses të ngushtë në kampionat ndaj Trabzonspor, duke triumfuar për herë të 16të, një rekord.[20] Fenerbahçe humbi titullin e sezonit 2005–06 ndaj Galatasarayt vetëm në javën e fundit. Për të fituar kampionatin, Fenerbahçes i duhej një fitore por ata arritën vetëm një barazim 1–1 kundër Denizlispor kurse Galatasaray fitoi 3–0 me Kayserispor. Pas kësaj, Christoph Daum dha dorëheqjen si trajner i ekipit,[21] dhe u zëvëndësua nga braziliani Zico më 4 korrik 2006.[22][23] Zico filloi punën e tij duke firmosur me dy mbrojtësa: lojtarin e kombëtares uruguajiane Diego Lugano dhe brazilianin Edu Dracena.[24] Ekipi u përforcua edhe në sulm, me serbin Mateja Kežman dhe brazilian Deivid që u prezantuan si përforcimet e reja.[25] Fenerbahçe e nisi sezonin 2006–07 me një fitore 6–0 ndaj Kayseri Erciyesspor, që ishin në garë për të mbijetuar.[26] Në javën e 32të të kampionatit, ekipi barazoi 2–2 me Trabzonsporin kurse Beşiktaş u mposht 0–3 nga Bursaspor, duke nxjerrë këtë të fundit nga gara për titullin dhe i hapi rrugë suksesit të 17të të Fenerbahçes.[27][28][29]
Më 11 janar 2007, Fenerbahçe u ftua zyrtarisht të bëhej pjesë e G-14.[30] G-14 ishte një organizatë që përbëhej nga klubet më të mira evropiane. Fenerbahçe ishte i vetmi klub nga Turqia që u ftua të bashkohej. Në mars 2008, aplikimi i Fenerbahçes për rekordin e trofeve dhe medaljeve të fituara u pranua nga stafi drejtues i rekordeve botërore Guinness; klubi në atë kohë, duke llogaritur të nëntë degët sportive, ishte klubi më i suksesshëm i botës me 1,134 trofe dhe medalje gjithsej.[31]
Nën komandën e Zicos, Fenerbahçe kaloi fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve për herë të parë në histori në sezonin 2007–08 dhe më pas mposhtën Seviljen për të shkuar në çerek-finale. Kjo gjë e bëri Zicon trajnerin më të suksesshëm në klub për Ligën e Kampioneve. Pas rezultateve të suksesshëm në futbollin turk dhe evropian, Zico mori një pseudonim të ri nga tifozët e Fenerbahçes: Kral Arthur (në shqip: Mbreti Artur).[32] Në shkurt 2009, Fenerbahçe u bë klubi i parë turk që bëhet pjesë e Deloitte Football Money League.[33] Që nga viti 2000, Fenerbahçe përmirësoi financat dhe infrastrukturën, si dhe ishte e aftë të afronte lojtarë të profilit të lartë si Ariel Ortega, Pierre van Hooijdonk, Alex, Stephen Appiah, Nicolas Anelka dhe, së fundmi, Mateja Kežman, Roberto Carlos, Daniel Güiza, Dirk Kuyt, Diego Ribas, Nani dhe Robin van Persie.
