politikan turk From Wikipedia, the free encyclopedia
Eyüp Sabri ose Ohrili Eyüp Sabri (1876-1950) gjithashtu i njohur si Eyüp Sabri Akgöl (fjalë për fjalë 'liqeni i bardhë') pas Ligjit të Mbiemrave të vitit 1934,[2] ishte një revolucionar osmano-shqiptar dhe një nga udhëheqësit e Revolucionit Xhonturk (1908).
Eyüp Sabri | |
---|---|
U lind në | 1876[1] |
Vdiq | 16 gusht 1950[1] |
Shtetësia | Osman, turk |
Profesioni | Adjuntant Major (kolağası), revolucionar, politiakn |
Lëvizjet | Komiteti "Bashkim e përparim" |
Sabriu ishte me prejardhje shqiptare[3] dhe lindi në Ohri, Perandoria Osmane në vitin 1876.[4] Ismail Enver Bey rekrutoi Sabriun në lëvizjen e Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit (CUP).[5] Të huajt si Ernst Jäckh, i cili ra në kontakt me drejtuesit e xhonturqve (CUP) si Sabri, e përshkruan atë si një shqiptar.[6] Ai ishte një udhëheqës i shquar ushtarak i CUP. Adjuntat Major Sabri zotëronte autoritet të fortë mes bashkëmoshatarëve myslimanë në zonën ku banonte dhe mund të komunikonte me ta pasi fliste shqip (gjuhën e tij amtare) dhe turqisht.[7][8]
Në Ohri një bandë e armatosur e quajtur Organizata Speciale Muslimane (SMO) e përbërë nga 40 anëtarë, kryesisht të shquar, u krijua në vitin 1907 për të mbrojtur myslimanët vendas dhe për të luftuar bandat e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase (IMRO).[10] Sabriu së bashku me Enver beun rekrutuan organizatën dhe e shndërruan atë në degën e Ohrit të CUP me bandën e saj duke u bërë banda lokale e CUP-it.[11] Më 3 korrik 1908, Ahmed Niyazi Bey, duke protestuar kundër sundimit të Abdul Hamidit II, u arratis me çetën e tij nga Resne (Resnja moderne) në malet ku ai filloi Revolucionin Xhonturk dhe nxori një shpallje që kërkonte rivendosjen e kushtetutës së 1876-ës. Pas këtij shembulli, oficerë të tjerë si Ejup Sabriu në Ohri dhe Enver Beu në Tikveş, gjithashtu shkuan në male dhe formuan grupe guerile (çete).[12][13][3]
Gjatë revolucionit, nënguvernatori Sülayman Kani dhe Sabri organizuan grupin SMO në Regjimentin Kombëtar CUP Ohri.[14] Nën komandën e Sabriut, banda shkoi në male.[14] Që nga fillimi në korrik, Sabriu punoi ngushtë me Nijazin.[15] Tatar Osman Pasha, një zyrtar osman u rrëmbye pasi banda Resne e Niyazit, banda Ohri e Sabriut dhe dy banda shqiptare kryen një sulm në Monastir (Bitola e sotëm).[15] Në fund të revolucionit selia e brendshme e CUP-së i dha urdhër degës së CUP-së në Manastir që nëse situata vazhdonte një marshim drejt Stambollit do të fillonte më 26 korrik dhe ata nga ana e tyre i thanë Sabriut që regjimenti i tij së bashku me togerin Mazhar Efendi të niseshin për në mal.[16] Duke u përballur me një situatë të përkeqësuar në Ballkan më 24 korrik, sulltan Abdul Hamid II rivendosi kushtetutën.[17] Pas revolucionit, Sabriu, së bashku me Niyazin dhe Enverin, u vlerësuan si Hürriyet Kahramanları (Heronjtë e Lirisë).[17] Gjatë periudhës së vonë osmane, Sabriu, pazari i qytetit dhe donacionet nga CUP në Stamboll financuan ndërtimin e një shkolle të madhe (Mejtebot) në Ohri.[9] Luftërat Ballkanike ndërprenë ndërtimin e saj dhe ndërtesa e përfunduar shërben si gjimnaz në Ohrin modern.[9]
Sabriu ishte delegat i Ohrit në Kongresin e Dibrës (1909) të organizuar nga CUP për të drejtat etno-gjuhësore shqiptare dhe nuk pranoi të nënshkruante asnjë rezolutë për shkak të mosmarrëveshjeve me delegatët e tjerë për përmbajtjen e saj.[18] Ministria e Brendshme Osmane në mars 1911 u dërgoi telegrame zyrtarëve të saj në krahinat shqiptare që hiqnin disa kufizime për alfabetin dhe shkollat shqipe dhe CUP ngarkoi Sabriun dhe Haxhi Adil beun si emisarë për të mbajtur popullsinë e Ohrit, Starovës, Korçës dhe Dibrës, rajone të qeta.[19] Në qershor 1911, Mehmed V në një ndalesë në Manastir, gjatë turneut të tij në Ballkan, pati një skenë nga revolucioni i rishfaqur nga Nijazi dhe Sabriu.[20] Të dy burrat mbanin rrobat e tyre të vjetra, hipën në kuaj të shoqëruar nga një karrocë me armë me ngjarjen e regjistruar në kamera nga vëllezërit Manaki dhe filmi i titulluar Vizita e Sulltan Reshadit në Manastir, i ruajtur aktualisht në Arkivin e Maqedonisë.[20]
Gjatë gjithë epokës xhonturke, Sabri ishte një anëtar i rëndësishëm i komitetit qendror të CUP-së nga viti 1908 deri në 1918, ndërsa posti i tij u rinovua nga komiteti në vitin 1917.[3][21][22] Ai ishte fedayi (një militant që luftonte për kauzën).[21] Sabri ishte anëtar i Teşkilât-ı Mahsusa (Organizatës Speciale) osmane, një grup i përfshirë në luftën guerile.[23][24] Si i tillë Ministria e Luftës Perandorake gjatë Luftës së Parë Botërore e dërgoi në Ballkan ku ai trazonte mes shqiptarëve me akte subversioni të kryera në Maqedoni dhe Shqipëri.[23][24] Këto aktivitete më vonë rezultuan në burgosjen e tij në Maltë nga francezët, një nga Fuqitë Aleate.[23][25] Në vitin 1921, Sabriu ishte përkrahës i Enverit dhe i përkiste grupit Halk Zümresi.[26] Sabriu ishte i përfshirë në Luftën për Pavarësinë Turke dhe ishte përkrahës i Lëvizjes Nacionaliste, por ai u margjinalizua nga ndjekësit e Mustafa Kemal Atatürk.[27] Pas krijimit të republikës, Sabriut iu dha një pagë vjetore për shërbimet ndaj shtetit dhe shërbeu në pesë parlamente turke si deputet i CHP-së për Eskişehir (1), Çorum (5, 6, 7) dhe Erzurum (8) brenda Asamblesë Kombëtare.[1][28][29]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.