Në sezonin 2009–10, Fenerbahçe humbi titullin në javën e fundit; lojtarëve iu tha nga fundi i ndeshjes së tyre se edhe një barazim do të ishte në favorin e tyre por ata më pas morën vesh se ndeshja tjetër kritike kishte shkuar kundër interesave të tyre, pasi Bursaspori mposhti Beşiktaşin 2–1 për të fituar titullin. Pavarësisht kësaj, ekipi e mbylli kampionatin me më shumë ndeshje pa pësuar gol (10), si dhe kishte rekordin për numrin e fitoreve rresht (8).[34] Në korrik 2011, tifozët e Fenerbahçes pushtuan fushën gjatë një ndeshje miqësore me ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk. Si ndëshkim, klubi u dënua të luante dy ndeshje në kampionat me dyer të mbyllura. FTF më pas i lejoi që këto dy ndeshje të luheshin me spektatorë; burrat u ndaluan kurse gratë dhe fëmijët nën 12 vjeç u lejuan falas.[35] Më 29 tetor 2012, Antalyaspor i dha fund rekordit të 47 ndeshjeve pa humbje në ndeshjet e kampionatit në shtëpi Fenerbahçes. Ekipi nuk kishte humbur një ndeshje kampionati në shtëpi që nga 22 shkurt 2010 kur u mposhtën 2–3 nga Bursaspori kampion në javën e 22të. Në këto 47 ndeshje, Fenerbahçe kishte fituar 38 dhe kishte barazuar 9; këto ndeshje, ishin luajtur brënda 980 ditëve që nga 22 shkurti 2010.[36] Më 2 maj 2013, Fenerbahçe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–2 nga Benfica në gjysëm-finalen e Ligës së Evropës 2012–13, duke regjistuar një nga arritjet më historike në kompedicionet evropiane.[37][38]
Më 28 qershor 2013, Ersun Yanal pranoi të bëhej trajner i ri i ekipit për të zëvëndësuar Aykut Kocaman, i cili dha dorëheqjen në fund të majit.[39][40] Yanal erdhi në kohë të vështira për klubin, që ishte pezulluar për dy vite nga kompedicionet evropiane për shkak të akuzave për përfshirjen e tyre në një aferë korruptive sportive dy vite më parë. Fenerbahçe arriti një vend të dytë në kampionat në sezonin 2012–13, por humbi Ligën e Kampioneve të edicionit 2013–14, ku ekipi do të niste rrugëtimin në raundin e tretë kualifikues.[41] Fenerbahçe arriti një tjetër vend të dytë në kampionat në sezonin 2014–15, gjë që shtyu stafin drejtues të bënte disa ndryshime madhore. Për sezonin 2015–16, klubi solli Vítor Pereirën si trajnerin e ri të ekipit. Ylli portugez Nani, mbrojtësi danez Simon Kjær dhe bomberi holandez Robin van Persie ishin përforcimet e klubit që kishte projektin ambicioz e të qënit të suksesshëm në kampionat dhe në kompedicionet evropiane.[42] Më 10 dhjetor 2015, Fenerbahçe luajti ndeshjen e 200të në kompedicionet evropiane kundër skocezëve të Celtic.[43]
Kur u themelua në vitin 1907, Fenerbahçe kishte një ekip të madhë. Një nga këto lojtarë, Galip Kulaksızoğlu, ishte lojtari i cili qëndroi më gjatë në klub. Ai shpenzoi plot 17 vite në ekipin e parë origjinal, duke u pensionuar në vitin 1924 pas 216 ndeshjesh të zhvilluara.[44] Zeki Rıza Sporel dhe Bekir Refet, të cilët ishin lojtarët e parë turq që luajtën jashtë shtetit, janë disa nga produktet e akademisë së klubit. Gjatë 18 viteve të tij në klub, Zeki Rıza shënoi 470 gola në 352 ndeshje, duke regjistuar 1.3 gola për ndeshje, duke e bërë golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.[44] Zeki Rıza gjithashtu luajti edhe 16 ndeshje për kombëtaren turke, duke shënuar 15 gola. Cihat Arman u bë portieri më jetëgjatë i klubit, duke regjistuar 308 ndeshje në 12 sezone në klub.[44] Lefter Küçükandonyadis ishte një futbollistët e parë turk që luajti në Evropë. Lefter shpenzoi dy sezone në Evropë, duke përfaqësuar Fiorentinën dhe Nicen para se të kthehej te Fenerbahçe. Gjithsej, ai zhvilloi 615 ndeshje dhe shënoi 423 gola, duke kontribuar në titimin e dy titujve të Ligës së Futbollit të Stambollit dhe tre kampionateve.
Një tjetër lojtar i dalluar, Can Bartu, u bë eksporti i rradhës nga Turqia për në Evropë. Ai ishte lojtari i parë turk që luajti në një finale të kompedicioneve evropiane, duke e arritur këtë gjë me Fiorentinën kundër Atlético Madrid në vitin 1962. Can shpenzoi disa sezone duke luajtur me Venezian dhe Lazion para se të kthehej te Fenerbahçe në vitin 1967. Ai ishte katër herë fitues i kampionatit me ekipin dhe shënoi 162 gola në 330 ndeshje. Disa lojtarë të tjerë të mëdhenj që kanë luajtur me Fenerbahçen janë: Fikret Arıcan, Fikret Kırcan, Halit Deringör, Melih Kotanca, Burhan Sargun, Nedim Doğan, Cemil Turan, Selçuk Yula, Müjdat Yetkiner, Oğuz Çetin, Aykut Kocaman, Rüştü Reçber dhe Tuncay Şanlı.
Ish portieri i Rumanisë Ilie Datcu u bë i huaji i parë që arrin 100 ndeshje për Fenerbahçen. Në dekadat e fundit, Fenerbahçe ka pasur shumë të huaj në skuadër të cilët e kanë ndihmuar atë të arrijnë 19 tituj të Süper Lig. Mes këtyre të huajve është Uche Okechukwu, i cili pas 13 sezoneve me Fenerbahçen dhe İstanbulspor u bë lojtari që ka luajtur më gjatë në Turqi. Gjatë kohës së Uches me Fenerbahçe, ai fitoi dy kampionate dhe u bë i parapëlqyeri i tifozëve. Së fundmi, Fenerbahçe ka qënë shtëpia e lojtarit të lindur në Brazil, Mehmet Aurélio, i cili u bë lojtari i parë i natyralizuar në turk që luan për kombëtaren turke.[45]
Alex është një tjetër futbollist brazilian i cili mban rekordin si lojtari i huaj që ka shënuar më shumë për fanellën e Fenerbahçes. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në dy sezone (2006–07 dhe 2010–11), si dhe u shpall Futbollisti turk i vitit dy herë (në vitet 2005 dhe 2010); ai gjithashtu u shpall edhe asistuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve në sezonin 2007–08.[46] Bazuar në këto arritje, si dhe karakterit dhe sportivitetin brënda dhe jashtë fushe, i njohur nga tifozët e Fenerbahçes dhe nga tifozeritë e tjera, Alex është lojtar i huaj më i suksesshëm dhe më i respektuar i klubit.[47] Disa lojtarë të huaj të mëdhenj që kanë luajtur për klubin janë: Toni Schumacher (1988–91), Jes Høgh (1995–99), Jay-Jay Okocha (1996–98), Elvir Bolić (1995–2000), Kennet Andersson (2000–02), Ariel Ortega (2002–03), Pierre van Hooijdonk (2003–05), Nicolas Anelka (2005–06), Stephen Appiah (2005–08), Mateja Kežman (2006–09), Diego Lugano (2006–11), Roberto Carlos (2007–09), Dirk Kuyt (2012–15) dhe Nani (2015–16).
Fenerbahçe ka pasur tifozeri të madhe që nga themelimi në vitin 1907. Ata janë një nga klubet më popullore në Turqi, me 35% të tifozëve që i mbështesin. Klubi është shum popullor në Ankara dhe Stamboll.[48] Ata kanë një fanbazë të madhe në Turqi, Qipron Veriore, Azerbajxhan si dhe në diasporën turke.[49] Tifozët e klubit njihen për mbështetjen e tyre pasionante, të zjarrtë dhe të patundur. Që nga ndërtimi i Stadiumit Şükrü Saracoğlu, mesatarja e tifozëve për ndeshje ka qënë më e larta në Turqi.[50]
Fenerbahçe ka disa grupe tifozerie, ku më të dalluarat janë: Genç Fenerbahçeliler (GFB), Kill For You (KFY), Antu/Fenerlist, EuroFeb (Tifozët e Fenerbahçes në Evropë), Group CK (Cefakâr Kanaryalar), 1907 ÜNİFEB, Vamos Bien dhe SUADFEB. Shumë revista, bloge, podcasta, forume dhe uebfaqe tifozësh janë të dedikuara për klubin.
Së fundmi, në nëntor 2011, grupi Genç Fenerbahçeliler i Fenerbahçes krijoi një marrëdhënje miqësore me Torcida Sandžak, një grup tifozësh serb që mbështesin FK Novi Pazar. Gjatë një ndeshje kampionati kundër İstanbul Büyükşehir Belediyespor në Stadiumin Şükrü Saraçoğlu, Genç Fenerbahçeliler dhe Gençlik 1907 hapën një banderolë të madhe që shkruante "Kalbimiz Seninle Novi Pazar" (Novi Pazar, zemrat tona janë me ju),[51] dhe pas kësaj, në një ndeshje të kampionatit serb kundër Radnicki Kragujevac, grupi Torcida Sandžak u përgjigj me një banderolë që lexonte "Sancak'ta atıyor, Fenerbahçe'nin kalbi" (Zemra e Fenerbahçes rreh në Sanxhak).[52] Më 2 mars 2012, anëtarët e Genç Fenerbahçeliler dhe Gençlik 1907 u ftuan në Novi Pazar për të parë një ndeshje të kampionatit serb kundër Partizanit të Beogradit. Mijëra anëtarë Torcida Sandžak mikpritën anëtarët e Genç Fenerbahçeliler dhe Gençlik 1907.[53]
Tre klubet e mëdhaja të Stambollit, Beşiktaş, Galatasaray dhe Fenerbahçe, kanë një rivalitet shekullor midis tyre. Rivaliteti Fenerbahçe–Galatasaray është i pari në Stamboll, me derbin e tyre që konsiderohet i pari i qytetit si dhe rivaliteti më i rëndësishëm i futbollit turk; derbi ndërmjet dy ekipeve njihet si Derbi Interkontinental (Turqisht: [Kıtalararası Derbi]). Rivaliteti filloi më 23 shkurt 1934, kur një ndeshje miqësore ndërmjet të dyja u kthye në një trazirë, gjë që solli ndërprerjen e ndeshjes. Rivaliteti ka shkaktuar dhunë midis tifozerive përkatëse në disa raste.[54] Flakadanët, tymueset, flamujt janë disa nga sendet që përdoren për të krijuar një atmosferë madhështore, edhe pse mbytëse, si dhe për të krijuar presion psikologjik për ekipin mik, që tifozët parapëlqejnë ta quajnë mirëseerdhe në ferr.[55]
Fenerbahçe luan ndeshjet si vendas në Stadiumin Şükrü Saracoğlu,[56] e cila është shtëpia tradicione e klubit në qarkun Kadıköy të Stambollit që nga viti 1908. Stadiumi është rinovuar në vitet 1999 dhe 2006 dhe ka kapacitet 50,509 ulëse.[57] Stadiumi nuk ka pistë atletike përrreth, diçka jo e zakontë për stadiumet turke. Muzeu i klubit ndodhet në stadium që nga viti 2005, pasi më parë ka qënë në disa vendndodhje.[58] Para se Stadiumi Şükrü Saracoğlu të ndërtohej, fusha njihej me emrin Papazın Çayırı ("Fusha e priftit"). Kjo fushë më pas u bë terreni i parë futbollistik në Turqi, ku të gjitha ndeshjet e Ligës së Futbollit të Stambollit u zhvilluan në mënyrë të suksesshme. Në vitin 1908, ekipet lokale të ligës donin një fushë të përherëshme futbolli, pasi fusha aktuale përdorej në këmbim të parave që i paguheshin sulltanit Abdyl Hamiti II. Ndërtimi i fushës së re kushtoi 3,000 monedha ari osmane. Fusha mori edhe emrin e ri Union Club Field pas klubit që investoi më shumë për ndërtimin e saj.
Fusha Union Club u përdor nga shumë ekipe në Stamboll, përfshirë edhe nga pronari i saj, Union Club (që ndryshoi emrin në İttihatspor pas Luftës së Parë Botërore), Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beşiktaş. Megjithatë, kjo fushë humbi vlerën e saj pas ndërtimit të Stadiumit Taksim në vitin 1922, brënda oborrit të Taksim Topçu Kışlası, ku në ditët e sotme ndodhet Taksim Gezi Parkı (parku Taksim). İttihatspor (që kishte marrëdhënje të ngushta politike me İttihat ve Terakki), u detyrua t'ja shiste shtetit, pjesë e të cilës ishte edhe Şükrü Saracoğlu. Kështu, pronësia e stadiumit i kaloi shtetit, duke bërë që fusha ti kalonte Fenerbahçes.
Më vonë, 27 maj 1933, Fenerbahçe u bleu stadiumin nga qeveria kur Şükrü Saracoğlu ishte president i klubit; stadiumi i kushtoi 9,000 lira turke.[59] Emri i fushës ndryshoi, duke u bërë Stadiumi Fenerbahçe, duke e bërë Fenerbahçen klubin e parë turk që ishte në pronësi të një stadiumi, me ndihmën e qeverisë. Në vitet e ardhshme, Fenerbahçe e rinovoi stadiumin si dhe i shtoi kapacitetin. Nga viti 1949, Stadiumi Fenerbahçe ishte stadiumi me kapacitetin më të madhë në Turqi, me kapacitet 25,000 ulëse. Emri i stadiumit u ndryshua sërisht në vitin 1998, duke u bërë Stadiumi Fenerbahçe Şükrü Saracoğlu, i emëruar në ndër të presidentit të klubit dhe kryeministrit të pestë të vendit, Şükrü Saracoğlu. Në vitin 1999, filloi projekti i rradhës i rinovimit të stadiumit dhe rritjes së kapacitetit. Tribunat në të katër anët e stadiumit u shëmbën në të njëjtën kohë, dhe me kampionatin që vazhdonte, punimet e stadiumit u mbyllën vetëm në vitin 2006, kjo falë përpjekjeve të presidentit Aziz Yıldırım dhe drejtuesve të tjerë të klubit.
Mehmet Şükrü Saracoğlu ishte një politikan turk dhe kryeministri i pestë i Turqisë. Ai lindi në Ödemiş në vitin 1887. Me kalimin e kohës ai u bë mësues para se të diplomohej nga fakultetet e huaja. Ai u bë ministër i edukimit në vitin 1924. Saracoğlu ishte i suksesshëm në çdo fushë, madje edhe në politikë, duke qënë një zyrtar i shtetit turk. Ai ishte një tifoz i devotshëm i Fenerbahçes dhe u bë president i saj nga viti 1934 deri në vitin 1950. Kjo gjë e bëri atë presidentin më jetëgjatë të klubit. Në vitin 1953, tre vite pasi u pensionua nga politika, ai vdiq në Stamboll më 27 dhjetor.[60]
Që nga themelimi i klubit, Fenerbahçe ka përdorur të njëjtën stemë, e cila ndër vite ka pësuar ndryshime të vogla. Ajo u modelua nga Hikmet Topuzer, i cili e kishte pseudonimin Topuz Hikmet dhe luante si anësor i majtë. Stema kishte pesë ngjyra. E bardha shkruante Fenerbahçe Spor Kulübü ★ 1907 ★ dhe përfaqsonte pastërtinë dhe zemërgjerësinë.
|
|
|
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.